Konferenca e donatorëve për Medvegjë, Bujanoci dhe Preshevë do të duhej të mbahej së pari nga Tirana e Prishtina e pastaj edhe donatorë ndërkombëtarë. Pse nga Tirana dhe Prishtina? Sepse kjo duhet të bëhet zyrtare nga dy shtete Amë, si dy qeveri Amë, si dy parlamente Nacionale amë dhe të ndajnë mjete të caktuara çdo vit dhe të formojnë një FOND për ndihmë që do të ketë destinacion drejt kësaj krahine që të vazhdojnë të mbeten në shtëpitë dhe tokat e tyre.
Është momenti i fundit në këtë periudhë historike që duke u thirrur një Konferencë e dontorëve në radhë të parë të biznesmenëve e afaristëve nga të gjitha hapësirat tonë etnike shqiptare për të investuar në Medvegjë, Bujanoci dhe Preshevë veçmas në investime në ruajtjen e trashëgimisë kulturo-historike,në pajisjen me libra nëpër biblioteka të kësaj krahine, në arsim, kulturë, shëndetësi. Të mbulohen edhe shpenzime për aktivitete të ndryshme që kanë nevojë të zhvillohen.
Të gjithë nxënësit që nga parashkollori e deri në shkollat e mesme të pajisen me libra falas nxënësit e këtyre tri komunave.Të gjitha shpenzimet e shkollimit për student ti marrë përsipër Tirana edhe Prishtina zyrtare si dhe përgatitjen e kuadro deficitare që të shkollohen e specializohen nëpër institucione e universitete nëpër hapësirat tona etnike.
Pastaj Konferenca e donatorëve të jetë nga afaristë dhe biznesmenë të të gjitha hapësirave tona etnike shqiptare duke vazhduar edhe grumbullim të mjeteve-donacioneve nga të gjitha afaristët vullnetarë të mirë nga i gjithë globi.
Mjetet e grumbulluara nga këto donacione do të destinohen në investime në përmirësimin e jetës atje ndërtimin e një spitali-materniteti në një nga këto tri Komuna, në ndërtimin shtëpive për të gjitha ata të dëbuar, zhvendosur dhe shpërngulur shqiptarë që dëshirojnë të kthehen, por paraprakisht t’ju krijohen disa kushte elementare për një jetë normale dhe të mos braktisin shtëpitë dhe vendlindjet për të kërkuar një jetë më të mirë.
Vetëm mbajtja e një Konference të Donatorëve ku të mund të grumbullohen mjete të destinuara për shqiptarët në Medvegjë, Bujanoci dhe Preshevë do të ndalte zbrazjen e kësaj hapësire Shqiptare dhe do të kthente motivimin që ata mbeten në tokat e të parëve.
Vetëm mbajtja e një Konferencë të Donatorëve si dhe mbajtja e një qëndrimi, me një platformë dhe strategji afatgjatë, do të mbështeste shqiptarët që të përballojnë sfidat me të cilat ata përballen për çdo ditë nën pushtetin e Beogradit që diskriminon në të gjitha sferat e punës dhe jetës.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...