Kurti në mes taksës së Haradinajt dhe Grenellit!
Koha është e ngushtë, po e humbin hapin nuk do të mbeten në krye të procesit politik për të qeverisur me Kosovën. E kjo s’iu falet se nuk e kanë këtë rast më kurrë. Të udhëhequr nën mentorimit, ju mungon kreativiteti dhe koherenca në listimin e çështjeve që e përcjellin Kosovën në rrugëtimin e shtet formimit. Tanimë nuk iu bën punë as elokuenca përplot demagogji për përkufizimin e çështjeve për të cilat u votuan e ndaj të cilave janë pritjet e votuesve dhe shqiptarëve në përgjithësi. Tani veç kanë filluar të reflektojnë negativisht dhe shumë shpejtë do ti bashkohen karvanit të shtet zhbërësve vendor e ndërkombëtare. E tërë kjo jo për patriotizëm as për të bërë Kosovën shtet por thjeshtë për të mos mbetur të izoluar dhe larg mundësive që të ofron pushteti. Ky është vlerësimi i cili më rezulton nga vëzhgimi afatshkurtër i zhvillimit politik të qeverisë aktuale të koalicionit LDK-LVV.
U desh vetëm një muaj dhe të kuptohet se kemi të bëjmë me persona që monitorohen fatkeqësisht nga lozha politikbërëse me koncepte kosomoplite, që janë larg edhe trendëve të globalizmit dhe krijimit të shteteve nacionale për të qetësuar autoritetin e komuniteteve me pretendime të drejta historike për të pasur identitet shtetëror. Kjo kohë e shkurtër na i shfaqi infantilet në politikbërje, se janë thjeshtë persona që e dëshiruan ardhjen në pushtet me çdo kusht çoftë edhe me premtime që s’mund i mbajnë pa e kuptuar procesin politik të shtetbërjes e shtetmbajtjes. Retrospektivisht në kohën kur politika pragmatiste e presidentit Rugova po provonte që krahas ruajtjes së qenies kombëtare nga represioni gjenocidial i Serbisë e njëkohësisht po bënte luftën diplomatike për të sensibilizuar botën demokratike dhe jo vetëm, për të mbështetur kauzën e drejtë të shqiptarëve të Kosovës për liri, barazi, demokraci e shtet, në radhët e të rinjve që më shumë udhëhiqeshin nga emocioni dhe naiviteti i guximit rinor, depërtoi filozofia e kosmopolitanëve, për ti futur nën tutelën e mentorimit që do të na rikthente nostalgjinë e bashkim vëllazërimit, e një shteti të ndërtuar mbi konceptin kospmopolitan. Dua të kujtoj faktin se kryeministri aktual ishte viktimë e mentorimit surroian në frymën e “UJDIT” edhe në vitet e hershme studentore kur z. Kurti bënte vetëm zhurmimin anglisht të koncepteve revolucionare të një ekipi studentorë që ishin fascionuar nga thirrja nacionalizmit majtist në fillim të 80-ve.
I gjendur në një rreshtim të tillë, ishte më i lehti që ti nënshtrohej tërësisht ndikimit komunist surroian. Kujtojmë nga kjo periudhë ndikimin dhe angazhimin e tyre për të kundërshtuar procesin politik të udhëhequr nga lideri i shqiptarëve atë botë Dr. Ibrahim Rugova, përmes politikës së të cilit ishte përfituar mbështetja e tërë botës demokratike. Ishte periudha e negocimit për lirimin e objekteve shkollore dhe universitare nga Profesori Fehmi Agani me ndërmjetësimin e Shën Egjidios. Kjo kastë studentësh të ngarkuar me emocionet që u jepte ëndrra për pushtet e madhështi, ani se nën pushtimi serb, nuk hezituan ti kundërvihen procesit politik, duke organizuar marshim protestues ndaj politikave të presidentit Rugova, nga mentorët e traumatizuar se po u shembej investimi jetësor, Jugosllavia dhe Bashkim-Vëllazërimi. Se a ishin të indikuar nga qarqe të pa fuqishme të përballen, as ta pengonin përfaqësuesin e Kosovës Prof. Dr. Fehmi Agani, që po sfidonte qeverinë serbe atë botë, pasi ti nënshtrohet një analize të guximshme dhe me fakte që veç ekzistojnë, do të na dalë diçka e ngjashme me organizimin e mëhershëm, siç janë pikëpyetjet që provohen të hidhen ndaj demonstratave të vitit 1981, kur në ballë të karvanit protestues ishte parulla “rroftë marksizëm – leninizmi” e cila bëri që bota demokratike atëherë të heshtte. I bëri këta të rijnë entuziast të apasionuar pas ideologjisë komuniste që në trajtën e vetëqeverisjes socialiste e përfaqësonte UJDI i atëhershëm, që të guxojnë sot pas gati 30 vitesh të matin gjoja idetë e filozofinë e tyre infantile me atë të presidentit Rugova atëherë, me dukje qesharake e mjerane. Kjo tregon me së miri injorancën e atëhershme që i përcjellë edhe sot. Tani po guxojnë të spekulojnë se na paskëshin qenë ideator edhe se atëbotë pra flasim për fillimin e viteve ’90-‘98, paska mundur Kosova edhe të nis luftën dhe të fitonte lirinë që atëherë. Duke harruar se ishim nën okupim klasik total, ndër më të egrit që ka pasur ndonjëherë edhe pse kjo kategori tani po lexohet se nuk e kanë ndjerë as atëherë ngase kanë qenë pjesë e lojës intriguese të udhëhequr nga mentorët e tyre që po i mbajnë në këtë opium edhe sot e kësaj dite. Por, në tërë këtë doktrinë zhvillimore politike, ka diçka që nuk përputhet. Është koncepti dhe filozofia mentoriale dhe ajo politike që prezanton ekipi i “të bijve të shekullit të ri”, që për shansin ogurzi këtyre ditëve u vdiq edhe “nëna ideologjike”. Kjo do tu jep ters të madh dhe “milicia” e nënës ideologjike kërkon ristrukturimin ideopolitik. Kjo tani më i ka lënë neomajtistët ekstrem në duart e vetëm mentorit ujdist. Edhe kur nga Washingtoni i thuhet se është në rrugë të gabuar, mentori qëllim keq dhe ogurzi për Kosovën dhe të ardhmen e saj shtetërore i del në krah dhe e inkurajon me hapë front me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe vet organizatën politiko-ushtarake më të fuqishme të botës për siguri dhe mbrojtje, NATO. Pra e shtynë të dukët bukë-përmbysur ndaj organizatës që nën lidershipin ushtarak e politik të partnerit tonë strategjik e të përhershëm SHBA e sollën e po e garantojnë lirinë tonë si popull e vend dhe po e garantojnë procesin e shtet ndërtimit. Pas zhvillimeve të fundit politike, në raport me qeverinë e re dhe “të bijtë e shekullit të ri”, shkeljen një e nga një të të gjitha premtimeve mbi të cilat e morën votën e qytetarëve, po bindëm se ajo çfarë ka deklaruar z.Veseli “ju garantoj se Albini ka me e sjellë Serbinë në Kosovë”, duhet parë në kontekst dhe me kujdes, ngase çdo veprim në baza ditore po na shpie kah lënia vetëm nga partneri ynë strategjik që e garanton ekzistencën tonë, Shtetet e Bashkuar të Amerikës, dhe NATO. Duhet ndezë alarmin kombëtarë ndaj shqetësimit të shprehur të Ambasadorit të USA në Republikën e Kosovës, SHT z. Kosnet dhe të ngarkuarit special të Presidentit Trump Ambasadorit Grenell, lidhur me mundësinë e tërheqjes së SHBA-ve nga zhvillimet në Kosovë.
Është koha e fundit që tani më të vihen në veprim ata që kanë më së shumti kredi për tu venë në mbrojtje të vlerave të lirisë e që janë VETERANËT E LUIFTËS, dhe e tërë shoqëria civile dhe vet populli, të motivuar vetëm me Kosovën ashtu siç u mobilizuam në kohën e luftës nga light motivi “ KREJT KOSOVA UÇK” ndaj të cilit Kryeministri i sotëm, atëherë u soll në mënyrë refuzuese duke krijuar opsionin e tretë në mes lëvizjes rugoviane dhe UÇK-së. Këtë opsion Kryeministri dhe mentori i tij në ekip, nuk e lanë të shuhej për asnjë çast por me mjeshtri tipike bolshevike e zhvilluan edhe në aspektin psikologjik, standard ky i njohur në komunizëm, e tani po përpiqen ta implementojnë në brishtësinë e shoqërisë kosovare në formim. Këto ditë vërtetë, janë në aksion neokomunistët “bijë e bija të shekullit të ri” për të imponuar në tregun politik botëror idetë e tyre kosmopolitane që do të zhbëj identitetin tonë shtetëror e kombëtarë. Ky treg politik tani më ka marrë përgjigje negative në vendin prej nga e ka burimin e djathta demokratike, në Gjermaninë e revolucionit demokratik borgjez e deri në Washngton, vendin e demokracisë botërore. Ndaj të vetmet formula u kanë mbetur Minishengeni që do ta shndërronte rajonin në tregun e UIONIT EUROAZIATIK të udhëhequr nga “nëna e madhe” Rusia dhe mini plani MARSHALL që do e zhbënte identitetin shtetëror të Kosovës dhe së bashku apo bashkë me Serbinë të integrohen në Unioni Euroaziatik, nëse nuk përmbushen dot standardet e vendosura për integrim në BE. Jemi dëshmitarë të vizitës së Kryeministrit të Shqipërisë në Moskë dhe prezantimi i Minishengenit Eeuroaziatik, para Dumes ruse. Në të njëjtën kohë nuk humben kohë që edhe në Prishtinë kryeministri kontravers Kurti, veç e filloi luftën ndaj NATO dhe SHBA, me pretendimin e vrasjes politike të presidentit të vet siç bëri edhe në takimin e Mynihut, i cili po dëshmon se është i vetëdijshëm se vetëm Washingtoni është shpëtimi i arritjeve tona dhe rrugës përpara.
Xhemaili, AAK për presidenten: “New sheriff in town...
`Inventarizimi Kombëtar i Pyjeve në Kosovë`, prezentohet met...
“A je ardh me i dhanë lajmet a çka” – Drenusha ‘kapet’ me Ro...
Rama: 21-30 Nëntor, Java Kulturore Kombëtare, Shqipëri ̵...
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...