Koalicioni i ri i Gjermanisë vjen me rreziqe për Europën dhe Brexit

20:42 | 9 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Gjermania ka pothuajse një qeveri të re. “Pothujase”, sepse një  referendum midis anëtarëve të Partisë Social Demokratike (SPD) mund të prishë koalicionin. Dikur, politika ishtë gjëja më e lartë në Gjermani, ndërsa tani nuk është më.

Duke thënë këtë, Social Demokratët do të duhej të ishin shumë budallenjë që të refuzonin marrëveshjen. Konsideroni këtë: në zgjedhjet e përgjithshme të shtatorit të kaluar, ata pësuan një humbje historike. Ata janë votuar rreth 18 përqind, jo më shumë se AfD.

Tani mund të themi se kjo ka ndodhur pikërisht sepse SPD ka qenë në qeveri, që nga viti 1998, me një pushim prej vetëm katër vjetësh midis 2009 dhe 2013. Ata e shohin me zili apelin populist të Jeremy Corbyn dhe ëndërrën për një parti të rinovuar një parti.

Sikur të isha edhe unë duke ndërtuar një karrierë politike në SPD, mund të mendoja të njejtën gjë. Por për udhëheqjen aktuale të moshës së mesme, katër deri në tetë vjet në opozitë, duke parë ngritjen e një brezi të ri, vështirë se mund të bësh një opsion tërheqës.

Për më tepër SPD-ja së shpejti do të ketë Martin Schulzin ish-lider, që ka arritur të rrëmbejë fitoren nga kthetrat e humbjes.  Marrëveshja e re e koalicionit ka një shije të vendosur për social-demokratët. Dhe SPD merr thesarin, për të cilën u gjunjëzua Merkel dhe Ëolfgang Schäuble,  të cilët kishin hedhur plane ambicioze për Gjermaninë dhe për “mbytjen” e Europës në emër të diciplinës financiare.

Në të vërtetë, humbësi në lojën e pokerit gjatë javëve dhe muajve të fundit është Merkel. E vetmja parti që siqerisht donte të krijonte një qeveri ishin të Gjelbërtit.

Gjithkush pret që kancelarja të largohet në mes të mandatit të saj dhe t’ia  dorëzojë punën një pasuesi. Si udhëheqës i një koalicioni të ashtuquajtur Xhamaika midis Kristian Demokratëve, FDP dhe të Gjelbërve, ajo mund të kishte fituar një betejë të re në jetën e saj.

Në anën tjetër, AfD-ja populiste është anti-globaliste, eurospektike dhe rusofile, gjëra të cilat mungojnë te CDU. Por nëse AfD mund të shmangë vetë-radikalizimin e mëtejshëm, skandalet dhe hakmarrjet personale, atëherë do të ishte në gjendje të formonte një koalicion me CDU/CSU pas largimit të Merkelit.

Mendoni modelin austriak. Viti 2021 mund të shoh një të drejtë të revitalizuar që mund të rienergjizojë të majtën e vdekur dhe jo domosdosmërisht gjëja më e keqe mund të ndodhë.

Çfarë do të thotë kjo për Evropën dhe Britaninë? Martin Schulz do të jetë ministër i jashtëm. Si ish-president i Parlamentit Europian ai është poaq eurofil sa edhe ata që do vijnë.

Në të vërtetë kohëve të fundit ai propozoi synimin për “Shtetet e Bashkuara të Europës” dhe këto nuk janë fjalë boshe. Schulz është idealist dhe ky ndodhta është shansi i tij i fundit në politikën reale. Emmanuel Macron nuk do të ketë asnjë aleat tjetër më të zjarrtë dhe më të paduruar.

Pra, ai pret që eurozona të bëhet më e integruar, ndoshta me ministrinë e vet të financave dhe atë të zhvillimit ekonomik.

Duke pasur parasysh rezistencën e grupit të Vishegradit, Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke, për integrimin e mëtejshëm europian, Schulz mund të shihte veten të ballafaqohet me një ndarje serioze europiane brenda disa muajsh pasi të ketë marrë detyrën. Pra, nuk duhet pritur që ai do të heq dorë nga idetë e tij integruese ose të zbusë qëndrimin e tij ndaj Brexit.

Ai beson se rifillimi i “motorit” gjermano-francez dhe ringjallja e eurozonës do të ushtrojë një tërheqje për popujt e shteteve të Vishegradit, të cilët së shpejti ose më vonë do të hedhin poshtë qeveritë e tyre nacionaliste.

Mbi të gjitha ai dëshiron që Brexit t’ua bëjë të ditur hungarezëve, polakëve, sllovakëve dhe çekëve që largimi nga BE nuk është një opsion komod.

Pra, a do të thotë koalicion i vjetër me politikë të vjetër? Dyshoj. Gjërat po “ziejnë”./The Guardian/ arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme