Nga Mero Baze
Një raport i Departamentit të Shtetit për Klimën e Biznesit në Shqipëri, tregon qartë për peshën që ka sistemi gjyqësor në sigurinë juridike dhe barazinë në garë, për investitorët e huaj në Shqipëri. Raporti flet me nota kritike, për shkak të peshës që zë beteja e humbur e një kampanie amerikane për të fituar të drejtën e Free shoop në aeroportin e Rinasit. Vitin që kaloi siç u bë e ditur, kompania e gruas së ish-gjyqtarit Gjin Gjoni, ia doli të mposhte kompaninë amerikane në garë për administrimin e free shoop në aeroportin e Rinasit, duke përdorur njohjet në administratë shtetërore dhe ndikimin në sistemin gjyqësor.
Kjo bëri që kompania amerikane në fund të tërhiqet dhe kontrata të vazhdoi të ishte në duart e atij që e ka prej vitit 2004. Ky rast që në fakt ka përkeqësuar vlerësimin për klimën e biznesit në Shqipëri në raport me investimet amerikane, është cituar nga opozita si ilustrim i klimës së keqe për investimet e huaja. Dhe është e vërtet. Por ky rast për opozitën vlen më shumë se kaq. Ky rast vlen për të kuptuar dy çështje që opozita i ka kthyer në betejë të saj. E para beteja kundër Reformës në Drejtësi dhe e dyta beteja kundër ndikimit amerikan në këtë betejë.
Tani opozita duhet të zgjedh nëse është me atë investitorin amerikan që e ka zbuar biznesi i Gjin Gjonit, duke përdorur hallkat korruptive të administratës dhe gjyqësorit, apo është me Reformën në Drejtësi dhe ndikimin amerikan mbi të, për të mbrojtur interesat amerikane në Shqipëri. Nëse i qan vërtet hallin investitorit amerikan që është zbuar nga Rinasi, atëherë duhet të jetë mbështetëse për Reformën në Drejtësi që duhet ti jap fund pushtetit të “xhin-xhonërve” të drejtësisë dhe retorikës kundër vëmendjes amerikane për reformën në drejtësi. Rasti në fjalë tregon se kur një shtet si SHBA interesohet për drejtësinë në Shqipëri, në radhë të parë interesohet që të garantojë bizneset e veta që insistojnë në Shqipëri se janë në një vend me siguri juridike. Rasti në fjalë tregon qartë se se si një investitor amerikan mundet në Shqipëri nga drejtësia e korruptuar dhe administrata e korruptuar.
Që të jesh pro atij biznesmenit amerikan dhe të kritikosh klimën e keqe për investitorin amerikan që ka krijuar drejtësia dhe administrata shqiptare, duhet ti dalësh zot Reformës dhe duhet të inkurajosh jo vetëm ambasadorin amerikan, pro çdo ambasadorë të Bashkimit Evropian, të jetë roje i standardeve të gjyqësorit shqiptar ndaj çdo biznesi të huaj. Por siç e kemi parë opozita gjithë ditën sulmon Reformën në Drejtësi dhe diplomatët perëndimorë që e mbështetin dhe në dark qan për viktimat e drejtësisë së korruptuar. Kjo tregon se sa larg shqetësimit real për klimën e biznesit ndaj investitorëve të huaj është opozita dhe sa afër dhunuesve të saj. Personazhin kryesor të kësaj historie e kishte kandidate në listat për deputete me 25 Prill dhe e hoqi pas reagimit te ambasadës se SHBA.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...