Fjalimi i plotë i ambasadorit të Shqipërisë, Ferit Hoxha, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara:
Faleminderit zoti president. Të dashur kolegë, kjo është hera e katërt qe Këshilli po mblidhet për Ukrainën, në pak javë.
Çdo herë që takohemi, realiteti në terren konfirmon pak nga pak, atë që disa prej nesh e kishin parashikuar.
Rusia ka thënë një gjë, dhe po bënë të kundërtën. Neve na është thënë se trupat po tërhiqen, kur ata vetëm të kenë pushtuar. Na është thënë të ndalim histerinë derisa trupat ishin në territorin rus.
Dhe tani ata janë duke pushtuar një fqinj i paprovokuar me pretekste të rrejshme, narrative të rrejshme, dhe lajme të fabrikuara.
Çdo zhvillim i shpalosur në 48 orët e fundit na konfirmojnë neve dhe botës se lufta ruse nuk ka të bëjë asgjë me sigurinë e saj.
Ky është ankthi që nuk lidhet me zgjerimin e NATO-s. Kjo çështje nuk është konfrontim ndërmjet Rusisë dhe perëndimit.
Ky është konfrontim i Rusisë me legjislacionin ndërkombëtar, kapitullin e OKB-së që qëllimisht është zgjedhur të injorohet.
Konfrontimi ndërmjet vizionit hegjemonist dhe rendit botëror i bazuar në rregulla. Kjo s’ka të bëjë me shqetësimin e Rusisë, ka të bëjë me apetitet e Rusisë.
Ukrainasit po përballen me një agresion tjetër vetëm sepse ata guxojnë të ekzistojnë, sepse ata kanë zgjedhur të jenë të pavarur, sepse ata zgjedhën demokracinë.
Të dashur kolegë, kjo është një orë e errët jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë komunitetin ndërkombëtar siç e dëshmojmë me trapidencë përparimi të një akti të pastër agresioni të planifikuar me kujdes dhe të ekzekutuar me gjakftohtësi.
Ne bënë thirrje dhe shpresuam për tërheqje të Federatës Rusë nga ky veprim i pakuptimtë shkatërrues dhe vetëshkatërrues.
Ne e përsërisim thirrjen e njejtë për Rusinë të ndalet, të reflektojë, të tërheq vendimet ilegale, të tërhiqet nga kjo çmenduri e pakuptimtë, të depërshkallëzojë, për të mos shtyrë drejt greminës.
Janë vendosur disa mekanizma dhe propozime të ndryshme janë bërë, përfshirë presidentin Zelenski, thirrjet e të cilit mbetën pa përgjigje.
Diplomacia është sikur shpresa të vdesë e fundit. Por, për të punuar për këtë, dueht të kapet dhe nuk duhet të injorohet, ashtu siç bëri thirrje Sekretari Gjeneral, nga këtu.
Bëjmë thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të mblidhen në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Rusia ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se ata do të jenë të vetëm në këtë marrëzi.
Ata do të jenë përgjegjës për jetët e pafajshme të humbura, përfshirë rusët ndoshta, dhe shkatërrimin që ka shkaktuar në zemër të Evropës në shekullin 21.
Nëse ata zgjedhin të vazhdojnë ekzekutimin e planeve të tyre siç tregon gjithçka, ata do të mbajnë jo vetëm konsekuencat e luftës, por gjithashtu edhe fajësimin historik dhe turpin për pushtimin e vendit fqinj, kur përgjegjësia si vend i madh anëtarë i Këshillit të Sigurimit është të punojë dhe ndihmojë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.
Ne përsërisim mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës në kufijtë e saj ndërkombëtar territorial.
Mirëpres prezencën e përfaqësuesve permanent të Ukrainës në këtë takim. Dua t’i përcjellë atij qeverisë dhe njerëzve ukrainas së në këtë moment kritik në historinë e tyre ata nuk janë vetëm dhe qëndrojmë të fortë në solidarizim të plotë me ta për të drejtën për të qenë të lirë dhe të zgjedhin se kush duan të jenë.
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?