Topi politik është në fushën e spektrit politik kosovar.
Fuqia e një kryeministri matet jo me miratimin e ligjeve por me zbatimin e tyre. Fuqizimi i qeverisjes dhe legjislativit janë kushti më me prioritet për krijimin e kushteve për implementimin e zotimeve që dolën nga marrëveshja e Washingtonit.
Ndërkohë që pothuaj se ne jemi në krizë institucionale sepse qeveria është në “pat” pozicion, nuk mund të shtyjë asnjë propozim ligj përpara, siç kemi rastin që për disa herë me radhë nuk e kaloi ligji për rimëkëmbjen ekonomike.
Politikisht, Hoti po mundohet të hedh fajin të opozita. Por, nuk mund të fajësohet asnjë parti, qeveria duhet të siguroj votat për të qeverisur. Ky është edhe mision i saj.
Ligji me shtrirjen më të madhe popullore nuk kaloj në disa runde votimi. Ndaj kjo qeveri faktikisht mund të konsiderohet vetëm si qeveri në detyrë!
Që në ditët e para pas zgjedhjeve, kam kërkuar qeveri me bazë të gjerë dhe ka pas shumë zëra kritik ndaj këtij konstatimi.
Sot, ata zëra kritik, kanë avancuar me ketë ide. Tani s’po ka nevojë ta shtyj më.
Pra, kjo temë nuk përbën aktualitet por e kam studiuar me kohë se kjo është zgjedhja e duhur për ti quar proceset përpara.
Kam zhvilluar analiza empirike të situatave, shumë dimenzionalisht. Por, a është detyrë e opozitës e mision rrëzimi i qeverisë, siç deklaronte ish ministrja e përkohshme e drejtësisë në Qeverinë Kurti?! Jo, në asnjë mënyrë, misioni i një opozite është mbështetja konstruktive e Qeverisë për të qeverisur por edhe për ta penguar në politikbërjen në dëm të shtetit dhe qytetarëve.
Në vlerësimin tim afatgjatë, zgjidhja qëndron në ndryshimet në kodin zgjedhor që ndryshojnë standardet e votimit, si dhe me sistem eliminimi, do të profilizoj filozofitë politike udhëheqëse të së djathtës dhe të majtës.
Kjo do të krijonte stabilitet politik, të dëshmuar tashmë në shumë vende me demokraci të avancuar.
Por, në Kosovë, ndikimi i BE është i koncentruar kah e majta. Kjo i favorizon partitë anëtare të së majtës euroaziate në rajon apo anëtare të Internacionales socialiste, që drejtohet nga lideri i PASOK-ut grek, siç kemi LVV në Kosovë apo PSSH në Shqipëri. Këtij blloku do ti bashkohen edhe partitë tjera të spektrit të majtë që prodhojnë politika sociale.
Realisht situata është më fragjile në terren. Në Kosovë pak e kuptojnë dallimin në mes të majtës dhe të djathtës sa i përket politik-bërjes, ekonomisë dhe financave.
Ajo çfarë e karakterizon majtizmin dhe djathtizmin politik janë kritere banale siç është kriteri, e mbajnë fotografinë e Rugovës krahu i paqes apo të Enverit krahu i luftës. Tani për mua nuk është temë formatizimi ose jo i qeverisë, ngase kryeministri Hoti është personi më adekuat, pas Presidentit Rugova dhe shtrueshmërisë së Presidentit Thaçi, për implementimin me fanatizëm të dakordimeve në dhe nga Washingtoni.
Për mua relevante është se deri në çfarë niveli të pranueshëm do e përballoj Serbia presionin ndërkombëtarë për të njohur Kosovën.
Shenjat e para janë dhënë nëse i referohemi menaxhimit të përbashkët të vendkalimeve doganore, në Merdare në kuadër të programit IBM.
Kërshëndellat do ta gjejnë Kosovën të njohur dhe të ndarë definitivisht nga Serbia.
Arritja e marrëveshjes përfundimtare është presioni më adekuat mbi Serbinë
Shengeni “Made in SHBA” e bën të pa rëndësishëm asociacionin në aspektin ekzekutiv.
Tani Serbia i nënshkruan marrëveshjet me Prishtinën e jo asociacionin. Përkundrazi me asociacionin kushtetues ne do të mund lëvizim me targa të Kosovës në Serbi.
Pastaj universitetin serb në Mitrovicë askush s’do e mbyllë por përderisa deri me tani në atë zonë ka vepruar Serbia me mekanizma të vet, nga tani ligjet e Kosovës do të jenë e drejta pozitive në terë territorin e Kosovës. Kurse asociacioni kushtetues do ti nënshtrohet po ashtu legjislacionit të Kosovës.
Qeveria serbe e ka menduar asociacionin si element sfumimi të shtetit të Kosovës por tani po ju kthehet bumerang. Po luftojnë ta zhbëj atë. Do ju hyj në punë vetëm deri me 28 të këtij muaji kur ju shërben si mjet ankimimi dhe përmirësimi të imazhit të tyre në takimin e KS/OKB.
Qeveria e Kosovës duhet të jetë në hape para diplomacisë serbe.
Bisedimet në vijim do të arrijnë pajtimin në tema të caktuara dhe në fund nëse BE nuk do të arrij pajtimin atëherë marrëveshja finale arrihet në SHBA.
Tani këto zhvillime në Kosovë janë komplementare dhe e kam thënë se asnjë qeveri pa PDK-në si mbështetje apo qeveri gjithëpërfshirëse nuk kanë kredibilitet për arritjen e stabilitetit si tani ashtu dhe në implementim.
____________________________________________________________________________________________________
Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtim sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...