Katastrofat natyrore dhe faktori ‘njeri’

11:12 | 1 Prill 2020
arbresh.info

Çdo herë njeriu në një mënyrë apo tjetrën ka luftuar me natyrën. Në kontinuitet është kërkuar kuptimi i evenimenteve natyrore, qysh, dhe si pasoj nga çka vinë ato. Në këtë kontekst njeriu me të drejt ka qenë inferior ndaj natyrës dhe proceseve klimatike, sigurisht kjo vije si pasoj e njohjes së mangët të vet natyrës.

Shkruan: Avni Jashari

Në kohërat e lashta raporti njeri – natyrë ishte shumë më i respektuar, me kalimin e kohës dhe zhvillimin e teknologjisë njeriu ka filluar së “pushtuari” hapësirën dhe respektin ndaj natyrës, pra në mënyrë periodike ajo ka ngritur “zërin” për ti kujtuar njeriut keq-bërjet në lidhje me krijimin dhe hapësirat e pushtuara në dëm të saj. Përdorimi i tepruar i natyrës, në fakt, shumë shpesh provokon dhe çon në fatkeqësi të tilla si përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës. Këto shumë lehtë do të mund të shmangeshin nëse faktori njeri do ti evitonte  ndërtimin e shtëpive apo rrugëve aty ky nuk duhet. Fatkeqësive të tjera natyrore si tërmeti apo cunami, nuk mund të shmangën, sepse nuk mund të parashikohen kur dhe në çfarë momenti do të ndodhë.

Biologu i njohur italian Edoardo Boncinelli studiues i gjenetikës, në një artikull të tij publikuar në gazetën e njohur italiane “Corriere della Sera” më 02.01.2005 i cilit titullohet “Qendrat e shtrembëruara të grupimeve sizmike”, rrok dy segmente interesante. Kur shkenca do të flas shumë thonë skeptikët njeriu mund ti parashikoj fatkeqësitë natyrore. Duke aluduar në këtë Boncinelli shkruan: “E vërteta është se përveç në rastet kur jemi shumë më fat të veçanet ne mund ti parashikojmë, sepse në rastet tjera nuk jemi ende në gjendje ti parashikojmë tërmetet dhe cunamit”.

Qysh prej kohës antike njeriu ka kërkuar faktorët e katastrofave natyrore. Platoni filozofi i njohur në Timaeus (Dialogu), jep një shpjegim religjioz: “çdo gjë është vepër hyjnore. Perëndit në kohë të caktuara e pastrojnë tokën me ujë të bollshëm”. Pikërisht një gjë e tillë i kishte ndodhur ishullit të Atlantidës i cili u zhduk i tëri në ujë. Pastaj në mitologji e gjejmë Fetonin të birin e Apllonit i cili ju lut babait ta ngas qerren e Diellit dhe nga jo eksperienca e dogji vetën se bashku me Tokën. Natyrisht sot nuk mund të besojmë në gjëra të tilla sepse janë bërë hapa gjigant dhe e dimë se tashmë katastrofat natyrore kanë shpjegim shkencor. I ndjeri Walter Bonatti një ish eksplorues dhe gazetar italian në një artikull të tij i titulluar; “Oqeani na jep jetë”, shpjegon shkaqet që e shtyn të ndodhë një termet. Sipas tij lëvizjet e tokës nën ujë janë shumë të shpeshta dhe pikërisht nga këto lëvizje të pa pritura dhe të paparashikuara ndodhin tërmetet dhe cunamit katastrofik, sepse lëvizjet tektonik vinë si pasoj e brishtësisë së dheut në fundin e Oqeaneve.

Në rast të fatkeqësive njeriu ndërhyn ti ndihmoj popujt e prekur nga to (Lexo: fatkeqësitë). Por siç shkruan matematikani dhe filozofi francez René Thom në :”Modelet matematike të morfogjenezës”,: “Bota ballafaqohet me situata të ndryshme ndaj të cilave mund të ndërhymë në mënyrë të dukshme, por pa e ditur si do të manifestohet efekti i ndërhyrjeve tona! Sepse njeriu nuk e di se me cilën forcë do vërsulet natyra.”

Fatkeqësitë natyrore kanë pasojat e tyre, në rastet e tërmeteve ose cunameve, panorama e një ambienti mund të ndryshoj përgjithmonë. Për më tepër mund të ketë edhe ndryshime katastrofale në tërë rruzullin Toksor. Pa dashur të hy në detajet e këtyre katastrofave globale ne në ditët e sotme jemi duke e përjetuar shumë të tilla.

Boncinelli, në të njëjtin artikull të cilin e citova më sipër, thotë se: “boshti i tokës ka lëvizur dukshëm. Edhe Toka ka brishtësitë e saj por jo aq sa njeriu i cili është faktori kryesor që jeton në të (Lexo: Tokë), i cili në kontinuitet duhet të mësoj si të mbrohet nga një gjë e cila e rrethon për çdo dite” (Lexo: natyra).

Prandaj duke marrë mendimin që Goethe e ka shprehur në një fragment mbi natyrën: “Njeriu është në kontakt të ngushtë me natyrën, por ende nuk i di të fshehtat e saj”. Rrjedhimisht, sipas mendimit tim, njeriu duhet ta respektoj natyrën sepse vetëm në këtë mënyrë mund ti evitoj katastrofat e ndryshme të shkaktuara nga ajo (Lexo: natyra).

(Autori i shkrimit është astronom dhe gazetar)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme