Pamjet nga aeroporti i Kabulit janë shokuese. Misioni i Afganistanit po merr fund ashtu si filloi, me një pozë të madhe neokolonialiste, kritikon Waslat Hasrat-Nazimi.
Skena dramatike në aeroportin e Kabulit. Ushtarët amerikanë iu bërtasin afganëve që duan të afrohen dhe iu bëjnë thirrje të largohen. Dikush shtyn turmën nga vetja, një tjetër me armë shënjestron njerëzit. Disa afganë mbajnë pasaportat lart, mes tyre edhe pasaporta europiane. Në video shihet si ushtarë amerikanë qëllojnë në turmë dhe përpiqen me gaz lotsjellës të vendosin kontroll mes kaosit. Gratë thërrasin për ndihmë, të tjerëve iu bie të fikët. Fëmijët shohin me sy të tmerruar prindërit.
Këto ditë pamje të tilla janë kudo prezente, si përkujtimore të vogla në ekrane të televizorit apo të smartphonëve. Shikoni, kjo i gjen ata që duan të heqin dorë nga islami i epokës së gurit. Në Gjermani dhe Europë janë të shokuar. Si mund të vinte puna deri tek kjo situatë dramatike? Sa i dëshpëruar duhet të jetë dikush, që e zgjat fëmijën përtej gardhit me gjemba, pa mundur të hyjë dot vetë?
Në kampe refugjatësh janë të gjithë njësoj
Pak orë pasi filluan fluturimet e evakuimit të amerikanëve, aeroporti i Kabulit u kthye në një kamp të paorganizuar refugjatësh. Këtu nuk ka rëndësi, se cilën pasaportë ke apo ku ke lindur në Gjermani apo në Afganistan. Aty, ku vlen e drejta e më të fortit, je vetëm afgan. E me këtë je njeri i klasit të dytë dhe ashtu trajtohesh. Statusi social, shkalla e arsimit, kontaktet, pasuri, leje qëndrimi të rregullt jashtë, të gjtha këto nuk vlejnë më. Aty merr fund iluzioni, se mjafton të përpiqesh më shumë, dhe do t’ia dalësh të ikësh nga lufta dhe traumatizimi, dhe të jetosh si njeri në Amerikën Veriore apo Europë.
Ajo që po ndodh aty është simbolike për këtë popull që prej 20, jo prej 40 vjetësh: një popull i dëshpëruar, pa ndihmë, që duhet të shpëtohet nga bashkësia ndërkombëtare superiore. Këto ditë një popull i ngecur mes ushtarëve amerikanë që qëllojnë nga njëra anë dhe talibanëve që kërcënojnë me dënime arkaike në anën tjetër. Afganët duhet të presin që t’u njihen njëherë të drejtat njerëzore dhe pastaj t’iu ofrohet siguria dhe mbrojtja, që rrjedh prej këtyre të drejtave.
Qëndrimi neokolonialist
Por edhe mes njerëzve të klasit të dytë bëhen dallime: ajo foshnja e pafajshme, e paprekur nga dyshimi për terror dhe islamizmi, që shpëtohet nga ushtarët amerikanë është pjesë e kategorisë së preferuar. Fëmijë të tillë mund të formohen në perëndim. Përditë shihen pamje propagandistike të ushtarakëve si mbajnë foshnje disamuajshe në krahë.
Kjo është groteske: Pak minuta më parë u keqtrajtuan prindërit e tyre. Mendohet, se vetëm të ndarë nga prindërit, atyre mund t’u ofrohet një e ardhme e mirë. Një strategji e vjetër koloniale, që në SHBA dhe Kanada është përdorur shpesh.
Në kontrast me fëmijën “e pastër” qëndron afgani i rritur i pacivilizuar. Ata që në luftë fisnore vriten me njëri-tjetrin. Sidomos me burrin afgan perëndimi nuk ka mëshirë. Gjithmonë shtrohet pyetja: pse duhet të vijnë gjithmonë burrat si refugjatë? Pse nuk mbrohen ata po iu dorëzohen talibanëve pa luftë?
Një inskenim global
Ajo që harrohet këtu, është se ushtria afgane nuk u dorëzua pa luftë, por u la vetëm si nga SHBA, NATO ashtu edhe nga qeveria e sajE largohen vetëm meshkujt, sepse gratë nuk guxojnë të dalin nga shtëpia. Harrohet, se sa i rrezikshëm dhe fizikisht i vështirë për femrat është kalimi i kufirit tokësor të vendit. Në vend të kësaj përsëriten me dezinteresim imazhe orientale dhe neokolonialiste. Sipas konstatimit të studiueses së kulturës, Gayatri Chakravorty Spivak në vitin 1988 se inskenimi global është që “burrat e bardhë shpëtojnë gratë e bardha nga burrat me ngjyrë”. Le të kujtojmë, se misioni i Afganistanit para 20 vitesh u legjitimua me këtë qëllim: Perëndimi donte të çlironte Afganistanin për të shpëtuar gratë afgane. Pikërisht këto gra tani i lihen fatit të tyre. Vetëm ato që arrijnë të hyjnë në një avion drejt perëndimit kanë shansin të jetojnë si gra, sipas idealit perëndimor. Të gjitha të tjerat, të parët burrat afganë, do t’i lihen fatit.
Hasrat-Nazimi Waslat
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...