Shkruan: Dr. Argëtim Saliu
Historia ka teket e saj dhe personazhe, ngjarje apo vende, bluhen shpesh pamëshirshëm në ingranazhet që ajo krijon. Historia nuk qe aq bujare me shqiptarët në Maqedoni (sot RMV). Por, pas lufta e vitit 2001 i dha një kthesë historisë shqiptare, fal Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, nga e cila u formua një parti politike (BDI) për t’i dhënë jetë, me shumë sakrifica, një projekti të ri, si barazia ndër etnike, ngritja e flamurit kombëtar në institucionet e vendit, zbatimi i gjuhës, si gjuhë zyrtare e shumë çka, në të mirë të qytetarëve, respektivisht të shqiptarëve. Ata i besonin vizionit të tyre. Kishin projektuar dhe planeve i kishin dhënë frymë dhe shpresë.
Projektet e tyre nuk qenë të thjeshta, ndonjëherë nuk funksionoi apo u vonua. Edhe pas, rreth, dy dekadave, koha ende s’i ka fashitur pasionet dhe kontradiktat që shoqëruan krijimin e të qenit shtetformues, shqiptarët. Në gjithë këtë kohë, shqiptarët do të festojnë bashkë arritjet, që dikur ishin të nëpërkëmbura. Pikërisht është koha të nderohen ata që kontribuuan për krijimin e shtegut të të qenit shtetformues dhe ata që i dhanë formë dhe jetë. E sotmja është testi i besimit të tyre.
Sot, ne kemi mundësi të themi kush kishte të drejtë dhe kush gaboi; kush mbrojti parime që i qëndruan kohës dhe kush na zhyti në errësirë. Kemi mundësi të themi kush e ka falsifikuar historinë, kush ka krijuar mite të rremë dhe ku janë zhitur në pasione dehëse që e kanë shkatërruar këtë vend dhe i kanë lënë gjurmë gjatë.
Ne kemi mundësi dot të shohim vite të caktuara që në këta 20 vjet ka qenë vendimtare: punësimi i shqiptarëve, në çdo institucion të shtetit deri në udhëheqjen e tyre. Dhe kjo u bë realitet. Kemi mundësi të gjykojmë ngjarje që janë glorifikuar dhe ato që kanë mbetur në harresë. Kam besimin që ne duhet t’i bëjmë të gjitha këto, duhet t’i bëjmë ashtu siç duhet. Duhet t’i bëjmë në nderim të atij grushti burrash që u endën në shi e në borë , dy dekada më parë e deri më sot, për t’i dhënë shqiptarëve një shtet ku të frymojë edhe shqip.
Në ditët tona, ne brezat e rinj ku e shohim realitetin dhe e përballim me rrëfimet e para ardhësve tanë kuptojmë se forca e intelektit të shqiptarit, ka bërë të pamundurën, të mundur. Njerëzit e mëdhenj, përgjatë historisë përveç që kanë krijuar vepra të mëdha, gjithashtu kanë lënë fjalë të cilat edhe sot i përdorim: Për çështje madhore kombëtare duhet unitet dhe bashkim të forcave. Pikërisht, idea për të ardhë një Kryeministër shqiptar në RMV, ka qenë ëndërr për shqiptarët.
Ndonjëherë mund të humbim vite të jetës, duke pritur për këtë, për ta realizuar këtë ëndërr, por erdhi koha. Tashmë kjo ide përjetësohet.
Të gjithë shqiptarët janë duke pritur. Të gjithë shqiptarët e mirëpresin. Zakonisht ne pritëm gjatë atë dhe ia vlen të pritet. Neve nuk na mbetet tjetër, veçse të rrokim lapsin dhe të marrshojmë për një kryeministër shqiptar, duke ndjekur shembullin klasik të SHBA-së, që deri dje kundërshtonin zezakët, ndërsa atë e udhëhoqi një zezak. Ndryshe, deri dje i kundërshtonin shqiptarët, ndërsa sot vlerësohet fuqia dhe kapaciteti politik dhe intelektual që e kemi ne shqiptarët në RMV. Pse jo të mos vlerësohet idea për një Kryeministër shqiptar. Të qenit kryeministër shqiptar nuk është një luftë klasash, por një luftë mes elementëve patriotikë e të ndershëm të vendit nga njëra anë dhe kusarëve mercenarëve e reaksionarëve moskuptues ndaj çdo përparimi të shqiptarit nga ana tjetër.
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...