Shkruan: Baki Azemi
Imagjinojeni, SHBA gjegjësisht i dërguari special i Presidentit Trump mund të jet i keq informuar nga zyrtar kosovarë të cilit do nivel, thua se SHBA me të gjitha shërbimet e saja, nuk ka burime alternative të informimit apo për faktin se SHBA-të kanë pasur platformë politike e strategji afatgjatë për rajonin e me theks për Kosovën si shtet i përvarur, të cilës i dhanë vulën me “vijat kuqe” të presidentit Bush senior, ndërhyja ushtarake, dhe me deklaratën në Tiranë të presidentit Bush junior “Enough is enough Kosova will be independent”.
Të diskutohet për shkëmbim territoresh, ndryshim e korrigjim kufijsh, për të humbur territore Kosova, do te thotë të krijohet një “Casus beli” për luftë në mes shqiptarëve dhe serbëve në një të ardhme jo të largët.
Nëse dikush mund të na e konfirmon se Kosova apo Shqipëria mbajnë të okupuar ndonjë pjesë territori të Serbisë, atëherë të flasim edhe për kthim apo shkëmbime territoresh apo ndryshime kufijsh?!
Çështja e kufijve duhet të mbetet brenda deklaratës se SHBA se “e njohim Kosovën në kufijtë ekzistues”!
Vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për të drejtën e Kosovës në shpalljen e pavarësisë në kufijtë ekzistues dhe pritet vetëm demarkimi.
Marrëveshja duhet të jet rezultat i temave të shqyrtuara në bisedimet teknike deri me tani në Bruksel. Temat e tilla kanë qenë tashmë të vendosura në agjendën e bisedimeve, pikat doganore janë funksionale, për tu përmbyllur me marrëveshjen politike të njohjes së pavarësisë.
Kjo njohje, është kushti që ka vendosur BE ndaj Serbisë për të hyrë/anëtarësuar në BE dhe NATO.
Çështja shtrohet se kush e solli Kosovën dhe integritetin territorial/kufijtë e sajë në tavolinën e bisedimeve për të negociuar atë që nuk negociohet, kufijtë e shtetit?
Kush janë përgjegjësit dhe cilat janë përgjegjësitë që duhet të bartin tani, jo gjatë vetem në një proces historik, për demin ndaj Kosovës, popullit dhe vet luftës?
Përfaqësuesit politik të Kosovës duhet të dijnë se për çfarë po dialogojnë. Më me rëndësi se çfarë deklaron Beogradi apo diplomat të huaj që se shohin Kosovën subjekt i pavarur në marrëdhëniet ndërkombëtare, është uniteti i spektrit politik kosovar dhe konsistenca në bashkërendimin e veprimeve me mbështetjen e SHBA-ve në projektin tonë kombëtarë për Kosovën shtet i pavarur dhe sovran i njohur në kufijtë ekzistues, si dhe ruajtjen e raporteve të partneritetit me synimet tona, të vendeve që përbëjnë boshtin politik dhe zhvillimor në BE.
Por edhe përfaqësues të shoqërisë civile, asociacione e OJQ të ndryshme, si dhe përfaqësues të teorive konspirative, që kanë lexuar literatura të gabuara për të ndërtuar filozofinë e tyre politike, as që duhet të guxojnë të plasojnë ide se qeveria dhe institucionet e Kosovës duhet të ofrojnë “opsione për statusin përfundimtarë të Kosovës” sipas tyre apo atyre që u bëjnë argatin.
Kosova ka vetëm një opsion dhe një kompromis të madh që i është ofruar shqiptarëve dhe krejt botes e nga Presidenti historik Ibrahim Rugova e ai është shteti i pavarur e sovran i Kosovës, në kufijtë në të cilët është njohur nga mbi njëqind shtete e me theks SHBA. Prandaj një lidership lehtësues i BE do të ketë efektin politik dhe diplomatik në dialogun për përmbylljen e konfliktit në mes Serbisë e Kosovës, nëse do të koordinoj me SHBA në rolin udhëheqës në këtë dialog.
Por ajo që është interes kombëtarë dhe i përbashkët nuk guxon të cenohet mes thyerjeve partiake dhe politike në vendin tonë, nga lidershipi politik!
______________________________________________________________________________________________________________
Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtim sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua