Shkruan: Hisen Berisha
Jemi në situate të pa lakmueshme për herë të parë. Kosova nuk ka kenë në situatë të tillë. Republika e Kosovës në situate të tillë ka kenë në vitin 1998, kur Serbia e kishte masakrua familjen Jashari dhe figura të ndryshme bënin thirrje që të mos njihej presidenti Rugova.
Djemtë shqiptare të prire nga Sali Çeku dhe Ahmet Krasniqi e kanë gjetë gjuhën e unitetit, bashkimit dhe jemi bashkua në Koshare dhe ia kemi kthyer pushkën këtyre dhe atyre dhe Kosova e ka fituar lirinë.
Edhe në këto rrethana që po kalon Kosova janë identike. Unë e di se Sali Çeku e Ahmet Krasniqi nuk janë gjallë por institucionet e Kosovës kanë brenda “kodin gjenetik” të UÇK dhe i bëj thirrje në emër të atij kodi që të tejkalojnë vetveten, duke pasur parasysh veprat e Ademi Jashari dhe burrave që u sakrifikuan për lirinë e Kosovës, ta tejkalojmë këtë situatë dhe të mos kënaqim Serbinë, se vetëm Serbia përfiton këtu.
Njerëzit që thonë duam vëllavrasje ata nuk janë vëllezër shqiptarë, mund të jene vëllezër të tabelave, kinezve. rusëve etj. Pra nuk janë vëllezërit tanët.
Ne kemi gjete forcë në luftën e UÇK të respektojmë Kushtetutën e Kaçanikut, pa asnjë shkelje dhe kemi qëndruar në nivel te drejtës ndërkombëtare të luftës. E sot kemi infrastrukturë ligjore e kushtetuese që flasin me gjuhen e avansimit drejt integrimeve euroatlantike dhe miqësinë e përhershe me SHBA.
______________________________________________________________________________________________________________
Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtim sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...