Shkruan: Ymer Havolli
Iniciativa të ngutshme ndaj Kursimeve Pensionale në FKPK me pasoja për kontribut-dhënësit.
Kursimet e Trustit janë asete të atyre që i kanë kursyer ato mjete. Ndërkaq, Trusti vetëm i menaxhon me qëllim të rikapitalizlmit të vlerës së kursime të këtyre mjeteve të marrura në mirëbesim.
Duhet të shmangim praktikën e presionit që sa herë që nevojiten para qoftë për kriza, qoftë për ndonjë aktivitet ekonomik, t’i msyhet kursimeve të kontribusve në Trust. Nuk ka asnjë arsye që politikanët, duke i ngritur qështje të llojllojshme socio-ekonomike të kërkojnë rrugdalje te Kursimet Pensionale. Këto kursime i përkasin vetëm atyre që i kanë kursyer, me një qëllim të vetëm për moshën e tretë të jetës së tyre.
Prandaj, nuk kemi nevojë të ndjekim rrugën ti tipit – prish shtëpi e maro hajat – e nga kursimtarët të krijojmë raste sociale me barrë edhe për shtetin edhe për familjet e tyre.
Me strategjinë e investimeve që ka ndërtuar Trusti ndër vite ka ndërtuar një portfoljo të këtyre kurësimeve për investme në Kosovë. Këto investime janë bërë nëpërmjet Bonove të Thesarit, mjete të cilat Qeveria i ka përdor në bazë të prioriteteve që ka pasur.
Deri më tani, për aq sa kam përcjellur, mjete nga Trustit të investuara në Kosovë janë rreth 500 milion euro ose përafërsisht 25% nga kursimet e përgjitjshme. Të drejtën për investime dhe menaxhim nga Kuvendi ekskluzivisht e ka bordi. Vlerësoj se ky bord nuk duhet të hesht karshi këtyre iniciativave dhe as menaxhmenti. Ndërkaq kursyesit në këtë fond duhet të kërkojnë rezultatet e arritura nga këto investime në Kosovë./arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...