Nga: Medai Shaholli
Zakonisht popujt me shkallë të lartë arsimimi janë më pak të rrezikuar nga asimilimi kulturor dhe gjuhësor në kushtet e globalizmit që po kalon bota se sa popujt me arsimim të ulët dhe të pamjaftueshëm. Popujt apo kombet me arsimim të lartë janë shumë pak indiferent për çështjet që i preokupojnë siç janë ; papunësia, ekonomia e vendit , problemet sociale e politike. Kurse te popujt me arsimim të ulët këto probleme nuk trajtohen, por anashkalohen .Përveç gjeneratave të pjekura që duan dhe kërkojnë më të mirën për të ardhmen e fëmijëve të tyre, një pjesë e rinisë sonë është e prirur për të gjetur shpëtim dhe prehje te fenomenet dhe veset e këqija siç janë , përdorimi i lëndëve narkotike e prostitucioni si mjet dhe mënyrë e shpejtë e pasurimit në shoqërinë e sotme liberale.
Evidentimit dhe pengimit të këtyre veseve të sëmura, si plagë kancerogjene mbi shoqërinë tonë ,u janë shmangur subjektet politike shqiptare.Ata janë shmangur të përballen në këtë “luftë” me të keqen dhe kanë dalë të humbur sepse këto parti janë formuar sipas maksimës, “O Mete për vete” ! Parti pa vizione dhe pa ide, parti të babëzitura pas parasë, parti pa të ardhme dhe pa qëllime për të ndërtuar një shoqëri të shëndoshë shqiptare.
Partitë shqiptare gjatë këtyre dy dekadave kanë parë interesat e tyre të ngushta meskine të karrierës dhe pushtetit.Në krahasim me maqedonasit, shqiptarët ngecin në të gjitha fushat. Arsyet janë të shumta duke filluar nga ato historike, të shovinizmit ,të fobisë ,të barazisë etj.Themelimi i Universitetit Shtetëror të Tetovës ngjalli shpresën se shqiptarët tani e tutje nuk do ishin si më parë, të pa arsimuar dhe të edukuar si kategori e dorës dytë të qytetarëve të këtij vendi. Po si është katandisur sot ky tempull i dijes dhe përgatitjes së kuadrove të reja shqiptare ?!
Gojët e këqija thonë se” Universitetet në gjuhën shqipe nuk kanë kritere për mësim por ato janë kthyer në institucione ku aty blihen dhe shiten diploma”. Zëra të heshtur thonë gjithashtu se, në Universitetet tona diplomohet mediokriteti që shitet me para si pjesë e sistemit të korruptuar arsimor . Kështu, në katedrat e fakulteteve me gjuhë shqipe nuk zhvillohet metodologji mësimore shkencore por, përgatiten dhe diplomohen studentë dhe kuadro false e mediokër nga pseudo profesorë që nuk vlerësojnë dijet shkencore por sasitë e parave që jep ” studenti kapitalist”!
Po t’i hedhim një sy arsimit të mesëm shqip në Maqedoni edhe aty shohim që në shkollë duhet shkuar se është obligim prindëror dhe “shtetëror” dhe jo vullnet e dëshirë për t’u pajisur me dije e dituri.Ky degradim i arsimit shqip ka filluar pas shpalljes së pluralizmit në Maqedoni dhe po vazhdon të përkeqësohet nga viti në vit.Përgjegjësit duhen kërkuar nga ministria e arsimit deri te kuadri mësimor për neglizhencë dhe anashkalim të kritereve mësimore në shkollat tona.Realiteti i sotëm flet qartë ku janë katandisur kuadrot shqiptare në krahasim me ata maqedonas në të gjitha fushat . Nëse këto vlerësime dëshpëruese do ishin të njëanshme dhe dashakeqe për gjendjen e arsimimit dhe kuadrove shqiptare atëherë, fakti që shqiptarët janë në këtë “derexhe” ku janë ,është treguesi më i mirë i gjendjes dhe pozitës sonë inferiore në krahasim me atë maqedonase. Po përmend këtu një studim vlerësim për ranglistën e Universiteteve në botë, ku Universitetet shqiptare janë radhitur në fund të listës ,barabartë me shtetet më të prapambetura të Afrikës dhe Azisë. Universiteti i Shtetëror iTetovës radhitet në vendin e 13 mijë ,ai i UJEL i 8 mijë-ti dhe Universiteti Ndërkombëtar i Strugës i 19mij-ti !
Sa i takon renditjes me mësim në gjuhën maqedonase Universiteti Kiril e Metodi , zë vendin e 1.400 ! Ky rangim është pjesë e Këshillit të Kërkimeve në Spanjë CSIC, dhe është ndër organizatat e para themelore kërkimore në Evropë. Ky vlerësim fletë qartë se ku janë katandisur Universitetet tona ,institucione këto të dijes dhe diturisë ku profesorët s’janë profesorë që pajisin me dije dhe dituri studentët shqiptarë, por tregtarë matrapazë të ekonomisë së tregut .Këto janë vlerësimet më të ulëta për arsimin shqip në Maqedoni e cila është një kambanë alarmi për të ardhmen tonë në këto troje . Uroj që arsimtarët shqiptarë dhe ligjëruesit e Universiteteve në gjuhën shqipe të ndërgjegjësohen një ditë të bëjnë kthesën e madhe në shërbim të arsimi shqip në Maqedoni.
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...