Tabutë nuk janë të njohura vetëm në shoqëritë tradicionale, po edhe në këto moderne, ku teknologjia e mbajtjes së problemeve larg syrit të opinionit publik, është ekstremisht e sofistikuar.
Temat problemore si analfabetizmi, korrupsioni, varfëria, pabarazia ekstreme, fenomenet sociale, droga, prostitucioni, dhuna në familje, nepotizmi, pastaj temat politike, komunizmi dhe lustrimi, edukata fetare, shamia, thatësia ektsreme e sivjetshme, privatizmi joefikas…dhe shumë të tjera, të gjitha janë të drejta të shtrohen, të diskutohen, të argumentohen, mundësisht në fund, të marrin zgjidhjen e duhur. Pra, janë probleme. Vetë problemi është gjendje qe synon diskutim po edhe zgjidhje. Thënë edhe më drejtpërdrejtë, vendosmëria për të zgjidhur ose edhe për të kontribuar në zgjidhjen, vetëvetiu paraqet një rezultat, sepse flet për një nivel solid të zhvillmit të lirisë së individit.
Një shoqëri pa probleme nuk është dinamike, kreative dhe dhe me një synim të qartë për të ardhmen. Po kështu, është e ditur se problemet kanë të bëjnë me paknaqësi lidhur me një situatë të caktuar.
Të gjitha këto probleme janë të zakonshme për një shoqëri demokratike. Një shoqëri, e cila jep shenjat e fillimit të pjekurisë demokratike, të vlerësimit të lirisë për vete dhe për të tjerët. Është pikërisht periudha e adoloshencës demokratike, dmth koha e pjekjes dhe e maturimit. Kjo moshë demokratike cilësohet si periudha më e vështirë, pikërisht mbasi duhet të tregojë se një fëmijë më nuk është vetëm fëmijë, por i rritur, i pjekur për të mos u trajtuar i varur, i nënçmueshëm dhe i papërgjeshëm. E, po kjo është periudha problemeve të mëdha, e krizës dhe e frustrimit, dhe pika thyese, nëse një adoleshent del në autostradën e zhvillimit human dhe profesional, apo do të hyjë në tunelin e errët të problemeve “ngulfatëse”. Njësoj si shoqëria demokratike e tranzicionit.
…
Nervoza që përcjell bisedat me të thjeshta kur flitet për shumicën e këtyre temave, nuk është shprehje e racionalitetit demokratik, por e ireacionalitetit autoritar, postdiktatorial, provincial. Apo edhe e standardit etik dhe kulturor, që preket nga sindroma e shmangies së problemeve reale për t’u marrë me probleme ireale, apo së fundmi, fare pak të rëndësishme.
Racionaliteti demokratik respekton mundësinë e konfiktualitetit brenda një çështjeje, problemi apo teme të rëndësishme, punon që ai problem të mos eskalojë, pra ndërhyn përmes mjeteve dhe metodave demokratike, që ta zgjidh. Nëse askush nuk merret me një problem të vërejtshëm qoftë ai edhe të jetë fare minimal, atëherë do të ketë plotë mundësi dhe mbase edhe ndonjë arsye për ta instrumentalizuar e keqpërdorur atë duke i dhënë elemente transfomimi, fjala vjen, nga një problem personal, në një problem kulturor, në një problem politik, aq më keq, në një aksion destruktiv.
Demokracia, është për të ndihmuar, këto tema të vështira, të mos përfundojnë në trazime, dhe pastaj të kenë pasoja destruktive afatshkurtëra dhe afatgjata, qoftë për kategori të veçanta apo për të gjithë qytetarët.
E kundërta, do të ishte shumë e pa efekt të mendohet se këto tema, që ekzistojnë në variante të ndryshme socio-kulturore dhe publike, guxojnë e duhet të shtrohen e trajtohen në shoqëritë demokratike, të mos guxonin të publikoheshin apo edhe më keq, të mos fliteshin sipërfaqësisht në shoqëritë e tranzicionit, si kjo jona. Atëherë kemi të të bëjmë me shoqërinë autoritare, ku tabutë janë më të shumta se sa temat që diskutohen. E vërteta, tabutë nuk janë praktika të njohura vetëm në shoqëritë tradicionale, po edhe në këto moderne, ku teknologjia e mbajtjes së problemeve larg syrit të opinionit publik, është ekstremisht e sofistikuar.
Shoqëria tradicionale është ende e reflektuar nga e kaluara, ku pikërisht këto tabu, janë konsideruar si vlera që kanë mbajtur dinjitetin, prestigjin dhe aftësinë e grupit, pra koherencën etij, madje edhe të grupit social themelor, siç është familja. Në familjet shqiptare ka pasur një predisponim prore të flitet pak për problemet e brëndshme, qofshin ato edhe shumë të rëndësishme. Është folur shumë më tepër për problemet e fqinjeve dhe të lagjes se sa për problemet e vetë anëtarëve të saj. Kjo praktikë vazhdon të jetë ende e tillë.
…
Prandaj, aq shpesh thuhet: Po nuk ka problem! Dmth, se problemi mbetet ashtu siç ka qenë, i fshehur, i mbyllur, i paketuar! Kur një anëtar familjeje ka zgjebën, pothuajse të gjithë familjarët mobilizohen që kjo punë të mos merret vesh, edhe gjykojnë anëtarin e tyre, të shpeshtën fëmijën, të mos flas dhe të ruhet, për t’mos u hetuar nga bashkëmshatarët! Flitet për zgjebën në familjen tjetër! Është në pyetje pra, mbrojtja e autoritetit dhe prestigjit të familjes, të cilat në një mënyrë sinkronike, janë të lidhura edhe me sanksione të fuqishme sociale apo etike. Kemi dëgjuar si një i moshuar apo e moshuar flet me fajësi pse ka pasur si fëmijë zgjebën apo në shkollë gjatë një kontrolli mjekësor, i janë gjetur morra!
E vërteta, asnjëra nga temat tabu, nuk mund të jetë problem në shoqëritë autoritare. Atje rregullat e komunikimit publik janë të kornizuara penalisht dhe po hyri kush në fushën e minuar, ndëshkimi është ai që do ta “riedukojë”. Dmth se hapja e këtyre temave në shoqëritë autoritare mund të shihet edhe “si paedukatë” apo “jokulturë” njësoj sikur në familjen autoritare.
Institucionet qeveritare, po kështu ngjashëm sikur familja, kur ka një temë të fortë për të cilën diskutohet në publik, shpikin një tjetër më pak thelbësore dhe kështu gjithë vëmendja e opinionit tërhiqet në atë drejtim. Kjo në fund të fundit, paraqet censurën moderne, por si shihet, ajo nuk është veçëse një censurë tradicionale, e cila ka jetuar në bërthama më të vogla sociale, siç është familja, një e tillë është edge kjo jona. Në fund të fundit, njerëzit kanë probleme reale, ndërsa qeveritarët, të shumtën e herave, duan t’i dizejnojnë dhe plasojnë si virtuele. Nëse janë reale, atëherë ato do të kërkojnë marrjen me to, madje në mënyrë dhe me mjete reale. Ndryshe, formalisht do të mund të thuhej se institucionet që komunikojnë me publikun, duhet të jenë transparente, të krijojnë kushte për qasje në informacion, dhe do pasur parasysh se ky është edhe obligim, mbasi këtë e përcaktojnë edhe ligjet që kanë të bëjnë me qasje në dokumenta zyrtarë dhe për transparencën publike.
Balluku: Viti i kaluar solli normalitet ekonomik, do mbahet ...
Vet-aksident në Prishtinë, lëndohet vozitësja
Publikohet orari i xhiros së 13-të në Superligë, vëmendja në...
Australia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët n...
Shefi i NATO-s pret të punojë me Trump për kërcënimet nga Ru...
Rama jep lajmin nga Budapesti: Shqipëria pret vitin tjetër S...