Shpesh më pyesin pse nuk merrem me shqiptarët e Maqedonisë dhe me situatën politike në atë vend, por me ata nëpër trojet tjera shqiptare?
Nga Kim Mehmeti
Ndoshta e kam gabim, por kam nisur të besoj se shqiptarët e Maqedonisë kanë me mijëra ‘intelektualë’, por aspak mendim kritik, se ata kanë edhe dhjetëra forca politike, por asnjëra nga ato nuk është parti, e aq më pakë opozitare dhe, të gjitha i takojnë të njëjtit ‘bërllok’ – janë klube ‘tenderokrate’!
Është e vërtet se politikanët maqedonas e kanë ‘shpikur’ zhvatjen e shtetit dhe popullit, por këta tanët aq e bastarduan hajninë sa, mbase edhe gabimisht, e bindën palën maqedonase se shqiptarin e Maqedonisë mund ta bësh edhe të parin e shtetit, por ai nuk arrin më larg se të bëhet hajdut.
Pa dyshim se politikanët maqedonas janë ata që të parët e ‘institucionalizuan’ rregullin se e ke për borxh t’ia plotësosh ambiciet karrieriste dashnores, por këta tanët aq e bastarduan të ‘bërit dashuri në zyre’, sa nisën t’i trajtojnë si prostituta thuajse të gjithë motrat e bijat tona që punësohen në administratën shtetërore.
Duke qenë të tillë, disa ministra shqiptarë paturpësisht ankohen për pagat e vogla, duke dashur kështu ta fshehin fitimin e madh, apo ‘guximshëm’ u kanosen mediave që lajmërojnë për mbledhjet e mbyllura qeveritare, e në të cilat fshihet dhe shpërblehet turpi i madh i tyre.
Dhe, çfarë mund të thuash në një shoqëri ku ndotësitë njerëzore janë në shesh, por ku thuajse të gjithë heshtin dhe shtiren se as e shohin as e dëgjojnë turpin që ulëritë.
Në një shoqëri të tillë, nuk duhet t’i pyesësh burrështetasit pse nuk kanë frikë as njerëz as Zot – është naive ta pyesësh të pafytyrin pse nuk ka frikë e turp – por duhet pyetur popullin se vallë aq shumë është varfëruar sa ka mbet pa rojtarë të dinjitetit dhe krenarisë së vet dhe se, vallë aq shumë e ka frikë të pushtetshmin, sa Perëndisë i lutet në faltore, por burrështetasit i përkulet në çajtore!
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...