Shkruan: Xhevahire Krasniqi- Podvorica
Nëse iu kthehemi të dhënave historike, do vërejmë se të drejten e votës, si në Europë po ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gratë e kanë fituar relativisht vonë, gjatë shekullit të kaluar, që nuk është shumë larg.
Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se ato, jo rrallë, nuk kanë ndikuar në vetë rrjedhat e historisë a janë bërë pjesë e rëndësishme, për mos me thënë ndër faktorët kryesor të saj. Në të vërtetë, shikuar nga një këndvështrim tjetër, shumë më domethënës, shumë më të natyrshëm dhe më human, gruaja nuk duhet trajtuar, dhe nuk është trajtuar gjithmonë vetëm si një objekt a një qenie e cila duhet të ketë dhe të bartë atributet të cilat i janë mveshur herë pas here, jo me shume dashamiresi, duke e cilësuar si të denjë për të lindë e për të shërbyer burrin dhe per asgje tjeter; ajo është një qenie e ndieshme, subtile dhe inteletkuale e cila është pjesë e rëndësishme dhe e barabartë e çdo shoqërie.
Ajo është nënë, dhuruese jo vetëm e dashurisë, kujdesit dhe jetës, por është, në saje të atributeve që përmendëm dhe bukurisë femërore, edhe frymëzim i sa e sa artistëve të të gjitha gjinive, gjithandej nëpër botë, ndër shekuj.
Duke filluar prej krijimeve më të hershme popullore-artistike dhe deri te artistët më të mëdhej nga e kaluara e deri në ditët e sotme, gruaja, si femër dhe nënë, ka qenë model i krijimeve më të bukura të skulptorëve, piktorëve, kompozitorëve e regjisorëve më të shquar dhe më të njohur të botës.
Nëse i kemi parasysh rrethanat historike në të cilat është zhvilluar shoqëria shqiptare dhe sfidat me të cilat është ballafaquar ndër vite, veçanërisht me përzierjen e kulturave të ndryshme ndër shekuj, si pasojë e okupimeve të gjata, atëherë del se edhe gruaja shqiptare, ka reflektuar një mençuri të madhe, një ndjenjë sakrifice për familjen, mjedisin e kombin por edhe gatishmeri që të gjitha atributet fizike e intelektuale ti shkrijë në favor të një mirëqenie të përbashkët, duke u sakrifikuar por edhe duke luftuar për të drejtat jo vetëm të saja si pjesë e shoqërisë por edhe e të gjithë kombit, që jo rrallë kanosej të zhbëhej tërësisht.
_____________________________________________________________________________________________________
Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtim sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton.
Autorja është kandidate për doktoraturë.
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...