Tri ditë pasi liderët europianë të BE-së përfunduan një samit në Bruksel, me një marrëveshje diskrete por të paqartë morrën vendim që të dëbonin diplomatët rusë gjatë një sulmi nervor në tokën britanike.
Zbulimi i listave kombëtare të dëbimit në një takim me dyer të mbyllura, bëri të ditur që 28 ambasadorët e shteteve anëtare të BE—së nuk ishin në dijeni për planin mbi izolimin e Moskës- më shumë se gjysma e qeverive të bllokut ishin bashkuar me dëbimin më të gjerë të diplomatëve rusë Lufta e Ftohtë.
“Nuk ishte planifikuar, që mund të themi se kishim rënë dakord për diçka domethënëse, të pashembullt”, tha një diplomat i lartë i BE-së.
Të shoqëruar nga dëbimet e SHBA-ve, që u përcoll nga vendimi i Londrës, më pas Parisi dhe qeveritë e BE-së nxorrën jashtë atë që dukej e paimagjinueshme një javë më parë dhe të gjithë mbështetën vendin që do të braktisë bllokun në vitin 2019.
Kryeqytetet e BE-së donin të demonstronin se pavarësisht Brexit, lidhjet e sigurisë janë shumë më të rëndësishme.
“Ndërhyrja ruse është problem më i madh se Brexit”, tha një tjetër diplomat i BE-së.
Në total, më shumë se 100 diplomatë rusë janë larguar nga më shumë se 20 vende, duke përfshirë 15 anëtarë të BE-së.
Moska mohon përfshirjen në tentativë të vrasjes për ish agjentin Sergei Skripal dhe vajzës së tij, të cilët u gjetën të rrëzuar në një karrike publike në qytetin anglez të Salisbury më 4 mars.
Shfaqja e mbështetjes së BE-së për Britaninë ishte gjithnjë e më habitshme, sepse në javët e para të sulmit, toni mes Londrës dhe Brukselit u përkeqësua, pasi Britania kërkoi lidhje tregtare të reja pas Brexit, gjë që BE-ja i quan të papranueshme.
Rrjeti i spiunëve
Mëgjithatë, në mënyrë të papritur BE-ja për vendimin morri mbështetjen e SHBA-ve.
Nga NATO, nëpërmjet diskutimeve me ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian në takimin dy-ditor të BE-së, 22-23 mars, fokusi i publikut duhej të ishte në një deklaratë që dënonte Rusinë.
Pas skene, Theresa May kishte kërkesa të forta. Ajo kërkoi ndihmën e BE-së për ndërprerjen e një rrjeti rust ë spiunëve që punojnë nën mbulimin diplomatik në Europë.
Ndihma erdhi së pari nga aleatët balltikë të etur për mbrojtjen ushtarake të Britanisë kundër Rusisë, ndërkohë që zyrtarët e SHBA-ve kishin bërë bazat duke vizituar disa kryqytete europiane për të shprehur mbështetjen për planet e tyre për të dëbuar 60 diplomatë rusë.
Çështje thelbësore, përpara se takimi i BE-së të niste në ndërtesën e qelqit në formë vezësh në lagjen më europiane të Brukselit, një takim i rregullt i gjashtë shteteve baltike dhe nordike të BE-së – Lituania, Letonia, Estonia, Danimarka, Suedia dhe Finlanda, hapi forumin e saj që pritet të mbahet gjatë muajit maj.
Suedia dhe Finlanda, të cilat mbajnë një neutralitet tradicional dhe nuk janë anëtarë të NATO-s si Danimarka, sinjalizuan se mund të bashkoheshin me iniciativën.
Presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite hyri në samitin dy ditor të BE-së duke folur publikisht se ajo mund të dëbonte diplomatët rusë. P rivatisht, ajo kishte marrëveshjen e Polonisë për t’u bashkuar me lëvizjen. Letonia, Estonia dhe Franca gjithashtu kishin treguar interes.
Fikja e dritave
Me samitin në process, May bëri lutjen e saj përpara Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel. Mund të kishte vetëm një gjë në mendjen e saj, tha një diplomat i tretë.
“Provat që paraqiti May dhe Macron ishin shumë të fuqishme”, tha ai.
Megjithatë, takimi nuk kishte filluar mirë. Dritat u fikën për një kohë dhe pasi të tjerët, përpos gazetarëve, kishin lënë dhomën, dritat u kthyen dhe May fitoi marrëveshjen e saj mbi Rusinë, të cilën NATO e ka akuzuar për përpjekjen për të minuar Perëndimin me një fushatë dezinformimi, sulme kibernetike dhe veprime të fshehta siç janë helmimi i Skripal.
Merkel gjithashtu u pajtua se Londra nuk do duhet të priste për rezultatet e testeve përpara se Europa të vepronte, kryesisht për shkak se Rusia është anëtare e mbikëqyrësit dhe ishte shihet si jo bashkëpunuese në hetim.
Më pas, gjatë natës së enjte, krerët e BE-së diskutuan për Rusinë për tre orë e gjysmë, fillimisht duke u përpjekur të pajtohen me një deklaratë zyrtare që fajëson sulmin toksik në Moskë.
Disa liderë po vështronin përreth asaj për të parë se kush tjetër do t’i bashkohej Macronit. Më pas Merkel, pasi morri mbështetjen e partnerit të saj në koalicion, iu bashkua Francës.
“Kjo ishte pika e kthesës”, tha një diplomat i katërt./Reuters/ Përktheu: Arbresh.info/
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I