Tashmë shihet qartë se i vetmi person që po udhëheq me Kosovën, është presidenti Hashim Thaçi.
Kjo u vërtetua edhe me ngjarjet në veri të Kosovës me rastin e arrestimit të Marko Gjuriqit dhe së fundi edhe me arrestimin dhe deportimin e shtetaseve turq me leje qëndrimi të rregullt në Kosovë, e që njihen si gylenist.
Për të gjitha këto veprime të presidentit Thaçi, kryeministri Haradinaj është njoftuar vetëm nga mediat, gjë që e bënë të jetë i pafuqishëm përballë veprimeve dhe personalitetit të presidentit Thaçi.
Gati gati, sa në paraqitjet e tij në konferenca për shtyp, kryeministri Haradinaj të linte përshtypjen si të ishte zëdhënës i presidentit e lëre më kryeministër i vendit.
Hiq në pozitë më të mirë nuk ishte as sot Haradinaj, kur Kosovwn e vizitoj kryeministri i Bullgarisë, Borisov.
Se haçi ka mbetur i vetmi politikan që ka ende raporte dhe lidhje të shëndosha me përfaqësuesit politik ndërkombëtar u konfirmua pikërisht kur për vizitë erdhi në Prishtinë, Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, shtet ky që aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian.
Borisov i cili sot zyrtarisht e ftoi Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të jetë pjesëmarrës në këtë samit, si duket i ka dhënë edhe një goditje kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
A do të thotë kjo se edhe sot Thaçi ka vazhduar “luftën” me Qeverinë e cila udhëhiqet nga Haradinaj.
Madje, edhe mediatikisht presidenti Thaçi po e “djeg” Haradinajn, të cilit nuk po i mbete hapësirë për konferenca me zyrtar të lartë, pasi ato po i mban presidenti Thaçi.
Kjo paraqitje mediatike u shfrytëzua maksimalisht nga presidenti Thaçi, i cili mori edhe ftesë zyrtarisht për Samit, edhe pse ishte raportuar se në këtë samit mund të shkojë kryeministri Ramush Haradinaj, por se nuk lejohet që të marrin pjesë dy liderë nga një shtet.
Gjatë ditës nga zyra e kryeministrit, kanë thënë se nuk mund të konfirmojnë a do të jetë pjesëmarrës Ramush Haradinaj, por se për ta, mbetet lajm i mirë pjesëmarrja e Kosovës.
Në faqen zyrtare të Samitit të Sofjes, është bërë e ditur se në këtë Samit, mund të marrin pjesë: Krerët e shteteve ose qeverive nga shtetet anëtare të BE-së. Takimi i cili do të mbahet në Sofje, organizohet nga kryeministri i Bullgarisë Boyko Borisov, i cili aktualisht mban Presidencën e Këshillit.
Mbetet të shihet edhe ditët e muajt që i kem përpara se edhe për sa kohë presidenti Thaçi do të vazhdoj të vendos në rend të dytë kryeministrin dhe qeverinë që ai po udhëheq.
Deri atëherë, Hashim Thaçi, mund të na befasoj me skenarët e tij të cilat janë të paparashikueshme për skenën dhe politikanët kosovar./arbresh.info
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...