Shkruan:Shpejtim Morina
Industria mediatike e ka vërshuar tregun në Kosovë. Përveç mediave të shtypura dhe elektronike, në trendin mediatik janë ato online, që shfaqen në rrjetet e ndryshme sociale. Ndonëse në shumë raste në media mungon plasimi korrekt i informaconeve, verifikimi i saktë i tyre, fabrikimi i “lajmeve” për qëllime klikimi, ose të ndikuara politikisht dhe vihen në shërbim të individëve apo partive të ndryshme politike.
Në fakt do trajtoja një segment që ka të bëjë me mediat, konkretisht çështjen e aspektit profesional të tyre. Në veçanti aspektin e përdorimit gjuhësor dhe përmbajtësor gjatë plasimit të informacioneve apo trajtimit të temave të ndryshme. Rast konkret e kemi trajtimin e çështjes së grevës të organizuar nga mësimdhënësit. Greva e mësimdhënësve u zhvillua si mjet presioni ndaj Qeverisë me qëllim për të rritur koeficientin e pagës në projekt-ligjin që është në process të dërgimit të tij në Kuvend për miratim. Në këtë rast kemi përkohësisht ndërprerje të procesit mësimor deri në realizim të kërkesës. Mirëpo, në mediat tona gabimisht po përdoret shprehja “bojkotim” të procesit mësimor, duke bërë një shkarje kuptimore dhe duke vu në pah deficit të gjuhës mediatike që ende ka nevojë për arritje në një pozicion standart. Këtu përfshihet edhe RTK-ja (televizioni ynë publik i pretenduar). Shprehja ‘bojkotim’ mund të përdoret për institucionet shkollore serbe në Kosovë, të cilat bojkotojnë plan-programet mësimore të Republikës së Kosovës dhe përdorin ato të Serbisë. Bojkotim i sferës politike që bëhet karshi insitucioneve tona arsimore. Shprehja ‘bojkotim’ nëse do të përdorej për mësimdhënësit në aspektin kuptimor, do të kishte të bëjë me mospajtimin dhe kundërshtimin kundrejt qëllimeve politike të organeve shtetërore. Realisht kërkesat e mësidhënësve janë të natyrës sociale, pasi kërkohet që të ketë një trajtim më dinjitoz nga Qeveria karshi koeficientit të pagave. Mësimdhënësit janë në grevë që ka kuptimin e ndërprerjes së punës për një kohë të caktuar, deri në realizimin e kërkesës së tyre nga Qeveria. Andaj, duhet pasur kujdes në shprehjet që përdorin, pasi pa dashje po dëmtohet imazhi i mësimdhënësëve.
Gjithashtu me rastin e arritjes së marrveshjes së Sindikatës së Arsimit me krerët institucional (kryeministrin dhe kryeparlamentarin) për çështjen e rregullimit të koficenitit të pagave, ku u gjetë një gjuhë kompromisi, u bë ndërprerja e grevës dhe të hënën ri-fillon procesi mësimor. Mirëpo, në media gabimisht trasmetohej lajmi se mësimdhënësit e “pezulluan” grevën. Nocioni “pezullim” ka të bëjë më ndërprerjen përkohësisht të grevës, e në fakt greva e mesimdhënësve me rastin e arritjes së marrveshjes është ndërpre përfundimisht, pasi është realizuar deri në masë të konsiderueshme kërkesa e tyre.
Publiku ka nevojë për media kredibile profesionale.
Autori (Shpejtim Morina) ka të përfunduar drejtimin e historisë, si dhe masterin në fakultetin Juridik, drejtimi financiar.
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...