Nga: Ageta Brahimi
Serish erdhi pranvera , por kjo pranverë për shumë Nëna,Vajza ,Gra shqiptare është veç se një pranverë që sjell kujtimet dhe vuajtjet e vitit 1999 . Ato që përjetuan tmerrin e vërtet duke mbrojtur familjet shtëpitë e fëmijët tyre sot e kësaj dite ato e kujtojnë sikur të kishte ndodhur dje….
Jetën e tyre ato e jetojnë me vuajtje , me plagë që asnjëherë nuk shërohet pavarësisht lirinë që e përgëzojë Kosova ,edhe faktin që ato ishin Nënat që sjellën në jetë shumë dëshmorë për lirinë që e gëzojmë ne sot …
Nga shumë rrëfime nga shumë tregime që janë botuar dhe nga shumica janë lexuar, ato ende nuk kanë përkrahjen e tyre qoftë ajo financiare apo morale .
Njerëzit në Kosovë , nga më të rëndomtët e deri tek pushtetarët e saj ,iu shmangen dhe bishterojnë bisedave rreth dhunimeve të cilat ndodhen në luftën e Kosovës. Shumë ngjarje që ndodhen në luftën e Kosovës siç shihet ato merren shumë pak parasysh sidomos, dhuna ndaj femrave shqiptare , duke pasur parasysh se sa shumë lancime janë bërë nga vajzat , gratë shqiptare. Ato janë të pafuqishme për të krijuar jetën e tyre e cila para shume vite ishte shkatërruar nga militantët serbë .Sot e kësaj dite në Kosovë ka femra te cilat pas përjetimit te dhunimit ndodhen në gjendje shumë të vështirë psiko-fizike dhe materiale. Te gjithë e dimë se e vërteta është gjithmonë e dhimbshme sidomos sa i përket luftës në Kosovë .Dhunimet ndodhin në çdo luftë kudo konsiderohen si krimi më i rënd i saj . Ne e dimë se kjo është shumë e rëndë për çdo popull në botë e posaçërisht për popullin shqiptarë, për shkak se morali është mbi të gjitha për një shumicë është një pjesë e ndjeshme e qenies së tij . Edhe tash e kësaj dite ato mundohen që ta rikthejnë jetën e tyre siç ishte më parë , shumë prej tyre janë të penguara për shakë të largimit nga shoqëria nga rrethi , ku secila prej tyre në një mënyrë e fajëson dhe e ndjen veten të pamoralshme . Ku shumica e çdo rrethi përqeshin dhe nuk e arsyetojnë mendimin e asaj që çfarë vlerësojnë a në të vërtetë ,ato janë krenaria e Kosovës !Dhe që çdo kosovar duhet t’ju ndihmojë që ato sado pak ta shuajnë dhimbjen që ju është shkaktuar shumë vite më parë , t’ju ndihmojmë qe ato të jenë në gjendje që ta vazhdojnë jetën e tyre ,si një krenari e Kosovës e jo si të pamoralshme ……
Arsyja që më bëri ta bëjë këtë opinion është se askush nuk i merr parasysh nevojat e tyre dhe konsiderohen si një e kaluar që ato ishin pjesë e saj por për të ardhmen e tyre askush nuk garanton , ato janë ;Motrat ,Nënat,Grat që dhanë mundin e tyre për të rritur bijët ,dëshmorët që sot ata pushojnë të qetë në paqe, por sa e gëzojnë Nënat ,Motrat,Grat shqiptare ? Mbeti në të kaluarën …..
Dhimbjet e tyre nuk pushojnë sot e kësaj dite ato ndjehen të pafuqishme që ta gëzojnë lirinë që fëmijët e tyre dhanë jetën për to.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...