Shkruan: Valon Murati
Kemi një situatë absurde, rrjedhim i gjendjes kaotike politike me elemente anarkie: në krye të betejës kundër pandemisë është vendosur ministri i shëndetësisë. Përderisa ai është një ndër komandantët e rëndësishëm në betejë, ai nuk mund të jetë kryekomandanti.
Beteja me pandeminë nuk është vetëm shëndetësore, por ajo është e gjithanshme edhe ligjore, ekonomike, sociale, policore, ushtarake, etj., etj. Andaj në krye duhet të jetë kryeministri e në bashkëpunim edhe me presidentin. Por jo këtu e kemi një lëmsh, një anarki prej atyre që ngjajnë me anarkitë e famshme të Nolit.
Kjo situatë zgjidhet ose duke bërë një hap prapa qeveria, e së bashku me kuvendin e presidentin të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme duke mos bërë akrobaci ligjore, ose të hapet rruga për qeveri të re e cila do t’i merrte këto masa prapë përmes shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.
Përndryshe do ta kalojmë pandeminë duke pritur tek dera e Gjykatës Kushtetuese dhe atë me frikën se po i kalojmë kufizimet e vendosura të Ministrisë së Shëndetësisë. Përndryshe deri në sqarimet e radhës, respektojini vendimet e institucioneve dhe #rriniNshpi në mënyrë që anarkinë ta lëmë në nivelin politik e të mos lëmë që edhe qytetarët të bëhen pjesë e anarkisë politike.
______________________________________________________________________________________________________________
Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtim sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton.
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...