Fushata fillojë, priten zgjedhjet Partitë politike, e sidomos ato në pushtet, në mënyra ndryshme shihet qartë që kanë filluar aktivisht të punojnë në terren.
Marrë parasysh disa nga aktivitetet e politikanëve, si paraqitja e shpeshtë e kryetarit të Kuvendi të Kosovës Kadri Veseli, nëpër takime me kategori të ndryshme me qytetarë dhe seriale vendore, si dhe shpalosja e disa projekteve madhore nga udhëheqësit e komunave, si rasti i fundit me kryetarin e komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, cili bëri të ditur projektin për stadiumin e qytetit, duke mos anashkaluar as nominimin e kandidatëve për kryetarë komunash, veç konsiderohet se fushata elektorale tanimë ka filluar.
Në vjeshtën e këtij viti, Kosovën e presin zgjedhjet lokale, ku qytetarët e shumë komunave do të zgjedhin udhëheqësit e tyre. Ndërkohë që disa prej ish-kryetarëve do të ndëshkohen për disa të tjerë do të jetë ndjenjë e veçantë zgjedhja si kryetar komune, me vota të lira e në mënyrë demokratike. Por, në këtë vit nuk mund ti anashkalojmë as zgjedhjet parlamentare, e që mund të jenë të parakohshme, kjo si pasojë e mos votimit të demarkacionit me Malin e Zi, themelimi i Forcave të Sigurisë, e procese të tjera.
Kosovarët në periudha të ndryshme kohore, në mënyrë shumë të zgjuar, përfaqësuan vendin në forma shumë praktike, duke u nisur nga fundi i viteve të 90-ta kur si lider historik zgjodhën Presidentin Ibrahim Rugova, ku profesionalisht ka arritur që proceset e vazhdueshme që e karakterizuan Kosovën, ti qojë përpara, njëkohësisht ta ngris zërin për çështjen e vendit, nga një çështje e brendshme e Jugosllavisë (Serbisë) në çështje ndërkombëtare.
Këto ngjarje ndihmuan që vendi të përjetojë edhe ndërhyrjen e NATO-s e pavarësimin e saj nga Jugosllavia. Tash edhe pas luftës së fundit në zgjedhjet e para të lira partia e President Rugovës (LDK) e mori pushtetin . Me ndryshimin e proceseve politike erdhi nevoja edhe për ndryshimin e klasës udhëheqëse politike, kjo pasi që natyra e ngjarjeve politike duhet të merrte një kahje tjetër (koha për shpalljen e pavarësisë së Kosovës), kështu që më 2007 votuesit kosovarë ndërrojnë klasën udhëheqëse politike, në këtë rast në pushtet erdhi Partia Demokratike e Kosovës( PDK), nevoja për unifikim e faktorit politikë kosovar bëri që PDK dhe LDK, formuan koalicionin dhe me 17 Shkurt 2008 shpallën pavarësinë e Kosovës.
Zgjedhjet lokale të vitit 2013, bënë që në shumë Komuna partitë në pushtet të dënohen për mos mbajtjen e premtimeve ku ndodhi edhe ndryshimi i qeverisjes lokale, më pas në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, dëgjuam premtime nga më të ndryshmet, shpesh herë edhe të çuditshme, kur premtohej që do të punësohen edhe nga 200 mijë qytetar nga njëra parti (PDK) e 120 mije nga tjetra (LDK), për luftimin e korrupsionin, ngritjen e mirëqenies së qytetarit, ngritjen e cilësisë në arsim e shumë premtime tjera që edhe sot për qytetarin e Republikës së Kosovës mbeten vetëm premtime elektorale.
Nga 2014 e deri më sot në shtetin e Kosovës, nuk ka ndryshuar asgjë, niveli i korrupsionit është ende i lartë, ani pse një nga kushtet themelore për liberalizim të vizave është luftimi I korrupsioni), cilësia e arsimit jo e kënaqshëm, këtë e dëshmon edhe renditja në tri vendet e fundit në PISA). Liberalizimi i vizave ende proces që dëshirohet nga qytetarët e Kosovës, Demarkimi i kufijve të Kosovës nuk është bërë ashtu si duhet, e shumë premtime tjera elektorale që nuk janë përmbushur as përafërsisht, me një fjalë pushteti aktual as edhe përafërsisht nuk i ka përmbushur premtime e dhëna gjatë fushatës elektorale.
Edhe pas 4 viteve gjendja për qytetarin e Kosovës, mbetet e pa ndryshuar, numër i lartë i papunësisë, shkalla e lartë e korrupsionit, cilësi jo e mirë në arsim, ende nuk ka liberalizim të vizave, nuk ka njohje të shtetit të Kosovës, (për 4 vjet vetëm 8 njohje të reja),nuk ka zhvillim ekonomik dhe nuk ka përmirësim të mirëqenies së qytetarit mirëpo vetëm përkeqësim të gjendjes.
Votuesit kosovarë në zgjedhjet që do vijnë si në ato lokale edhe në ato qendrore ( parlamentare) duhet të jenë të zgjuar, pra votën e tyre ta orientojnë kah programet politike konkrete dhe të votojnë partitë politike që për plan program politikë kanë zhvillimin e ekonomisë , rritjen e investimeve të huaja dhe vendore si dhe krijimin e vendeve të reja të punës , rritjen e cilësisë së arsimit, përmirësimin e mirëqenies së qytetarit, të votojnë personalitet që janë dëshmuar me veprat e tyre në periudha të caktuara kohore. Liderët e ardhshëm duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të kenë të qartë se duhet të punojnë për qytetarin e Kosovës, për përmirësimin e kushteve socio-ekonomike dhe ofrimin e një jete më kualitative, e interesat e tyre personale duhet ti lënë anash në momentin që zgjidhet përfaqësues i popullit.
Ramiz Ismajli
______________________________________________________________________________________________________________
Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtim sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton.
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...
City kthehet pas në kohë, krizë rezultatesh si në vitin 2008
Nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojeviq: Në ...
Gjesti, Drenushës: Po bën shumë filma, po mundohesh me e vën...