Pas konsolidimit të strukturave të Partisë Demokratike, tashmë është koha për të konkretizuar programin dhe ofertën e saj qeverisëse.
Fronti Opozitar është përtej Partisë Demokratike dhe elektoratit të saj.
Derë më derë, grupim për grupim apo individ për individ për të njehsuar dhe përfaqësuar çdo shqiptar që është bashkëvuajtës në këtë regjim monist që ka ngritur Rama.
Krijimi i këtij fronti indirekt vë në zbatim arsyet dhe sloganin për të cilin nisi ky reformim i Partisë Demokratike.
Për ta bërë PD më të fortë dhe më të hapur, më përfaqësuese dhe më meritokrate brenda saj.
Shoqëria Civile sot përveçse duhet përfshirë, duhet forcuar si një forcë alternative opozitare që qëndron më pranë individit.
Dëgjesa dhe hartimi i ofertës qeverisëse duhet bërë krah për krah dhe në një tryezë me shoqërinë civile për të ofruar alternativën më pranë popullit për zgjidhjen e problemeve të tyre.
Tashmë është koha për veprim! Të ngremë frymën opozitare tek çdo njeri i pashpresë që sot ka humbur besimin dhe tek opozita si një qeveri në hije.
Jam e privilegjuar dhe zotohem që do të kem angazhimin maksimal për të krijuar sa më shumë ura lidhëse mes shoqërisë civile dhe Partisë Demokratike
(Ilirjana Kucana është Anëtare e Këshillit Kombëtarë të PD.
Aktiviste dhe njihet gjerësisht si njeriu në krye te protestave.)/arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...