“Ne jemi këtu për të ndërtuar ura dhe për të shembur mure”, i tha kryeministri grek Alexis Tsipras homologut të tij maqedonas, Zoran Zaev, më 2 prill gjatë vizitës së tij historike në Maqedoninë e Veriut.
“Edhe nëse do përmbysëm gjatë rrugës, unë nuk do ta njoh Kosovën”, tha presidenti serb Aleksandër Vuçiç më 8 maj, gjatë një interviste për televizionin publik serb.
Dy krerë të Ballkanit që mundohen t’i japin zgjidhje dy mosmarrëveshjeve të vështira, arrijnë prespektiva diametralisht të kundërta. Kontrasti i mprehtë midis optimizmit të Tsipras dhe kokfortësisë së Vuçiçit, përmbledh një zgjidhje të rëndësishme për rajonin.
Duke kapërcyer vitet e krizës, Tsipras arriti të negociojë një marrëveshje të shkëlqyer mbi çështjen e ndjeshme të identitetit kombëtar, duke arritur të bindë fqinjin e tij verior të ndryshojë emrin në Maqedoninë e Veriut. Ky ishte një triumf i ndërtimit të paqes, pasi Marrëveshja e Prespës i heq të gjitha pengesat për një të ardhme bashkëpunuese, si dhe krijon mundësitë për ndërtimin e një respekti reciprok mes dy ish-kundërshtarëve, që dikur ishin mbyllur në një luftë të ashpër.
Ndërkohë, Serbia dhe Kosova mbeten të zhytura në armiqësi, të paafta për të gjetur një mënyrë që Beogradi ta njohë shtetin e Kosovës. Një përpjekje e udhëhequr nga Bashkimi Europian dhe e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për të ndërmjetësuar një marrëveshje mes dy presidentëve, Serbisë dhe Kosovës, sapo është rrëzuar, duke shkaktuar nacionalizëm dhe armiqësi. Ky pozicionim e kthej debatin në egërsinë e viteve 1990, ku deputetët nacionalist akuzuan ushtrinë serbe për gjenocid, një akuzë kjo që Beogradi me zemërim e hedh poshtë, duke akuzuar kundërshtarët në Prishtinë si “banditë” dhe “kriminelë”.
Të mbushësh boshllëkun e politikbërjes në Kosovë- përplasja më e vjetër, më e mërzitshme në krahinë është një çështje urgjente. Me Bosnjen që luhatet, Rusinë që vazhdon të fusë përçarje dhe Europën hezituese, puna e rëndë në Ballkan sërish i takon SHBA-së. Që të marrë veten nga rrezimet e fundit, Uashingtoni duhet ta heqë forcën mbi Maqedoninë dhe t’ia vendosë atë Kosovës.
Çelësi për Marrëveshjen e Prespës jo vetëm që nuk ishte guximi i tetë liderëve të Shkupit dhe Athinës, por edhe qasja e tyre e mirëkuptueshme për problemin. Në vend që të kërkonin një zgjidhje të shpejtë, duke u përqendruar vetëm te emri i Maqedonisë që Greqia do e pranonte, Tsipras dhe Zaev bllokuan llojshmëritë e ndryshimeve që e bënë emrin “maqedonia” një çështje të koklavitur, paralizuese që në krye të herës.
Permes negociatave të mençura, të ndihmuara edhe nga një ndërmjetës i zoti i diplomacisë së SHBA-së, Athina dhe Shkupi u afruan drejt një formule për njohjen e historisë së papajtueshme mes palëve, për të kaluar në një mekanizëm të zgjuar që shtyp versionet e tyre të historisë. Rezultati është rruga për një njohje të plotë. Vizita historike e Tsipras në Shkup, pak a shumë, si vizita e Anwar Sadat në Jeruzalem, ishte mishërimi i asaj njohje. Në një kohë që përfitimet nga Marrëveshja e Prespës vazhdojnë dita-dites të rriten dhe marrëdhëniet e ndërsjella mes dy vendeve vijnë dhe bëhen më të ngrohta, atëherë edhe kundërshtimi i gurtë ndaj marrëveshjes për të dy vendet sa vjen dhe dobësohet.
E njëjta prespektivë është e mundur edhe në Kosovë. Për fat të keq, as Vuçiç dhe as Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk kanë vizionin e dy homologëve të tyre, grekë dhe maqedonas. Qasja e favorizuar e tyre është një plan i konceptuar keq, deri më tani i mbështetur edhe nga Brukseli dhe Uashingtoni- për të ndarë veriun e Kosovës, ku serbët e vijës së ashpër jetojnë pranë kufirit me Serbinë, ndërkohë që heqin dorë në këmbim të territorit nga pjesa jugore e Serbisë ku shqiptarët janë të përqendruar. Përveç lëvizjeve të pakicave kombëtare që gjenden në anën e gabuara të kufirit, ndarja e territorit do të përshpejtonte forcat centrifugale që kërcënojnë ndarjen e Bosnjes dhe për më tepër shërbejnë për rihapjen e çështjes së kufijve rreth rajonit.
Për këtë arsye, me zgjuarsi Kancelarja gjermane Angela Merkel e prishi planin e ndarjes në samitin rajonal të Berlinit, i mbajtur në fund të muajit të kaluar. As Merkel dhe as ndonjë lider tjetër nuk kanë paraqitur një alternativë. Franca ka planifikuar të organizojë një tjetër diskutim të nivelit të lartë në muajin korrik. Por baza për dialog të vazhdueshëm mbi çështjen e Kosovës mbetet ende e paqartë; përveç një pike të re: Si Vuçiç dhe Thaçi kanë bërë thirrje për një angazhim të nivelit të lartë të SHBA-së.
*Titulli origjinal i artiullit “Serbia ka nevojë për respektin e Kosovës, jo tokën e saj”
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...