Njoftimi me bujë se janë ndarë 100 milion për Ushtrinë e Kosovës, dhe pretendimi për të arritur kuotën 2%, të GDP, është klishe në të cilën i shtynë gjuha elektorale nga e cila assesi të lirohen edhe tani kur janë pushtet.
Buxheti i Forcës është i planifikuar në Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, për çdo vit të zhvillimit të kapaciteteve ushtarake të planifikuara për 10 vite.
Ky buxhet përcjellë zhvillimin e kapaciteteve ushtarake në njerëz dhe teknologji, pajisje dhe pajime vit pas vit, nëpër faza nga ajo Zero – që konsiston në krijimin e infrastrukturës dokumentare, pastaj nëpër tre faza të ndara, krijohen kapacitetet e nevojshme në njerëz, pajisje dhe pajime, armatim e teknologji për të përmbushur misionin në të katër fushat me theks operacionet ndërkombëtare.
Për këtë vit buxhetor, kërkesa planore e Forcës është mbi shumën që qeveria ka miratuar gjegjësisht 106 milion Euro. Por, për shkak të planifikimit të investimit në modernizim të forcës, shkalles së inflacionit të përllogaritur ndaj vitit indeks, kur është miratuar PGJT nga qeveria e kohës që tashmë duhet ndryshuar, apo përllogaritu ndaj viti që përmbyllë fazen e parë të PGJT 2020/’21, nevojës për investim në teknologji të avancuar ushtarake, kapacitete të artilerisë së rënde vetëtransportuese dhe sistem dichital shtënjestrimi dhe shtënje, kapaciteteve të luftës ajrore dhe mbrojtës kundër ajrore, ISO etj. arrin afro 130 milion, çka nuk është përfillur dhe qeveria ka miratuar vetëm 100 milion.
Ky është buxhet i mbijetesës, pa mundësi avansimiĺ0pp në kapacitete për përmbushje të detyrave që dalin nga misioni ushtarak, përkatësisht fazen e dytë të PGJT.
Por, ajo çka duhet të dihet është se askush mund të mburret me arritjet në Forcë duke i personalizuar ato aq më teper partiakisht, sepse çdo arritje nëpër fazat e caktuara janë veç se realizimi i PGJT.
Krenarë duhet të ndjehemi të gjithë pa dallim.
Meritor janë ushtarakët që punojnë për Forcën!
Arritja e kuotës 2% të GDP nuk guxon të jet syni për projektin e “shërbimit ushtarak të detyrueshëm”, ngase po u tolerua kjo, me fakte është sqaruar se si do rrënohet projekti i Ushtrisë profesioniste të Republikë së Kosovës.
Në kuadër të politikave për ndërtimin e sistemit të mbrojtjes dhe sigurisë, mund të programohet edukimit të të rinjëve nga fusha e mbrojtjes dhe sigurisë por jo shërbim i detyrueshëm i cili tashmë është tejkaluar edhe nga vendet nga ku derivoi si koncept doktrinor komunist.
Duhet fokusin ta mbajmë te armatosja, teknologjia dhe modernizimi e standardizimi i Forcës dhe transformimi sipas planifikimit dhe jo caktimi i shumave vetëm për konkurse pranimi rekrutësh dhe shtim i kapanoneve ushtarake sa për të thënë se po krijojmë infrastrukturë për “ushtri popullore” apo siç e quajnë në taborin politik neokomunist “shërbim i obligueshëm ushtarak!?
Shtimi i numrit të të rekrutuarve për këtë vit, me logjikën propaguese elektorale si shumë tema tjera, ka impakt pengues buxhetor e programor në forcë.
PGJT për FAK është projekt i hartuar nga forca me asistencen tekniko-profesionale të DASH përmes organizatës DIRI.
Pra, ne synojmë profesionist, “spartanë” e jo “sharlatan” në Forcë.
Prandaj nga ne synohet zhvillimi dhe ngritja në aspektin profesional, jo në aspektin e përgjithësisë!
Historia jo e largët na e servon shembullin e armatës së Shqipërisë komuniste. Shteti atje investoj 50 vjet në ushtri dhe ishte ushtria popullore e cila në ’97-ten, në momentet më kruciale të kombit shqiptar, u shemb duke hëngër veten dhe shtetin e Shqipërisë. Andaj nuk kemi luksin si komb të ngrehim kështjella rëre por kala të pathyeshme!
(Opinioni nuk pasqyron qëndrimin editorial të portalit arbresh.info)
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...