Google ADS

Flaka në ndërtesën e qeverisë është vetëm fillimi

21:11 | 9 Janar 2016
Arbresh.info

Nga: Avni Jashari

Qeveria Mustafa e pati shansin që të ndahet pak a shumë më nder me këtë popull dhe t`i ndal trazirat të cilat tash e sa kohë po vazhdojnë dhe me gjasë nuk kanë të ndalur deri në rrëzimin e kësaj qeverie.

Momentin kur Gjykata Kushtetuese konstatoi shkeljen e neneve nga qeveria lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave serbe, Kryeministri Mustafa ishte dashtë të jap dorëheqje dhe ta mundësoi krijimin e një qeverie teknike dhe ta shpie vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme të cilat do të ishte dashtë të mbahen diku kah mesi i muajit qershor të këtij viti. Me këtë akt Isa Mustafës do mbetëse pakëz dinjitet dhe sado pak respekt në popull për një akt të tillë. Por ja që respekti, dinjiteti dhe morali sot nuk ekziston në elitën politike e cila sundon me vendin. Ndoshta më mirë është kështu, ngase të tillët që duan ta fusin Serbin sërish në Kosovë dhe që duan t`i falin edhe tokë Malit të Zi meritojnë të rrëzohen nga pushteti me protesta.

Dhjeta mira qytetar që sot ishin të pranishëm në sheshet kryesore të Prishtinës duke ju përgjigjur pozitivisht ftesës së Opozitës me moton “Shtet me Sovranitet” tregon qartë dhe edhe një herë vulos edhe nënshkrimet e mbi 200 mijë qytetarëve në peticionin që u nënshkrua vitin që lëmë pas.

Protestat nëpër komunat më të mëdha të Kosovës dhe kjo e sotmja në Prishtinë kanë mesazhin e qartë, këta që po qeverisin me vendin janë kundër vullnetit të popullit dhe janë shkelësit e aktit më të lartë shtetërorë, Kushtetutës së vendit.

Zhvatësit të korruptuarit e të shantazhuarit nuk kanë legjitimitet për ta mbajt timonin e shtetit, ata duhet të shkojnë sa më parë, vënia e flakës së ndërtesës së Qeveris së Kosovës për herë të parë është një sinjal jo i mirë dhe këtë sinjal Isa Mustafa dhe mbarë qeveria duhet ta shohin jo si akt barbarie e dhune, por si akt frustrimi e maltretimi për të gjitha padrejtësitë që tash e sa kohe i kanë bërë e po i bëjnë me vetëdije të plotë qytetari të Kosovës, nga korrupsioni, nepotizmi, shantazhimet, nënshkrimet e dëmshme me palën serbe etj. etj.

Druaj se vënia e flakës në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës është vetëm fillimi… Që nga pas lufta e së këndejmi nuk ka rastisur të shohim kaq shumë qytetar të tubuar në një protestë gjithë popullore.

Qytetarët e Kosovës nga dita në ditë po bashkohen gjithherë e më shumë, e ku ka bashkim më të mirë, patriotik e dinjitoz se ai kur rrezikohet shitja e republikës nga njerëz që e kanë të kaluarën e të tashmen me dosje dhe të dyshimtë.

protesta 09.01.2016

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme