Google ADS

Filozofia e robit në gjykimin e lirisë

18:48 | 14 Korrik 2020
Arbresh.info

Shkruan: Shefik Surdulli

Në historinë e njerëzimit ka popuj që janë shuar, nuk ekzistojnë më. Shikuar në retrospektivë, në rrethana të ndryshme të zhvillimeve gjeopolitike, në epoka të caktuara të historisë sonë, kishte predispozita që një fat i tillë ti godet edhe shqiptarët. Por, megjithatë, mbijetuam duke paguar një çmim të lart të jashtëzakonshëm ndër breza, dhe kemi arritur deri këtu, ku për herë të parë, edhe njëra pjesë e trungut shqiptar (Kosova), fitoi lirinë dhe pavarësinë shtetërore të saj.

Për të gjithë ata që kanë një minimum dije e kulture kombëtare, janë të njohura këto teza, por, brenga ime është te një fenomen tjetër, i cili mbase na ka përcjellë në të gjitha periudhat e historisë sonë të dhimbshme.

Si një pengesë e shfaqur në rrugëtimin e zhvillimit tonë të mëtutjeshëm, në kohë paqeje, mbinë alamet gjyqi kundër shqiptarëve – luftëtarëve të UÇK-së, por që në fund nuk doli asgjë nga pretendimet hileçare për njollosjen e luftës çlirimtare.
Siç dihet tashmë, u krijua edhe një gjykatë tjetër speciale vetëm për shqiptarët.
Çështë e vërteta, ajo po e bënë punën e saj, në të cilën, siç po shihet, janë të gërshetuara një mori interesash politike, të cilat u shpërfaqën edhe me rastin e publikimit të aktakuzës (të pa konfirmuar zyrtarisht) ndaj presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe atij të PDK-së, Kadri Veseli, që të dy nga lidershipi i luftës çlirimtarëve – UÇK. Por, ç’interes kanë një dyzinë “intelektualësh” (hiç masën e tërbuar naive – primitive dhe atë të rivalizimit politik!), që i duatrokasin kësaj fatkeqësie (jo individuale – sipas premisave Millosheviçiane)?!
Në këtë kontekst, mbetet dilema:
1. Nuk përfituan ndonjë kockë…?!
2. Mbanë ndonjë mëri – urrejtje personale?!
3. Nuk ishin aty ku duhet në momentin e duhur – hisedar në lirinë e Kosovës?!
4. Janë të varfër edhe për nga vetëdija kombëtare për qëllimin dhe të vërtetën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ?!
5. Jetojnë me nostalgjinë për « babën mbret », apo për regjimet sunduese serbo-jugosllave?
6. Janë të shitur – i kanë mbetur borxh padronit?
7. Kanë anomali (deformim) në gjenin e tyre shqiptar?!
Njëra nga këto domosdo duhej të ketë qenë, ngase të tjera teori nuk njoh unë në këtë relacion.
Cilin adut të vetëm e mbajnë ata në dorë, a në shpirtin e tyre të mykur, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në të cilën po ekstazojnë sot?!
Nuk mundë të shpjegohet ndryshe kureshtja dhe dëshira e tyre aq e lart për t’i parë prapa grilave luftëtarët e lirisë, të UÇK-së dhe prijësit e saj, karshi krimeve monstruoze e gjenocidit të paparë serb mbi shqiptarët, përball së cilave dolën të organizuar me aq mund e sakrificë po këta luftëtarë e dhjetëra – mijëra të tjerë, duke lënë pas në altarin e lirisë shumë bashkëluftëtarë – dëshmorë të kombit.
Mbase ata besojnë akoma në përrallën e gjyshes për lejlekun – sqepgjatin, që i solli aksidentalisht në jetë!
Nëse këtë soj e paskësh sjellë lejleku, lirinë jo!

 

 

______________________________________________________________________________________________________________

Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtim sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme