Klerikët që favorizojnë shtypjen e gruas, diskriminimin dhe vrasjen e saj, myslimanët dhe të krishterët e devotshëm dhe të ditur, do duhej t’i shpallin si armiq të fesë dhe profetëve të tyre. Tradita e femicidit ekziston mijëra vjet para Krishtit dhe Muhamedit dhe s’ka të bëjë fare me religjionet abrahamite. Përkundrazi ata e luftonin atë që pasardhësit e tyre duan ta ushtrojnë edhe ndër shqiptarë.
Shkruan: Xhemal Ahmeti
Deri në riformulimin dhe reduktimin e definicionit të ‘femicid‘-it si ‘vrasje e femrave nga urrejtja e meshkujve‘ nga sociologet Jane Caputi dhe Diana E. H. Russell termi ishte reprezentant i një historie dhe analize shumë më të gjerë.
Reduktimi i definicionit si duket kishte për qëllim shekullarizimin (pa nevojë) dhe më tepër shkulturalizimin e tij. Jo pa të drejtë, ngase dukuria nuk mund t’i shubladizohet një kulture, tradite a populli të veçantë, për arsye se ka përmasa universale.
Shumë kultura e popuj e kanë të njëjtën plagë historike e aktuale. Megjithatë teoria me këtë qasje të ngushtuar rehabilitoi, maskoi dhe deaktualizoi nga njëra anë burimin tradicional të femicidit dhe nga ana tjetër abstraktoi femicidin si produkt urrejtjeje irracionale.
Çka nuk është. Femicidi as dje e as sot nuk ndodhë thjeshtë vetëm pse prindërit urrejnë foshnjën ende të panjohur, por për shumë shkaqe tjera më konkrete.
Më shumë se urrejtja në historinë dhe tashmërinë e eskalimit të femicidit luajnë rol: tradita, ritualet, ekonomia, sugjerimi symbylljës i shtetit për shkak të biopolitikës që zhvillon, presioni i grupit, indoktrinimi sektaresk dhe tjera si këto.
Në Evropë mirëpo feminizmi nuk i ka këto probleme prandaj edhe reduktimi dhe abstraktimi i Identifikatorit. Për këtë arsye shkollarët (gender-senzibël) ekzekutimin milionësh (në vit) të foshnjave femërore në Indi dhe Kinë e kanë parkuar tek termi ‘infanticid‘ (edhe pse vriten vetëm femrat) dhe nuk trajtojnë me të njëjtën masë siç trajtojnë krimet në rritje ndaj femrave perëndimit, të cilat vrasje e diskriminime i karakterizojnë si mizogjine (term i debatuar shumë në antikë pas konfrontimit me persët), por duke i ikur pyetjes se nga vjen mentaliteti, mostra e tillë e zhvlerësimit të gjinisë.
Madje as femicidin që u përdor si strategji e dokumentuar lufte nga Serbia në Kosovë dhe Bosnjë nuk e kanë kauzë globale hulumtimi me synimin për ta afirmuar si femicid (ekuivalent i Gjeno-e etnocidit) kundër praktikës ushtarake poaq historike sa vetë dukuria (Henry, 2014; Godoy-Paiz, 2012).
Nuk e bëjnë duke ditur se ushtria prezanton një shtet, shteti një popull, populli një kulturë dhe nuk ke si ik gjeneralizimit. Pra larg duart aty ku preken tradita dhe kultura e dikujt.
Gjatë debatit aktual, pas vrasjes makabre të një 18-vjeçare-je u pyet se: nga erdhi dhe ku zhvillohet sot femicidi masiv? Disa thonë se religjioni i ka fajet, disa mendojnë mizogjinia pa religjion e të tjerë me teza tjera. Cili ishte roli i tij historik në zonën ku shtrihet kultura shqiptare – i femicidit dhe religjionit bashkë?
TELEGRAF HISTORIK – Ekzistenca e femicidt masiv është e dokumentuar (sidomos nga arkeologjia dhe historia e lashtësive) mjaftueshëm si dukuri prezente veçanërisht në perandoritë e lashta të Kitan e Qin dinastive (Kinës, e cila emrin më vonë e merr nga emërimi sanskrit cina), tek popujt e domiciluar rreth Indusit dhe në perandorinë Saba (Sheba = Arabia e sotme e më gjerë. Ende e pa-hulumtuar sa duhet).
Egjiptologët nuk kanë gjetur material të mjaftueshëm që mund ta dëshmonte dukurinë edhe tek pushtetet faraonike. Edhe më hiç dëshmi rreth dukurisë nuk ka në zonën e Evropës Juglindore. Prandaj debati antik rreth mizogjinisë. Të tilla fakte ka mirëpo për veriun e Evropës (gjatë varrimit të primatit i varrosin të gjalla edhe një grup femrash të reja që ta shoqërojnë ne botën tjetër: gjermanikët, wikingët etj.) e nuk ka fare për zonat ku jetonin ish popujt autokton të SHBA-ve dhe Australisë.
TELEGRAF AKTUALO-FAKTIK – Vendet ku më së shumti sot ushtrohet femicidi janë Kina, India dhe vendet e Azisë ku prijnë Jordania dhe Mongolia dhe vendet e Amerikës Latine. Në zonën latine dukuria eskalon nga i ashtuquajturi „maçiozëm“ dhe konsiderohet si dukuri moderne.
ROLI I RELIGJIONEVE – Nuk kemi material të mjaftueshëm të përcaktojmë sot se cili ka qenë roli i religjioneve në ushtrimin e femicideve tek kulturat e lashta. Mirëpo pasi ai gjithmonë ka qenë prezent patjetër se ka ushtruar ndikimin e vetë brenda fenomenit. Në këtë drejtim më shumë dhe më qartë dimë për rolin e religjioneve monoteiste.
‘Metafora‘ rreth Jezu Krishtit me prostitutën nuk është e vetmja që rehabiliton femrën si të barabartë (mëkatarë janë gjithë njëjtë femra apo meshkuj) në zona ku sundojnë perandori të mëdha që ushtrojnë femicidin si pjesë të kulturës së tyre. Gruaja në Bibël e pastaj në Kuran ishte kontrasti më radikal i mundshëm krahas pozitës së saj reale në shoqëritë përreth. Kontrast që sot nuk e gjen në asnjë doktrinë sado feministe të jetë.
Njëra nga të arriturat më revolucionare që i mveshet profetit të myslimanëve Muhamed-it nga religjioshkenctarët është shpëtimi i femrave foshnjë nga ky femicid, duke sjell në normë martesën (nën rregulla rigoroze) edhe me të mitura dhe me më shumë se një grua. Gjë që për atë kohë ishte protektorat i femrës për të mbetur në jetë.
Gjersa profetët dhe krijuesit e religjioneve si Jesu Krishti dhe Muhamedi mund të lavdërohen me të drejtë për revolucionaritetin në kohën e tyre historike, në kontekst të barazisë gjinore, poaq duhet sulmuar pasardhësit e tyre, të cilët i shndërruan religjionet jo në sisteme dinamike që u bëjnë korrekturë pikërisht traditave ‘antinjerëzore‘ në disfavor të jetës dhe dinjitetit të njeriut, por i gurëzuan ato duke i shndërruar në mall për transmetim e ekspandim global.
Ekspandimi pra të po atyre traditave që i luftonin profetët e tyre. Vetëm myslimani që nuk e ka kuptuar profetin e tij bëhet mbrojtës i shtypjes së gruas sipas traditave të lashta kineze, të Shebas dhe Indisë. Femicidi dhe diskriminimi i gruas nuk është specialitet islam, as i krishterë por është e traditave dhe kulturave të lashta dhe që u kanë mbetur në duar shekull pas shekulli pushtetopatëve të kësaj bote.
Po i njejti mysliman mbulon gruan me urdhërin hebraik ortodoks të Zniut-it sipas mostrës në sjellje të Rebekkas (Gjen. 24, 64-65) dhe refuzon me ngulm ta lexojë Dhiatën e Re, të cilën e ka pjesërisht edhe në Kuran si histori të „Hazreit Isës“. Po ta lexonte do të kuptonte zhvillim edhe në atë kohë e lere më sot. Këtij profili nuk i intereson koha, dinamika, ecja, por vetëm ato që i shërbejnë për të pasur pushtetin mbi gruan, mëhallën, ta rruajë fytyrën (injorante) para grupit dhe imamëve analfabetë.
Siç shohim femicidi më së paku ka të bëjë me religjionet. Të fundit keqpërdoren nga ata që u konvenon t’i ruajnë traditat që vijnë që nga lashtësia dhe nga kultura që fare s’kanë pasur të bëjnë me religjionet abarahamike për ta ruajtur pushtetin si mashkull mbi femrën.
Myslimanët dhe të krishterët duhet ti vulosin klerikët e tyre që kërkojnë shtypjen e gruas, vrasjen e saj, dhunimin e saj si relikte kundër të cilave luftonin profetët e tyre. Duhet t’i trajtojnë si armiq të fesë dhe profetit të tyre. Përndryshe le të mos ankohen nesër kur femicidi edhe do të dokumentohet si pjesë e islamit, për shkak se janë klerikët e tyre shumica që i fryjnë.
E vërtetë se klerikët islamik (jo mysliman) e sollën mendësinë e femicidit në kulturosferën shqiptare. Jo për shkak të besimit, por për pushtet e agjenda. E keqpërdorën religjionin e tyre për të sjellë një traditë, një sistem primitiv për të pasur sa më shumë pushtet – nëpërmjet burrave injorantë, natyrisht edhe mbi gratë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...