Shkruan: Gazmend Morina
Liderin e AAK-së, i cili me marrëveshjen e lidhur me PDK dhe NISMA është nominuar si kandidat i përbashkët për kryeministër, e presin sfida të mëdha pas 11 Qershorit.
Vazhdojeni leximin e shkrimit nën reklamë
Duke i pasur parasysh rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2014 dhe disa sondazhe që nuk kanë ndonjë besueshmëri të madhe, thuhet se koalicioni PDK-AAK-NISMA do të fitoj më 11 Qershor dhe kështu do ta marrë të drejtën e nominimit të kandidatit për kryeministër, e që sipas marrëveshjes parazgjedhore ai do të jetë Haradinaj.
Mirëpo, për shkak të polarizimit të skajshëm të skenës politike në Kosovës dhe mënyrës së lidhjes së koalicionit të tij me PDK-në pak minuta para se të përfundoj afati ligjor për koalicione, si dhe premtimit të tij se nuk do të lidh koalicion me PDK-në në asnjë rrethanë dhe me asnjë kusht, Ramush Haradinajt mund t’i paraqiten disa rreziqe edhe nëse koalicioni PAN i fiton zgjedhjet.
Nëse PAN i fiton zgjedhjet me më pak se 40 deputetë, atëherë LDK-AKR në njërën anë dhe VV në anën tjetër, do t’i kishin mbi 60 deputetë, e që do t’i pamundësohej PAN-it të formonte Qeverinë vetëm me minoritetet, të cilat do t’i kenë 20 deputetë. Kjo do të bënte që pas një krize disa javore të shkohet në zgjedhje të reja, apo që PDK të hynte në negociata me LDK-AKR dhe kështu Ramush Haradinaj do të binte nga kombinimi për pozitën e kryeministrit.
Rreziku tjetër i Haradinajt lidhet me situatën kur PAN do t’i merrte mbi 40 deputetë, por më pak se 50, dhe kështu fati i tij do të ishte në dorën e Listës Serbe dhe deputetëve të tjerë serbë, gjë që do të paraqiste problem të madhe për Haradinajn. Serbët nuk është se e kanë telashe votimin e kandidatit për kryeministër, por për ta do të paraqet problem emri i Ramush Haradinajt, sidomos pas lirimit nga drejtësia franceze në bazë të akuzave të ngritura në Beograd, e pas të cilave Serbia qëndron fuqishëm. Votimi i Haradinajt për kryeministër nga serbët, në fakt do të thoshte edhe tërheqje nga akuzat që ia ka ngritur shteti serb, e i cili i kishte reaguar ashpër Francës pas lirimit të tij.
Varianti ideal për Haradinajn do të ishte nëse PAN i merr mbi 51 deputetë, ku vetëm me deputetët e minoriteteve jo serb do të zgjidhej kryeministër.
Pra, mos arritja e marrjes së numrit të mjaftueshëm të deputetëve për formimin e Qeverisë, do ta sjellë Haradinajn në situatën e vitit 2014 kur LDK-ja i tha se marrëveshja e LAN-it nuk mund të realizohet dhe kështu duhet të rinegociohet. Rinegocimi i marrëveshjes me Kadri Veselin do të thotë edhe heqje dorë nga posti i kryeministrit, pozitë të cilës Ramush Haradinaj ia ka kushtuar gjithë karrierën e tij politike, për shkak se e ka dashur shumë.
Duhet të përmendet edhe fakti se struktura e PDK-së në terren ka filluar të japë sinjale tek aktivistët, se pas zgjedhjeve Haradinajn nuk do ta bëjnë kryeministër, pasi që me disa lëvizje politike do të vijë deri të rinegocimi i marrëveshjes.
Mirëpo, nuk duhet të harrojmë faktin se kusht kryesor për liberalizimin e vizave është ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, ku për kalimin e tij në Kuvendin e Kosovës duhen 80 vota dhe sipas formulës së koalicionit PAN me në krye Haradinajn, ky numër i deputetëve nuk mund të bëhet në asnjë rrethanë pa e pasur në pushtet edhe koalicionin LDK-AKR apo VV-në.
Se çfarë drejtimi do të marrë Kosova në katër vitet e ardhshme, kjo pritet të shihet pas zgjedhjeve të 11 Qershorit, por nëse Lista Serbe nuk e voton, atëherë Haradinaj vështirë se do të arrij të bëhet kryeministër i ardhshëm i Kosovës edhe nëse PAN-i i fiton zgjedhjet.
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...