Qindra refugjatë tanimë ndodhen në kufirin me Turqisë dhe Greqisë, pasi Ankaraja tha se nuk do të ndalonte kalimin e tyre për në vendet e BE-së.
Vendimi i Turqisë ka shkaktuar kritika të mëdha, pasi ekspertët e të drejtave të njeriut thonë se Turqia po përdor refugjatët si ‘patate për Pazar’, për të detyruar BE-në që të ndërhyjë në situatën e përshkallëzuar në Siri.
Komenti vjen një ditë pasi 33 ushtarë turq u vranë në një sulm ajror në Idlib, ku luftimet intensive tashmë kanë detyruar mijëra sirianë që të largohen nga shtëpitë e tyre.
Pse duhet Europa të shqetësohet nga kjo situatë?
Një përshkallëzim i luftimeve në Siri mund të sjellë një reagim zinxhir, që kujton edhe pasojat e krizës së migracionit që filloi në vitin 2015. Nëse Turqia është duke u përballur me një fluks të ri refugjatësh, që po largohen nga luftimet, kjo nënkupton se edhe Europa do të përballet me një njejtën situatë.
Luigi Scazzieri, nga Qendra e Reformës Europiane (CER), ka theksuar se kjo mund të dërgojë në arritjen e qinda mijëra refugjatëve në BE dhe në se mund të ketë ‘një ndërprerje të marrëdhënieve mes BE-së dhe Turqisë’.
Duke parë nga afër, analisti i konfliktit Ruslan Trad tha se ajo që e shqetëson më shumë është se BE-ja ‘nuk është e përgatitur për t’iu përgjigjur çështjeve që tashmë janë duke i trokitur në derë’.
“BE-ja është e ndarë, por le të kujtojmë se çfarë ndodhi pas valës së refugjatëve në 2015, qeveritë populiste, Brexit, tensionet e brendshme. BE nuk është më mirë e përgatitur sot. Mungesa e një politike të përbashkët të jashtme dhe të kuptuarit e situatës në terren e bën Bashkimin një vëzhgues të fshehtë të ngjarjeve”, tha ai.
Pse Turqia po kërcënon me hapje të kufirit?
Komenti i Turqisë për të relaksuar kontrollet e kufijve për vendet anëtare të BE-së do të shkelte një pakt të bërë në vitin 2016 për të frenuar fluksin e migracionit në Europë. Megjithatë, Ankaraja është e përfshirë në një inkursion në Sirinë Veriore në mënyrë që të përmbushë interesat e veta në rajon dhe për të krijuar shumë ‘zona të sigurta’ përgjatë kufirit të saj. Kjo është përmbushur me kritika dhe një ndjenjë të ngurrimit për t’u përfshirë nga BE dhe aleatët e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), ku pjesë e saj është edhe Turqia.
Pra, duke kërcënuar paktin e vitit 2016, kjo do të mund të detyronte BE-në dhe NATO-n që të ndërhyjnë në konflikt.
“Shfaqja e një krize humanitare pranë kufijve të Europës, e pakrahasueshme në ashpërsinë e saj që nga luftërat jugosllave duhet të bindë kombet perëndimorë të rivlerësojnë rreziqet e mos ndërhyrjes,” shkroi Sinan Ulgen, kryetari i think-tank-ut me qendër në Stamboll, për Foreing Policy.
A kishte Turqia ndonjë mundësi tjetër?
“Padyshim që kishte më shumë mundësi, por shumë pak kishin mbetur në fillim të vitit 2020,” tha Trad. Bashkëthemeluesi i De Re Militari Journal shtoi se fuqitë perëndimore nuk mund të prisnin që Turqia, e cila në vendin e saj ka 3.5 milionë refugjatë, që të vazhdojë ‘të rrijë urtë’.
A ka Bashkimi Europian përgjegjësi për të vepruar?
Ekspertët inkurajojnë se BE duhet të ketë një reagim më të fortë në raport me mbrojtjen e refugjatëve, por edhe në marrjen pjesë në gjetjen e një zgjidhje afatgjatë për paqen në Siri.
Po ndërkohë?
Analistët sugjerojnë një mision të përbashkët humanitar BE-NATO për të ndihmuar të zhvendosurit nga Idlib, dërsa Amnesty International ka kritikuar përdorimin e refugjatëve si “patate të skuqura” në një “lojë vdekjeprurëse politike”.
Zëvendësdrejtori i kërkimit të organizatës Massimo Moratti lëshoi një deklaratë të premten duke kërkuar që BE të bëjë “shumë më tepër për të ndarë përgjegjësinë” për refugjatët që vijnë në Turqi.
Kjo do të përfshijë “mbështetje financiare dhe sigurimine shtigjeve të sigurta për në Europë”, tha ai.
Ndër të tjera, ai shtoi se vendet europiane duhet të mbajnë një pjesë të përgjegjësisë./euronews/ Përktheu: arbresh.info/
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...