Në 30 vite politikë, ajo është bërë më shumë në heshtje, me marrëveshje të dyshimta, që linin vend për teori konspirative. Gjithçka në mungesë të plotë transparence, duke shvlerësuar rolin e individit, anëtarit të thjeshtë të partisë dhe organeve të saj kolegjiale vendimmarëse.
Shkruan: Ilirjana Kuçana
Herë-herë dhe kur nuk na ka pëlqyer ndonjë vendim, kemi zgjedhur heshtjen, ndonëse në gabim.
Një vendim kaq i rëndësishëm për Partinë Demokratike, nuk duhet të kalojë në terr të plotë dhe mungesë informacioni. Sali Berisha është lideri historik i PD. Ai që rrëzoi komunizmin dhe solli pluralizmin në Shqipëri. Njeriu më influent dhe më i plotësuar me kontribut e vlera në 30 vite në politikën tonë.
Unë jo vetëm si anëtare e këshillit kombëtar të PD, por edhe thjesht si një mbështetëse e kësaj force politike, kërkoj që ky vendim, këto prova dhe fakte përveç se të bëhen publike të rivlerësohet vendimi për përjashtimin e Sali Berishës nga gr Parlamentar i PD. Nuk e kam mbështetur vendimin e vitit 2013 për dorëheqjen e Sali Berishës kur ai mori të gjitha përgjegjësitë mbi supe dhe që në të gjithë ata përgjegjës ai kishte përgjegjësinë më të vogël për humbjen e zgjedhjeve. Edhe këtë vendim individual që z. Basha ka marë për përjashtimin e tij, intuita më çon që e ka ndërmarë individualisht për të amortizuar debatet dhe përçarjen e PD, nuk mund ta mbështes. Jetojmë në kohë kur Veto nuk ka kurrësesi vlerën e një vendimi kolektiv, se prandaj u zgjodh edhe Kryesia, prandaj KK votoi, prandaj kemi një Statut të miratuar nga organet më të larta të PD.
Në Partinë Demokratike, atë të vlerave dhe të drejtave të individit, është e pashmangshme që të ketë diskutime dhe debate. Këto janë ato çka e bëjnë këtë parti vitale dhe të elektrizuar politikisht dhe jo një tufë delesh si PS.
Z. Basha, në të mirën tonë dhe tuajën, por sidomos në të mirë të PD, duhettë bëjë publike presionet që po i bëhen. Nuk ka Demokrat në Shqipëri, nga Vermoshi në Konispol, që nuk është proAmerikan. Por Demokratët Shqiptarë janë proAmerikanë për shkak të historisë dhe asaj që ky shtet i yni mik ka bërë për ne, jo për kultinë e ndonjë individi President apo funksionarë të administratës Amerikane.
Zihem ngushtë nga mungesa e transparencës, nuk kemi informacion për të ju dhënë njerëzve kur na pyesin.
Edhe nëse për “buonsenso” ju e keni marë këtë vendim individualisht duke shkelur statutin e partisë, ashtu siç e mendoj dhe unë për të mos nxitur debatin dhe përçarjen brenda PD, duhet të tërhiqeni, të bëni publike atë që zien nën tavolinë dhe më pas le ta marim të gjithë bashkë përgjegjësinë mbi supe për vendimin që do të marim. Politika nuk është diçka e zakonshme, por ajo bëhet nga njerëzit – për njerëzit.
(Ilirjana Kuçana është pedagoge dhe aktiviste në protestat studentore në Shqipëri)
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?