Nga: Aurel Rakipllari
Po ta dëgjosh ose ta lexosh fjalimin e Ali Ahmetit në Kërçovë kupton se mes disa liderëve shqiptarë vazhdon “malli” dhe nostalgjia” për Enver Hoxhën dhe “Enverizmin” si frymë dhe përqasje ndaj popullatës. Edhe pse kreu i BDI-së shprehet se, “ne jemi europianë dhe vendi ynë është në Europë”, sërish nuk heq dorë nga “hiperbolat” që dikur Enver Hoxha ia bënte vetes dhe shqiptarëve.
“Era nuk fryn mbi dëllenja era fryn mbi lisa dhe ne jemi lisa nuk na lëkund era”, tha dje Ali Ahmeti në Kërçovë, fjali që të sjellë në mendjeshprehjen e famshme të kohës së komunizmit: “Shqipëria shkëmb graniti buzë Adriatikut. Nuk na mposhtin dot imperialistët amerikanë dhe revizionistët europianë”.
Por a ishte atëherë shkëmb graniti buzë Adriatikut në një kohe kur shqiptarët vdisnin urie, vriteshin, internoheshin, burgoseshin? Po sot a është Ali Ahmeti dhe BDI-ja lis që nuk tundet prej erës ne një kohë kur shqiptarët e Maqedonisë nuk po kalojnë aspak ditë të mira dhe kur partia shqiptare në pushtet akuzohet për shumë afera korruptive, zhgënjim dhe tradhëti?…
Ahmeti, në daljet e tij të fundit publike, ka akuzuar se, “është e papranueshme që këta materiale të shpërndahen në duart e kriminelëve, fabrikuesve si dhe në duart të shërbimeve serbe sepse mos harrojmë se Serbia na harron asnjëherë se ja shkëputëm Kosovën”. Deklaratë që të kujton atë të diktatorit të fundit komunist, Ramiz Alia, në Shkodër, në vitin 1990:
“Si të mos indinjohemi kur propaganda Jugosllave përpiqet të gjejë dhe të nxisë elementë antikombëtare për t‘i shfrytëzuar për qëllimet e veta. Unë para tre ditësh dëgjova thirrjen ‘Sllobodan, o Sllobodan çliro popullin Shkodran’. Harrojnë kokat e nxehta të shovinizmit serb thënien e urtë dhe të vjetër të Shkodrës loke, se, ‘Nuk tundet Taraboshi nga era’”.
Mentalitet dhe taktikë tipike enveriste me qëllim mbajtjen lart të një fryme gjoja “patriotike” me shpresën se shqiptarët do të vazhdojnë ta hanë sapunin për djath, për ti hedhur hi syve dhe për ti mbajtur larg realitetit duke i ngulitur në mendjeidenë se “nuk ka më mirë se ne”…
Zëvendëskryeministri i Luksemburgut i sjell Kurtit napolitan...
U tha se ka dhënë dorëheqja pas paraqitjes në SPAK, kryebash...
Ish-drejtori i Arsimit në Drenas i akuzuar për korrupsion th...
Nga marrëveshja për emigrantët te zgjedhjet në SHBA, Rama in...
Noizy dorëzohet në polici, ndalohet për 48 orë nga Prokurori...
Kur do të dihet fituesi i zgjedhjeve në SHBA?