Shkruan: Nezir Kraki
Ambasadori Grenell deklaron qe ne takimin e Washingtonit do kete veç tema ekonomike dhe do lihet anash politika…
Fort bukur!
Kjo është fiks linja strategjike serbe e cila ka 20 vite qe kerkon invalidimin politik te Kosoves permes imponimit te fuqise se saj ekonomike ne Ballkan.
Dhe duke e bërë këtë Serbia e fut Kosovën ne listen e vendeve si Qipro apo Tajvani, dmth e kthen Kosoven nga « zone shteterore » ne « zone gjeografiko-ekonomike » te papercaktuar dhe pa strukture normale e te pranuar shteterore.
Po t’ishte ekonomia ajo qe siguron apo krijon sovranitet Tajvani sot do ta kishte sovranitetin me te forte ne bote. Por jo! Ekonomia ne rastet e tilla eshte veç materje qe sherben per ngrirjen e problemeve reale politike.
Prandaj e thash edhe ne interviste pardje se çdo marreveshje qofte ajo veç ekonomike me Serbine ne rrethanat aktuale eshte nje bllok me pak ne murin e shtetesise se Kosoves.
NUK DUHET te shtohen lidhjet me Serbinë nese ato lidhje e normalizojne mospranimin e shtetit te Kosoves dhe dobesimin e faktorit shqiptar ne Ballkan.
Sepse deri sot, çdo bisedim e çdo takim i ka sherbyer veç RIVARËSIMIT të Kosovës ndaj Serbise. I ka sherbyer rikthimit te Kosoves nen kontrollin politik serb.
Tash me takimin e neserm Serbia synon ta zyrtarizoje nderkombetarisht edhe kontrollin ekonomik mbi Kosoven si zone gjeografike me status te padefinuar.
Me fjalë tjera, dhe e di qe shumekush nuk me kupton, aty ku para 20 viteve u vendos ndarja e Kosoves nga Serbia, neser ka gjasa te anulohet ajo ndarja dhe te perforcohet bashkqeverisja Beograd-Prishtine e Kosoves.
(Autori është ligjërues në Departamentin e Shkencave Politike në Université Paris Est Créteil (Upec)
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...