Nga: Fadil Maloku
1.Edi Rama, nuk mund të ndërmjetesoj sinqerisht (edhe për arsye të thjesht; vogëlsisë specifike per kete rol!) midis Kosoves dhe Serbisë,ngase, ai aty arriti të përfaqesojë vetëm bllokmenët dhe oligarkët ala kanabis të Shqiperisë,por jo edhe interesat gjithëkombëtare.
2. Gafi me citimin e Ivo Andriqit (një shqiptarofobi dhe antishqiptari të përbetuar), si bëri nderë as atij, as PS-s, as Shqipërisë e lëre me neve kosovarëve!
3. Krejt loja e vizitës…, në fakt, ishte më shumë në funksion të një kurtuazie,por, edhe mashtrimi dhe konsumi të brendshëm parazgjedhor!
4. Ftesa publike, anipse me përplotë eufemizma, për ta njohur kinse Kosoven nga ana e Serbisë, ishte me teper kurtuazi, se sa ndonjë ftesë e sinqert për ta bërë këtë…!
5. Diplomacia aktuale turbonacionaliste serbe s’është aq naive, sa të besoj në brockulla të tilla publike politike!
6. Serbia është e interesuar, të dal nga kriza e rëndë ekonomike…dhe autostrada e përmendur (jo rastësisht!) Nish-Prishtinë-Durres (nga Rama,por, jo edhe nga
Vucic,sepse ai iu adresua vetêm si “autostradë; Nish- Durrës!!!) ishte dhe mbetet,edhe më tej një synim jetik strategjik për ta ndihmuar daljen e saj nga kjo krizë…!
7. Andaj, Edi Rama, gaboi politikisht dhe kombëtarisht!
(Autori është Sociolog i Globalizmit dhe anëtarë i shoqatës së sociologëve botërorë: www.sociologistswithoutborders.com)
Sveçla në Samitin për Digjitalizim në Estoni: Siguria Kibern...
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...