Shkruan: Bedri Elezi
Dyshimet për pasigurinë e procesit juridik të dhomave të specializuara dhe prokurorit të specializuar të Republikës së Kosovës.
Themelimi i këtij institucioni i cili do të merret me pretendime për krime lufte, u themelua me marrëveshje ndërkombetare, marrëveshje e cila u miratua në kuvendin e republikës së Kosovës.
Sigurisht se pytjet:
1 Nga kush dhe pse kishte nevoj të themelohet një institucion për pastruar luftën çlirimtare ?
2 Kush ishin ata që punuan në këtë marrëveshje, kush e nënshkroni këtë marrëveshje dhe cilat ishin dobitë apo dëmet e kësaj marrëveshje?
3 Nga kush ishin përpunuar dhe analizuar informacionet ku mund të pretendohen Krimet e kryera?
4. A janë përfshirë institucionet relevante të republikës së Kosovës në procesin e marrëveshjes, sidomos ata të sigurisë?.
Këto si dhe shumë informacione të tjera deri tek marrëveshja kanë nevoj për përgjigjëje.
“Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës u themeluan në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, një amendamenti kushtetues, si dhe në bazë të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të Kosovës.
Ato janë institucione të përkohshme me mandat dhe juridiksion të përcaktuar për krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe krime të tjera sipas legjislacionit të Kosovës, të cilat filluan të kryhen ose u kryen në Kosovë midis 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 2000 nga persona me shtetësi të Kosovës ose të Republikës Federale të Jugosllavisë, ose kundër personave me shtetësi të Kosovës ose të Republikës Federale të Jugosllavisë.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës kanë seli në Hagë, Holandë. Personeli i tyre është ndërkombëtar, sikurse janë edhe gjykatësit, Prokurori i Specializuar dhe Administratorja.”
Këta janë autorizimet e dhëna nga marreveshja ndërkombetare e cila u ratifikua nga kuvendi i Republikës së Kosovës. Por si erdhi deri te kjo marrëveshje dhe ratifikimi i sajë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, lenë për të dëshiruar, poashtu zhvillimet politike dhe ata të sigurisë nga ky proces mund arrinjë deri te cënimi i sigurisë kombëtare, apo dëmtimi i marëdhënjeve me aleatët e Republikës së Kosovës, andaj duhet të jemi shumë serioz tanimë kur vetëm jemi në fazën e ngirtjës përkatësisht konfirmimit të aktakuzave.
Intelegjeca e Kosovës apo ajo shqiptare duhet konsiliduar veprimet në nivelin më të lartë, për të finalizuar këtë proces kompleks.
______________________________________________________________________________________________________________
Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtim sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton.
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...