Shkruan: Elvinë Sefiu
Albin Kurti duke mos e shkarkuar këshilltarin e tij Shkëlzen Gashi, në lidhje me deklaratën fyese dhe të paqëndrueshme për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, mund edhe të jetë përkrahës i saj.
Kjo e dëshmon edhe përmes një gabimi tjetër paraprak të Gashit, ku përveç se nuk e “qortoi” në një konferencë për medie të përbashkët, ata dukeshin sikur kishin dalë të mburren për “rezistencën”.
Gashi rrëfeu se “Dick Marty nuk është antishqiptar, përkundrazi, Marty ka botuar një raport që flet për krime të kryera nga anëtarët e UÇK’së kundër civilëve të pafajshëm”, derisa një ditë para kësaj deklarate përmendi edhe “rezistencën”.
Dy veprimet të pamatura të këtij individi, po i bashkohen edhe dhjetëra gabimeve të tjera të gjysmës së kësaj qeverie në fushën e sigurisë, drejtësisë, ekonomisë, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, për më pak se dy muaj.
Kryeministri në detyrë, do të duhej të linte të lira edhe institucionet e sigurisë dhe drejtësisë të merren me Gashin. Policia e Kosovës për deklaratën e “rezistencës” e kishin thirrur të paraqitej në stacion, derisa pak më vonë i kishin thënë se nuk është nevoja të paraqitej. Rrëshqitja e kësaj deklarate të vetë Gashit, shpërfaqë qartazi “uzurpatorin” e sigurisë. Në rrethana të një shteti të së drejtës, me Shkëlzen Gashin do të duhej të merreshin urgjentisht policia e prokuroria.
Deklaratat e paqëndrueshme në psikologji shpjegohen si një tendencë drejt mungesës së vetëkontrollit, sjelljes së çrregullt, zhvendosjes së qëndrimeve dhe besimeve dhe ndryshimit të shpejtë ose emocioneve të tepërta. Për çrregullime të tilla, kudo në Evropë, këta persona trajtohen nga psikologët.
(Elvinë Sefiu është kryeredaktore në portalin arbresh.info dhe për më shumë se dhjetë vite ka punuar në medie si gazetare dhe redaktore)
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...