Disa pyetje konkrete për Albin Kurtin

21:36 | 18 Mars 2020
Arditë Shkodra

Populli thotë: qysh fillon ashtu edhe mbaron. E çfarë tjetër mund të ndodhë kur faktori politik nuk është unik as kur është në pyetje vendi ynë.

Çfarë u ndërmor ndaj liderit të serbëve të Kosovës kur tha se nuk lejojnë që ushtria e Kosovës të shkoj në veri të vendit? Ka kaluar koha e kokëfortësisë dhe diktatit.

Mendoj se kot flasim për demokraci derisa veprimet po ngjajnë sikur ato të sistemit monist. Një thënie e urtë e Dukagjinit thotë: nëse dy veta të thonë se je pijanec, mbahu për muri se diqka nuk është në rregull me ty.

Kryeministri Kurti, në këto momente të rënda për vendin do të duhej të merrej me problemin e Covid 19 e jo me atë se kush nuk po mendon sikur ai, kur dihet se pikërisht VV ka qenë ajo që ka kërkuar me ngulm koalicionin me LDK-në dhe dihet sa zgjatën bisedimet derisa u arrit ai.

Me veprimin e fundit të z. Kurtit ku shkarkoi z. Veliun vetëm pse ai e shfaqi haptas mendimin e tij në lidhje me veprimet që duhet të ndërmerren në lidhje me krizën e virusit dhe duke mos përfillur kërkesën e partnerit të qeverisë ne lidhje me raportet me SHBA- në dhe heqjen e taksës, vendi do të mbetet pa qeveri. Shtrohet pyetja: pse u formua qeveria kur nuk përfillet mendimi i partnerit të qeverisë?

Pse po veprohet kundër aleatit tonë të domosdoshëm- SHBA-së?

A po fshehet mosguximi dhe paaftësia për të vendosur për çështje madhore të shtetit duke marrë si pretekst deklarimin e z. Veliut dhe shkarkimin e tij, dhe me këtë ta shkarkojnë veten dhe të lirohen prej kësaj barre? Kush, ku, po e dërgon Kosovën?

Autor: Mursel Zymberi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme