Asnjëherë, që nga shpallja e pavarësisë, Kosova nuk ka qenë më e izoluar në rrafshin ndëkombëtar se sa vitin e fundit, ose me saktësisht, që nga ardhja në krye të shtetit e binomit Kurti-Osmani.
Për më pak se 14 vjetë, Kosova si shtet i pavarur, ka bërë progres të jashtëzakonshëm në të gjitha fushat, dhe, sot në të gjitha planet, qëndron më mirë se më shumë se gjysma e shteteve antare të OKB-së, e të cilat nuk kanë përjetuar tmerret e luftës dhe shkatërrimit që ka përjetuar vendi ynë. Duhet të jesh i verbër ose akoma me keq, duhet të jesh qellimkeq, të mos e shohësh këtë.
Dhe, të tillë, qellimkëqinjë dhe kontestues e mohues të shtetit të pavaur të Kosovës dhe të arriturave që ky shtet ka shënuar, ka mjaft. Më shumë se që na duhen!
Në pyetjen nëse Kosova mund të ishte akoma më mirë, përgjigja ime është konstante dhe konsistente, PO! Por, ndërsa ka një konsensus të gjërë politik e social se në fusha të caktuara shteti ynë mund të kishte bërë më shumë, kjo assesi nuk justifikon injorimin e fakteve. E faktet flasin për një storje suksesi të jashtëzakonshëm të bërjes së Kosovës.
Krahas Serbisë e Bosnjës, Kosova nuk është ftuar në samitin e shteteve demokratike, që organizohet nga Presidenti amerikan Joe Biden. A duhet të jet ky ‘klubi’ ku duhet quar Kosovën?! Me
Serbinë dhe Bosnjën?! Lexo Republika Srpska!!!
Jo, assesi!
A duhet të shqetësohemi?
Po, shumë. Tej mase shumë, sepse janë shenja të cilat, po nuk i lexuam saktë, mund të prodhojnë konsekuenca nga më të ndryshmet.
Mbase është përtyp shumë ajo thënja, ‘çdo gjë ndodh pë një arsye’, dhe rrjeshimisht jam i detyruar t’i hedh një sy asaj që ka ndodhur ose nuk ka ndodhur gjatë vitit të fundit.
Paraqitjet skandaloze të Presidentes, Kryeministirit dhe Ministres së Jashtme të Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe forume tjera ndërkombëtare, në të cilat predominon portretimi i Kosovës si vend i krimit dhe korrupcionit, duke pretenduar se këta janë të dërguarit e Zotit për ta ndryshuar këte, janë mirëpritur nga kundështarët dhe kontestuesit e pavarësisë së Kosovës.
Ndërkohë që përkrahësit dhe sponsorizuesit e pavarësisë së Kosovës zihen ngusht dhe disi ‘në faj, sepse paskan ndihmuar krijimin e një shteti “monstër”’ A është mohimi i vet qenies së Kosovës dhe bllatosja e saj, prioritet i politikës së jashtme të binomit Osmani-Kurti, të cilët, me votën tuaj qytetarë të nderuar të vendit tim dhe me votën e deputetëve të zgjedhur nga ju, kanë ardhur në krye të shtetit tonë të dashur! Përgjigjen në këtë pyetje duhet ta ipni JU!
Politika infantile e krerëve aktual të shtetit të Kosovës, krekosjet dhe arroganca në komunikimet ndërkombëtare, retorika konflikt-nxitëse, që është një ‘copy paste’ e retorikës serbe, si dhe politika shkatërruese e vetizolimit nuk ka si të perfundojë tjetërkund pos me Kosovën në të njejtin ‘klub’ me Serbinë dhe Bosnjën! E kjo mund të ndryshojë matematikat rrënjësisht!
Çka solli deri këtu?
Përpjekjet dëshpruese të binomit Kurti-Osmani për të njollosur dhe mohuar çdo progres që kanë bërë qeveritë e kaluara për të avancuar Kosovën drejt përmbylljes së shtet-ndërtimit.
Lojrat e Albin Kurtit me dialogun me Serbinë, duke e degraduar ate nga nje dialog për njohje në dialog puro teknik, e që Serbia e mirëpret.
Lojrat e qeverisë me gazin ‘amerikan”…etj.etj.
Arroganca ndaj medias së lirë….
Cdo platforme televizive, konferencë, panel apo forum nderkombetar, nga këta të mjerë, Kurti, Osmani, ministrja e jashtme etj. shfrytëzohet për të treguar qysh Kosova paska qenë çerdhe e krimit të organizuar dhe korrupsionit e asgje me shumë! (A ka krim dhe korrupsion në Kosovë?! Po, ka! Por kjo nuk është kryefjala e as e veçanta e Kosovës. ku krimi dhe korrupsioni janë në shkallë më të ulët se në shumicën e vendeve antare të OKB-së. Kosova ka edhe një infrastrukturë ligjore e institucionale të mirë dhe funksionale e cila po e lufton krimin dhe korrupcionin sistematikisht)
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan që të miratojnë një rezolutë për zbatimin e Marrëveshjes së arritur më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë. Refuzimi i kësaj resolute nga deputetët e
VV-së shpërfaq hapur etablimin dhe konsolidimin e politikës së vetizolimit të Kryeministrit Albin Kurti dhe VV-së. Duket se Kurti me VV-në dhe Zonja Presidente vetmjaftohen me pak pushtet në ‘mahallë’ e nuk lodhen fort për interest afatgjata të vendit. Asgjë më e rrezikshme për Kosovën në stadin e saj aktual të konsolidimit si shtet.
Mesazhet krekosëse që Kurti po dërgonte qoftë edhe duke refuzuar miratimin e një resolute edhe ashtu jodetyruese për qeverinë, janë të rrezikshme dhe me pasoja. Ai akt politik i Kurtit ishte shumë më shumë sesa vetëm një refuzim.
Pra, është e qartë që Kurti ështe një manipulues dhe mashtrues gjenial, i cili interesin personal dhe ate të vartësve të tij e vë para cdo interesi qytetar e nacional. Ai së bashku me vartësen e tij në Presidencë e di që ajo masë që i shkon mbrapa verbërisht, nuk preokupohet hiq nëse Kurti e Osmani bëjnë apo nuk bëjnë politika në interes të vendit. Kurti e Osmani mjaftohen dhe janë të stërknaqur që kanë pas veti një armatë të mjerë digjitale që u thurrë elozhe.
Por, kostoja e kësaj politike mund te jet rrënuese per vendin dhe të ardhmen tonë kolektive.
Amerika do të jet krah popullit të Kosovës. Këtu nuk kam asnjë dilemë.
Amerika poashtu e ka durimin e besa edhe luksin që të pres nëse në Kosovë do të ket një qeveri që do të di t’i lexojë saktë shenjat e politikës aktuale amerikane të “ ambiguitetit të qellimshëm’ ndaj Kosovës.
Pyetja që duhet shtruar urgjentisht është se a e ka edhe Kosova këtë luks? Përgjigja e prerë në këtë pyetje është. Nuk e ka!
Gjatë vizitës time të fundit zyrtare në Washington D.C. rastisi që takimin e fundit e kisha me një mik timin të kahershëm, diplomat kulminant amerikan, një njohës i madh i rrethanave në rajonin tonë. “Amerika do ta mbrojë popullin e Kosovës dhe Kosovën nga çdo kërrcnim i jashtëm por duhet ta dini se Amerika nuk mund ta mbrojë Kosovën nga vetvetja dhe nga qeveria e saj”, më tha, shumë miqësisht.
Mosmirënjohja dhe sfidimi direkt i rolit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në punët e Kosovës në të gjitha rrafshet godet rëndë partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Politika izolacioniste assesi nuk është interes i Kosovës. E kjo do të shihet shpejt. Shpresoj jo me një kosto të lartë për Kosovën?!./arbresh.info/
Teksti është marrë nga profili i Skender Hysenit në Facebook.
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...