Shkruan: Frida Ghitis
Nuk ka ndodhur shumë kohë më parë kur vendosja e një grusht shteti nënkuptonte nxerrjen e tankeve në rrugë, ose nisjen e një revoltimi masiv popullor për të rrëzuar një qeveri dhe për të zëvendësuar atë me një tjetër.
Por kjo ka ndodhur në shekullin 20-të.
Ajo që po ndodh tani është shumë graduale, por jo më pak efektive. Ankesat janë më të kushtueshme. Lëvizjet e hershme kërkojnë një përgjigjjë të fortë.
Diktatorët e ditëve të sotme nuk duan të rrëzojnë qeveri. Ata kërkojnë që të kontrollojnë tërë sistemin qeverisës. Siç e kemi parë edhe nga autokratët – nga Nicolas Maduro në Venezuelë në Vladimir Putin në Rusi, Recep Tayyip Erdogan në Turqi, Daniel Ortega në Nikaragua dhe disa të tjerë. Në një formë sekrete, këta po manipulojnë me normat demokratike.
Tregimet e tyre ofrojnë një antologji të tregimeve paralajmëruese të mbushura me informacione të dobishme për njerëzit që duan të shpëtojnë shtetet e tyre nga një fat i ngjajshëm.
Autokratët lëvizin dhe fillojnë ngadalë çmontimin e sistemit. Së pari ata fitojnë zgjedhjet, pastaj fillojnë të diskretojnë opozitën, duke nënvleftësuar shtypin e lirë dhe duke shpikur ‘armiq të popullit’.
Tregimet e tyre ofrojnë një antologji të tregimeve paralajmëruese të mbushura me informacione të dobishme për njerëzit që duan të shpëtojnë shtetet e tyre nga një fat i ngjashëm.
Autokratët lëvizin dhe fillojnë ngadalë çmontimin e sistemit. Së pari, ata fitojnë një zgjedhje, pastaj fillojnë të diskreditojnë opozitën, duke shpërfillur dhe duke nënvleftësuar shtypin e lirë, duke shpikur “armiqtë e popullit”, në shtëpi, për të ulur pretendimet e kritikëve. Kërcënimet e huaja janë gjithashtu të dobishme, veçanërisht në qoftë se autokratët mund të pretendojnë se kanë aleatë që përgjojnë brenda atdheut.
Akuzat drejt opozitës apo mediave për të qenë pjesë e ‘një elite’ ose ‘një shteti të thellë’ lejon që autokratët në mënyrë piktoreske të nxjerrin në pah problemet që i kanë si motive të ngushta. Kjo e pengon publikun t’i mbrojë argumentat dhe paralajmërimet e tyre. Më pas, autokrato dhe ekipi i tij shpërbëjnë sistematikisht pavarësisnë e gjyqësorit dhe në fund të fundit, sundojnë edhe ligjin.
Para shumë kohësh, udhëheqësi i zgjedhur në mënyrë demokratike ose pseudo-demokratike është i padallueshëm nga një diktator. Deri në kohën kur shumica e njerëzve e kuptonin atë që ka ndodhur, do të behët shumë vonë. Në fakt, deri atëherë, në kontroll të plotë të një narrative të rrejshme, ai mund të bëhet shumë popullor.
Kjo ndodh nëse njerëzit nuk i vërejnë shenjat paralajmëruese në fillim dhe nuk veprojnë për të parandaluar atë.
Mbajtja e mbështetjes popullore nuk është gjithmonë e mundur, sidomos kur keqmenaxhimi ekonomik është shumë i madh, sikurse po ndodh me popullin në Venezuele.
Nën sundimin e Presidentit Nicolas Maduro, katastrofa ekonomike ka tejkaluar vlerat e normales. Situata atje është shumë me e dëshpëruese sesa në kohën e Depresionit të Madh.
Megjithatë, Maduro, i cili u përkëdhel nga Presidenti i ndjerë Hugo Chavez, po bën gjithçka që duhet për të mbajtur veten në pushtet dhe Partinë e tij të Bashkuar Socialiste të Venezuelës.
Ai qartë mashtroi edhe në zgjedhjet e fundit dhe më pas burgosi liderët e opozitës dhe media e pavarur është dëmtuar nga një ligj që ndalon lajmin që ‘nxit ankthin e qytetarëve’, ose ‘nuk respekton autoritetin’.
Procesi në Venezuelë ka tiparet e veta lokale, por ngjan me sistemin e shumë vendeve që kemi parë deri me tani.
Konsideroni Rusinë, ku Presidenti Vladimir Putin vazhdon të mbajë pushtetin që nga vera e vitit 1999. Sistematikisht ai ka marrë të gjithë levat e pushtetit. Ata që guxuan ta sfidojnë atë, u përballën me fakte te tmerrshme.
Kritiku i tij Mikhail Khodorkovsky u burgos në Siberi, ndërsa ende mbetet miser vrasja e gazetares Anna Politkovskaya, e cila u vra në vitin 2006 pas një raportimi se Putini ishte i zhytur në korrupsion.
Megjithatë, rusët kanë dëshmuar se nuk dëshirojnë që demokracia e tyre të vidhet. Ku zgjedhjet parlamentare në vitin 2011 i dhanë kontrollë të plotë Putinit, vendi u zhyt në protesta të mëdha. Tre muaj më vonë, Putin fitoi zgjedhjet e tij të treta presidenciale dhe që nga ajo kohë, ai ka marrë nën kontrollë lirinë e mediave. Mediat e pavarura u mbyllën gradualisht, ndërsa opozita e zhurshme u ‘hesht’, gjyqësoi humbi pavarësinë dhe demokracia e vertetë u kthye në një ëndërr të venitur.
Pothujase e njejta gjë ndodhi edhe në Turqi, ku Presidenti Erdogan, i cili qeveris me Turqinë që nga viti 2003, ia doli të organizonte një referendum për konsolidimin e pushtetit. Vëzhguesit ndërkombëtarë e kanë kritikuar procesin si jodemokratik, por Erdogani vazhdoi tutje duke e kthyer presidencën në një qendër të pushtetit ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor.
Erdogan e përshpejtoi pushtetin e tij pas grusht shtetit të vitit 2016 të cilin e quajti ‘dhuratë nga Perëndia’. Ai e përdori grusht shtetin për të rrënuar mediat e pavarura, largoi nga puna dhjetëra mijëra mësues, policë dhe punonjës të qeverisë nën pretekstin që ata mbështetën grusht shtetin.
Autoktratët kudo në botë janë duke marrë parasysh metodat e reja të suksesit, por janë pikërisht qytetëratë ata që nuk duhet të lejojnë që një proces i tillë të arrijë deri në këtë masë.
Në Poloni në përpjekje nga ana e qeverisë për të marrë përsipër gjyqësinë, mijëra qytetarë u hodhën në protest masive, duke e bërë të diskutueshme veton ndaj ligjit.
Veprimi i qytetarëve në Poloni ka habitur edhe aktivistët e vendeve demokratike.
Në vendet ku institucionet demokratike kanë rrënjë më të thella, si Shtetet e Bashkuara, kushdo që kërkon të minojë sistemin përballet me pengesa shumë më të larta. Përveç kësaj, me një antologji të tillë të shembujve në dispozicion, një autokrat që synon të konsolidojë pushtetin, nuk sjell ndonjë befasi.
Përktheu: Arbresh.info
Burimi: CNN
Edon Zhegrova bëhet objektivi kryesor i Juventusit për të fo...
Rusia po mbledh dhjetëra mijëra trupa në Kursk, thotë Ukrain...
“Cenon të drejtat për një proces ligjor”, mbrojtja e Thaçit ...
Krasniqi pret në takim ambasadorin italian, e falënderon për...
Ishulli lidhës i Arbërisë, Abdixhiku: Pas 9 shkurtit, bëhuni...
Gjykata shfuqizon dënimin, deputetët e PD mund të kthehen në...