Ceca Razhnatoviq dëgjohet dhe pëlqehet gjerësisht në Federatën boshnjake të Bosnjes dhe Hercegovinës (pjesa muslymane dhe katolike) edhe pse është gruaja e Arkanit dhe trashëgimtarja e pasurisë dhe bizneseve të tij mafjoze.
Zërave për koncert në Federatë opinioni i ëahtë përgjigjur hapur kundër, por ama këngët e saj i këndojnë masivisht, e masivisht shkojnë në koncertet e saj në diasporë. Por ende nuk bëhet fjalë për koncert. Nuk jemi duke folur për ofendime, por për një personazh, bashkëshorti i së cilës ka qenë një nga kasapët më të mëdhenj kundër boshnjakëve gjatë luftës.
Dino Merlin nga ana tjetër ishte viktimë. Ai jetonte çdo ditë mes pasigurisë së predhave që nuk reshtën mbi Sarajevë nga forcat serbe për katër vite rresht, çdo ditë. Dino arriti të largojë familjen e tij nga Bosnja me ndihmën e shoqes dhe koleges së tij Vesna Zmijanac, këngëtare shumë e famshme serbe, e lidhur dhe ajo si shumë këngëtarë të tjerë folku serb, me njerëzit e Millosheviqit. Ndërkohë Dino vazhdoi të nxirrte albume edhe nën predha, dhe pati deklaruar se albumet e tij ndalohet ti blejnë qentë dhe serbët.
Lufta mbaroi e Dino edhe sot e kësaj ditë mbetet në absolut këngëtari më i dashur dhe më i shitur në ish Jugosllavi. Kur shkonte për koncerte në Mal të Zi, sheshet i mbusheshin me serbë që vinin nga gjithë Serbia për të dëgjuar Dinon live. Albumet e tij ishin hit nr 1 po ashtu në Serbi njësoj si në Bosnje. Kështu në vitin 2011 Dino më në fund vendosi të mbajë koncert në Beograd për dy netë.
Grupet nacionaliste serbe bënë turli lloj protestash kundër tij, e thirrjesh për bojkot. Rezultati qe që jo vetëm koncerti u mbajt 2 netë në stadiumin Marakana të mbushur plot e përplot, por që u bë dhe nje shfaqje e tretë për gjithë ata që nuk kishin mundur të gjenin bileta për 2 shfaqet e planifikuara. Brenda ditës, u shitën tërë biletat dhe Dino performoi para një stadiumi të tejmbushur edhe pse njoftimi për këtë shfaqe qe bërë vetëm një natë më parë.
Koncerti j Dinos në Beograd 2011 do mbahet mend edhe ca kohë si një prej shfaqjeve të tij më të mira. Nacionalistët u shkrinë si kripa në ujë, ja ata bishat e tifozerisë së Zvezdës e Partizanit, nuk u dukën kërkundi para asaj mbështetjeje masive.
Këngëtarët janë njerëz si krejt tjerët me huqet e të metat e tyre. Në shtete autoritare apo diktatoriale ata shpesh bëhen vegla propagande për pushtetin ose ngatërrohen me të fortët ca nga halli e ca nga qejfi, por gjithsesi shkak mbetet anomalia dhe pasiguria për jetë. Kështu Ceca edhe pse nuk pat çajre pa u martuar me Arkanin, pasi qe strategji e Millosheviqit që këngëtarët folk ti përdorte për koncerte në mbështetje të tij dhe ti joshte duke i lidhur me mafjozët dhe paramiliyarët e tij (për ti furnizuar me para e me mall në atë kohë bllokadash ndërkombëtare e inflacioni astronomik), vetë ajo nuk ka asnjë këngë të lidhur me politikën. Këngët e Cecës janë zakonisht këngë grashë të dëshpëruara nga tradhtia mashkullore, vuajtjeve të dashurisë e kësi temash, që njerëzit i dëgjojnë e pëlqejnë pavarësisht qënies së saj gruaja e Arkanit.
Ndërsa në rastin e Dinos çdo njeri me mend në kokë e di se në kushtet ku ai jetoi për 4 vite, ajo shprehje ishte veç minimumi.
Pra sido që të jetë çështja, pyetja e bojkotit në të tilla raste mbetet pa përgjigje. Fundja njerëzit pëlqejnë muzikën e nuk shkojnë në një koncert kur nuk e pëlqejnë këngëtarin, edhe sikur ai të ishte i angazhuar për paqen në botë.
Ndoshta vendimi për bojkot apo jo i duhet lënë individit?/Opinion.al/
*Autorja është Antropologe
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor