Shkruan: Kadri Veseli
Kuvendi i Kosovës, tanimë, ka krijuar një traditë shumë të mirë të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë. Kjo ditë merr një rëndësi të veçantë në kontekstin e shoqërive e shteteve me demokraci të re, siçështë vetë shoqëria kosovare.
Demokracia përbën modelin më të mirë të qeverisjes në historinë politike të njerëzimit. Të gjitha modelet tjera politike që kanë synuar ta zëvendësojnë, kanë dështuar njëra pas tjetrës. Sigurisht, do të dështojnëedhe modelet që sot përpiqen të rivalizojnë me demokracinë. Arsyeja, pse kjo ka ndodhur dhe do të ndodhë edhe në të ardhmen, është shumë e qartë: vetëm demokracia arrin të sigurojë një qeverisje e cila nuk e cenon vlerën më të lartë të individit dhe të shoqërive- lirinë.
Ne besojmë në këtë ide, prandaj kemi zgjedhur që të jemi pjesë e botës demokratike, sinonim i të cilës janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Aleanca Veri-Atlantike dhe Bashkimi Evropian.
Nuk kemi asnjë dilemë dhe asnjë hezitim në këtë vizion.
Por, demokracia para se tëjetëide, është praktikë reale, është mënyrëspecifike e qeverisjes dhe mënyrëe jetesës në liri.
Është pikërisht ky dimension që nganjëherë duket se e harrojmë. E kemi gojën plot demokraci, e në anën tjetër lejojmë të na ndodhin gjëra që nuk korrespondojnë me frymën praktike të demokracisë.
Ndërsa e them këtë, fjalën e kam pikërisht te skena jonë politike e cila tash e një kohë të gjatë po ka vështirësi serioze në tejkalimin e polarizimit të dëmshëm partiak.
Në demokraci, dallimet politike janë të ligjshme, por kur ato nuk konkludojnë me konsensus, shndërrohen në rrezik për rendin demokratik. Interesat partiake janë legjitime në demokraci, por ato de-legjitimohen saherë që dalin mbi interesin publik.
I përmenda këto parime, për të dalë tek çështja aktuale e dialogut me Serbinë.
Na duhet të ulemi dhe të gjejmë gjuhën e përbashkët në përballje me sfidat e këtij dialogu. Të ulemi, ashtu siç kemi bërë gjithmonë në të kaluarën dhe kemi pasur sukses. Fryma e përjashtimit reciprok, të cilën aktualisht jemi duke e parë në mjedisin tonë politik,është një rrugë pa krye. Politika e qorrsokakut askujt nuk i shërben dhe të gjithë do të dalim të humbur nëse nuk hiqet dorë prej saj.
Dilemat e ngritura mbi rrezikun për ndarjen e Kosovës nuk janë të qëndrueshme. Realisht, nuk janë dilema tona. Janë gracka të kundërshtarëve të lirisë dhe pavarësisë sonë.
Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.
Deklarata e Pavarësisë e 17 Shkurtit është deklaratë e shenjtë për popullin tonë. Prandaj, si e tillë, është e paprekshme. Është e pacenueshme, siç janë gjërat e shenjta.
Kosova ka integritetin e saj territorial, të njohur ndërkombëtarisht.
Ka Kushtetutën e saj demokratike dhe askush nuk ka mandat të marrë vendime që bien ndesh me parimet themelore të saj. Prandaj, duke marrë parasysh këto parime të cilat na bashkojnë, është koha të ulemi dhe sëbashku ta trasojmë rrugën përpara. Këtë e presin sot qytetarët nga ne. Ky është obligimi ynë për të cilin kemi marrë mandatin prej tyre.
Një gjë duhet ta kemi të qartë: Ose do ta respektojmë dhe zbatojmë këtë obligim, ose nuk kemi arsye të qëndrojmë në ulëset e Kuvendit e të Qeverisë, asnjë ditë të vetme. Rrugë të tretë nuk ka.
Ky tekst është fjalimi që kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka mbajtur sot në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë.
opinion
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...