Shkruan Zejnepe Bekteshi
Zgjedhjet në Kosovë në këto rrethana politike të bëjnë të mendosh se do të jenë të parakohshme, madje se priten të mbahen në qershor të këtij viti.
Koalicioni që është krijuar në zgjedhjet e fundit, shihet se nuk është aq mirë, përderisa në mocionin për ta rrëzuar qeverinë kishte edhe deputetë të kësaj qeverie. E çuditshme apo jo, kjo ndodh në Kosovë, qeveria rrëzon qeverinë, edhe pse ky koalicion është dukur falso që nga fillimi.
Këto dy parti që janë në qeveri , në vitet e fundit kanë kaluar një proces të strukturave të brendshme. PDK-ja ka ndryshuar lidershipin ndërsa LDK-ja është munduar ta marr veten, po ashtu gjatë kësaj periudhe ndodhen edhe zgjedhjet në Drenas .
Zgjedhjet lokale që ndodhën në Drenas kanë treguar shumë, në një vend ku ka prirë PDK-ja, votuesi e ndryshoi dhe në zgjedhjet nacionale ka një pritshmëri më të madhe për një ndryshim në qeverisjen e Kosovës.
Këto zgjedhje të parakohshme për PDK-në nuk janë problem pasi që e shohin veten si parti e parë edhe pse në zgjedhjet lokale në Drenas pritshmëria për ndryshim është më e madhe edhe te zgjedhjet nacionale. Edhe LDK-ja si parti në pushtet nuk e ka frikën e zgjedhjeve ani pse humbja e Prishtinës dhe mos riformimi brenda partisë lë shumë për të dëshiruar.
Ardhja e këtyre zgjedhjeve është e thjeshtë dhe i thonë Demarkacion. Si Qeveri dhe Parlament kur s’ke numra dhe vullnet për punë shkon në zgjedhje.
Ardhjes së zgjedhjeve të parakohshme tashmë po i dihet arsyeja, mirëpo politika kosovare tashmë është bërë e ditur edhe nga qytetarët që si para dhe pas zgjedhjeve “luajnë ping pong”, sa ka koalicione parazgjedhore e sa pas zgjedhore.
Edhe pse ka ndryshime te votuesit e partive të mëdha , prapë loja e tyre vazhdon të jetë e njëjtë qe besa tash edhe kanë filluar të mbajnë takime me qytetarë e t’i thërrasin elektoratin, gjë që janë të harruar për një kohë.
Ky ndryshim që solli qytetari i Drenasit bën të mendojmë se do të bëhet ndryshimi në këto zgjedhje që nuk është bërë qe sa vite në Kosovë, pra qytetari i Kosovës tashmë e ka kuptuar se ne nuk jemi topi i tyre dhe të na shfrytëzojnë vetëm kur t’iu duhemi.
Qytetari tashmë e ka kuptuar se ndryshimin e bën vota e tij e jo një qeveri, timonin në dorë e ka populli dhe vendos se a të shkojë në “humnerë” apo të kërkojë çelësin që hap një dritare të re.
Çka nëse Kosova dhe qytetarët e saj e bëjnë prapë të njëjtin gabim, votojnë “sa për sy e faqe” siç kanë votuar deri tash dhe ankesat vazhdojnë edhe për katër vjet më radhë.
Pritshmëritë janë të mëdha që të rinjtë kanë filluar të përdorin votën si fuqi të tyre për të ndryshuar shtetin.
Deri sot qytetarët kanë votuar “shabllon’, duhet të provojmë të dalim jashtë kornizave tradicionale, që si pasojë kemi vepruar edhe në votën që kemi dhënë deri më sot.
Tradicionalisht si popull njihemi se ka folur “I zoti i shtëpisë” dhe ka vendosur për të gjithë anëtarët e familjes ani pse motra ose vëllai i vogël ka pasur ide të qarta për një punë të caktuar, përgjigjja e tyre ka qenë “ata nuk dinë, janë të vegjël”, E këta të vegjlit shpeshherë e kanë dëshmuar se dinë dhe duan, kanë ide dhe qëllime të qarta dhe të caktuara.
Si Kosovë parti kemi sa të duash dhe programet e tyre mbeten të shihen nga votuesi.
Çka nëse pas zgjedhjeve të ankohemi për qeveri a kemi ne faj që i votuam dhe e përsërisim atë që kemi bërë me vite apo ata që janë të njëjtit me vite ?!
______________________________________________________________________________________________________________
Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtim sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton.
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...