Nga: Liridon Kadriu
1.Dështimi i diplomacisë amerikane përballë asaj ruso-serbe.
2.Dështimi i diplomacisë evropiane përballë asaj ruso-serbe.
3.Dështimi i diplomacisë së përbashkët evropiane përballë anëtarëve te vetë Unionit Evropian.
4.Mosrealizimi i diplomacisë së përbashkët brenda EU-së.
5.Dështimi i diplomacisë kosovare dhe shqiptare përballë asaj ruso-serbe.
6.Dështimi i lobimit të diplomacisë kosovare që të bind një pjesë të shteteve latine dhe afrikane që të votojnë pro.
7.Dështimi i diplomacisë kosovare përballë asaj serbe si në aspektin e E-diplomacisë, Diplomacisë direkte dhe asaj “lobuese amerikane”.
8.Dështimi i politikës kosovare për brenda Kosovës ka bërë që edhe shumë shtete që e kanë njohur pavarësinë të votojnë kundër apo të abstenojnë .Kjo do të thotë se në këto raste diplomacia kosovare ka dështuar që edhe pas njohjes të punoj me këto shtete dhe të mbaj kontakte të njëpasnjëshme me këto shtete dhe jo vetëm arritja e marrjes së njohjes nga këto shtete dhe mos puna e mëtutjeshme me to ka sjellur votimin ku ishte dje.
9.Dështimi i diplomacisë kulturore nga MPJ-ja e Kosovës duke mos inkuadruar në lobim diplomatë,shkrimtarë e orientalistë me nam të vendit në vendet që kanë patur mëdyshje të votojnë pro.
10.Dështimi i diplomacisë turke si njëra ndër favorizueset dhe mbështetëset më të mëdhaja të pavarësisë së Kosovës përballë asaj ruso-serbe dhe disa aleatëve tradicionalë arab.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...