Çfarë po ndodh me Shqipërinë sot?
Të gjithë vendet e Evropës kanë frikë nga Shqipëria. Sidomos tani që Kosova është një shtet i pavarur.
Përjashtim bën vetëm Amerika, por kjo mjafton për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Si shpjegohet kjo frikë ndaj shqiptarëve në shekuj e shekuj nga perandoritë?
I.
Por, ndërkaq na duhet të kujtohemi që kjo frikë ka qenë prej kohësh, sepse si e tillë ka ardhur nga vetë historia.
Kjo frikë kundrejt shqiptarëve ka filluar si e regjistruar në historinë e dy perandorive të rëndësishme: në Perandorinë Romake dhe në Perandorinë Osmane.
Që në mesjetë…
Shqiptarët, të vetëm, u përplasën në luftë të tmerrshme me Perandorinë Osmane, si askush tjetër. Por, edhe me Perandorinë Romake kishte qenë e njëjta gjë, sepse, veç ilirëve, askush nuk u përplas dot me ta, me atë forcë tronditëse siç u përplasën ilirët; dhe historia moderne sot e ka në një kapitull të gjerë luftën Iliro-Romake.
Janë tri lufta Iloro-Romake, që nga viti 229 para erës se Re e deri në vitin 9 të erës sonë, me mbretër të famshëm ilirë, si Genti, Teuta, Dhimitër Fari, Agroni, Skardilaidi, etj; por dhe me gjeneralë dhe ushtarakë të mëdhenj. Dhe ajo që na jepet e qartë nga historia është fakti që Iliria ka qenë gjithmonë në luftë, por njëherësh edhe konkurentja më e madhe e Romës.
Dhe koha e solli që, që nga viti 229 e deri në vitin 556 Roma u drejtua nga 20 perandorë ilirë: nga Trajan Decius 249-251 e deri tek Justinisni i Parë 527-556.
Asnjë popull tjetër nuk e ka bërë këtë. Se edhe Perandorinë Bizantine një shqiptar e themeloi. Sepse Bizanti u themelua nga Konstandini i Madh në vitin 330, por që, në vitin 1453 Kostandinopojën e pushtoi sërish një shqiptar tjetër, por këtë herë për llogari të Perandorisë Osmane.
II.
Dhe historia përsëriti vetveten, sepse e njëjta gjë ndodhi edhe me Perandorinë Osmane. Njëlloj si në Perandorinë Romake që ishin tri luftra iliro-romake që dominuan historinë, po kështu ndodhi edhe në Perandorinë Osmane.
Po Perandoria Osmane, ku e ka ngjashmërinë me tri luftat Iliro-Romake?
E njëjta gjë ndodhi: sepse ishte fryma kastriotiane që, pasi i tmerroi osmanët në 25 vite rresht, 1443 – 1468, kjo frymë e ndryshuar si natyrë, erdhi dhe drejtoi
Perandorinë Osmane me 12 vezirë të mëdhenj shqiptarë, dhe me dhjetëra e dhjetëra pashallarë e gjeneralë të rëndësishëm shqiptarë.
Po, ku kishte Perandori të vërtetë Osmane përpara se sa ajo të drejtohej nga shqiptarët? Askund dhe fare.
Ishin gjeneralët dhe vezirët e mëdhenj me origjinë shqiptare që i kthyen otomanët në një perandori të madhe.
Po sot?
Edhe sot…
Është e njëjta gjë.
Pse?
II.
Shqiotarët duhet të kujtohen gjithmonë që fuqitë e mëdha në vitet 1912-1913 i copëtuan shqiptarët në pesë shtete rrotull tyre, se gjeneralët dhe historianët e fuqive të mëdha e dinin historinë e pushtimit që erdhi në histori nga princat shqiptarë – nga mendja, trimëria dhe vizioni shqiptar – në të dy perandoritë e mëdha që përmendëm, njëra pas tjetrës: në Perandorinë Romake dhe në Perandorinë Osmane.
Por ata sigurisht që e dinin se vetë shqiptarët që drejtuan dy perandoritë më të mëdha të njerëzimit, nuk bënë asgjë për Arbërinë e tyre. Ata njerëz të mëdhenj që drejtuan perandoritë, siç duket donin famën e pushtetit të tyre të madh, dhe vendin e tyre që mbeti i vogël.
Por, edhe në kohet e reja: shqiptarët po japin kudo shumë, por jo në Shqipëri.
E pra, çfarë ka ndodhur e çfarë po ndodh me ta? që ata tani vijojnë të jenë të shpërndarë në pesë shtete: në Serbi, në Mal të Zi, në Kroaci, në Maqedoni dhe në Greqi, dhe, kudo ku janë, ata drejtojnë në shkencë dhe në politikë.
Në analet sekrete të vendeve sllave dhe në Greqi thuhet shpesh se, “po t’i lëmë shqiptarët bashkë, ata Ballkanin do ta kthejnë sërish në Ilirinë e tyre”.
Dhe, të gjithë dijetarët antishqiptarë deklaronin e po deklarojnë se: gjuha shqipe e rrëzon të gjithë historinë e gënjeshtërt që neve na ka dhënë jetën tonë në Gadishullin Ilirik.
Dhe shqipja realisht po e bën këtë.
Kjo është e vërteta jonë.
E pra, a do të mund të dalim dot ne shqiptarët nga kjo gjendje rënduese që na ka bllokuar vijimin e një historie të vërtetë?
Por, Kosova na bën optimistë. Çlirimi i saj duhet të sjellë me vete, si në një proces të vërtetë, edhe çlirimin e shqiptarisë ende të shpërndarë, që ajo të bashkohet në Një Shtet Kombëtar.
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin