Çfarë niveli ka rënë Kuvendi i Kosovës sot!

13:18 | 5 Maj 2022
A. B.

Duke shiquar sot sesionin e paraditës së Kuvendit të Kosovës, mu rikthya nostalgjia për kuvendet e legjislaturave të vitit 2001, 2004, 2007,2011,2014,në të cilat isha edhe unë deputetë i zgjedhur..

Në këto legjislatura gjysma e deputetëve ishin profesorë universitarë, njerzë me integritet profesional, kombëtar e etikë që kishin së paku një dekadë kontributë në procese të shtetëndërrimit.

Kurse sot pamja e kuvendit duket shumë e zymtë, me deputet që as fshati i tyre nuk i njeh, pas asnjë përvojë pilitike, e që të vetmen cilësi që e demonstrojnë është militanizmi politik. Natyrishtë, këtu ka përjashtime me pak deputetë të ndershëm, që shurdhohen në llumin e dreputetëve të padishëm dhe pa inetegritet.

Në mënyrë të veqantë më zhgënjyan kolegët deputet të PDK-së, që sot zgjodhen zhurmen e tavolinave si mjet politikë. Nuk ka qenë asnjiherë në ADN e PDK- së zhurma, dhuna si mjet i veprimit politik. PDK është ndërtua me logjiken shtetëformuese, kushtetuese e ligjore dhe metodat e tilla asnjëherë nuk do të mbështeten nga elektorati i saj.

Përvoja e dikurshme e partisë në pushtet me veprime destruktive nuk duhet të praktikohet nga partitë shtetformuese. Ato duhetë lërë të qeverisë partinë në pushtet për mandat të plotë, në mënyrë që ajo të marrë faturen e mirëqeverisjes/keqëqeverisjes nga qytetaret e Kosovës në fund të mandatit të plotë kushtetues.

Përdorja e metodave jashtë parlamentare, zhurma, përplasja e tavolinave janë një amnesti për traditen e dhunës parlamentare,e përdorur nga opozita e më herëshme.

Demokracia parlamentate në të gjitha vendet demokratike ka rritur standartet e qeverisjes dhe të etikes politike. Fatkeqësishtë në shtetin tonë këto standarde kanë degraduar në nivele shumë të ulëta ./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme