Google ADS

Çfarë do të bëjë Irani pas tërheqjes së SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore

22:20 | 8 Maj 2018
Trina Galanxhi

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka njoftuar mbi vendimin e tij për tërheqjen nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Teherani nënshkroi Planin e Përbashkët të Veprimit me Kinën, Francën, Gjermaninë, Rusinë, Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara në 2015.

Irani ra dakord të kufizojë programin e tij bërthamor në këmbim të heqjes së disa sanksioneve, por tërheqja e SHBA-ve mund të fundosë marrëveshjen.

Tani, ndër skenarët e mundshëm është edhe dëmtimi i interesave të Uashingtonit dhe aleatëve të saj nga Lindja e Mesme.

Disa nga skenaret tjera janë:

Irak

Kur Shteti Islamik “pushtoi” pjesën më të madhe të Irakut në vitin 2014, Irani u tregua i shpejtë për të mbështetur Bagdatin. Që nga ajo kohë, Irani ka ndihmuar në trajnimin e mijëra luftëtarëve Shiite në Irak. Këto Forca Popullore të Mobilizimit (PMF) janë gjithashtu një forcë e rëndësishme politike. Me tërheqjen e SHBA-ve nga marrëveshja, Irani mund të inkurajojë këto fraksione në mënyrë që të rrisë sulmet retorike. Këto sulme mund të jenë më raketa ose gjësende tjera, të cilat nuk janë të lidhura drejtpërdrejt me një milici Shiite të caktuar, gjë që do të lejonte Iranin të mohonte se kishte ndryshuar pozicionin e saj për të shmangur konfliktet e drejtpërdrejta me forcat amerikane në Irak.

Siria

Irani dhe aleatët e saj paramilitarë si Hezbollahu i Libanit janë përfshirë në luftën e Sirisë që nga viti 2012. Irani ka armatosur dhe ka he trajnuar mijëra luftëtarë paraushtarakë shiitë për të mbështetur qeverinë. Izraeli thotë se Irani ka rekrutuar së paku 80,000 luftëtarë shiitë.
Prania e Iranit në Siri ka sjellë Teheranin në një konflikt të drejtpërdrejtë me Izraelin. Zyrtarët izraelitë thonë se kurrë nuk do të lejojnë që Teherani apo Hezbollahu të krijojnë një prani ushtarake të përhershme në Sirinë fqinje.
Tani me tërheqjen e SHBA-ve nga marrëveshja, Irani do të nxitë aleatët e saj në Siri që të kryejnë sulme kundër Izraelit. Irani dhe forcat që kontrollon në Siri mund të shkaktojnë probleme për rreth 2,000 trupa amerikane të vendosur në Sirinë veriore dhe lindore për të mbështetur luftëtarët e udhëhequr nga kurdët.

Libani

Në vitin 2016, Hezbollahu luftoi Izraelin për 34 ditë. Sipas zyrtarëve izraelitë dhe amerikanë, Irani është duke e ndihmuar Hezbollhaun që të prodhojë raketa.
Forcat izraelite kanë sulmuar vazhdimisht Hezbollahun në Siri ku grupi po udhëheq shumë nga aleatët e militantëve shiitë të Iranit. Retorika midis Izraelit dhe Iranit është rritur në javët e fundit. Megjithëse Hezbollah dhe Izraeli thonë se nuk janë të interesuar për konflikt, tensionet mund të kalojnë lehtë në një luftë tjetër të Libanit.
Hezbollahu tha se çdo luftë e zhvilluar nga Izraeli kundër Sirisë dhe Libanit mund të nxjerrë mijëra luftëtarë nga vendet përfshirë Iranin dhe Irakun, duke treguar se milicitë shiite mund të vinin në Liban për të ndihmuar Hezbollahun.
Ky grup dhe aleatët e saj politikë kanë fituar më shumë se gjysmën e vendeve në zgjedhjet parlamentare në Liban. Për momentin, grupi po punon me kundërshtarët e saj politik, veçanërisht Kryeministrin Saad al-Hariri, i cili mbështetet nga qeveritë perëndimore.
Me fundosjen e marrëveshjes, Irani mund të ushtrojë presion nga Hezbollahut për të izoluar kundërshtarët e saj, veprim i cili mund të destabilizojë Libanin.

Jemeni

Irani asnjëherë nuk ka treguar interes për përfshirjen ushtarake në Jemen, por zyrtarët amerikanë dhe ata të Arabisë Saudite thonë se Irani po furnizon me raketa luftëtarët Houthi. Houthët kanë hedhur disa raketa drejt Arabisë Saudite, duke thënë se po hakmerren kundër sulmeve ajrore në Jemen.
Irani dhe Arabia Saudite janë të bllokuar në një luftë rajonale të pushtetit. Mbështetësit e marrëveshjes bërthamore të Iranit thonë se ka penguar që konflikti të zbresë në një luftë të hapur. Me ramjen e marrëveshjes, Irani mund të rrisë mbështetjen për Houthit, duke duke provokuar një përgjigje ushtarake nga Arabia Saudite dhe aleatët e Gjirit si Emiratet e Bashkuara Arabe./Reuters/ Përktheu: Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme