Kupa Botërore ka dhënë një atmosferë festive në Rusi, të cilët nuk e kishte parë vendi për breza me rradhë.
Në 11 qytete të Rusisë ka një atmosferë karnevalesh, rrugët janë plotë me njerëz ditë e natë, tifozët rusë vazhdojnë të konsumojnë vodka për shtatë palë qefe me kundërshtarët, banorët në provincën Saranska kanë pranuar në shtëpitë e tyre tifozët nga Japonia, Kolumbia dhe Tunizia, të cilët kurrë më nuk do të kenë një arsye tjetër për të shkuar atje.
Policët e veshur me të bardha, po japin leksione edukate dhe qetësie mbi njerëzit.
Vetëm disa muaj më parë këta policë ishin ata që po sillnin me shkopinjë, po ndiqnin protestuesit dhe me shumë gjasa do të bëjnë të njejtën gjë brenda një muaji. Por tani është kohë e festës, dhe çdo gjë lejohet.
Për të siguruar që gjendja shpirtërore gjatë Kupës së Botës të jetë në nivel, mediat shtetërore ruse kanë ndërprerë transmetimet e lajmeve që konsiderohen shumë negative. Organe të tjera shtetërore kanë bërë po kështu; për shembull, ministria e brendshme kishte urdhëruar zyrtarisht degët e saj rajonale që të mos publikonin informacion rreth krimit.
Që qeveria po kujdeset për të mbajtur lart gjendjen e mirë të njerëzve të saj nuk është rastësi. Ajo ka përdorur këtë moment feste dhe zbavitje për një tjetër raund reformash jopopullore.
Përderisa rusët janë fokusuar në Kupën e Botës, Kremlini ka vendosur të nisë një nga reformat më të papëlqyeshme: rritja e moshës së pensionit nga 55 në 63 për gratë dhe nga 60 në 65 për burrat.
Pas reformave, në 51 nga 83 rajonet e Rusisë, ku jetëgjatësia e burrave është nën 65 vjeç, qytetari mesatar mashkull nuk do të jetonte për t’u pensionuar. Presidenti i Rusisë Vladimir Putin sigurisht që e dinte një reformë e tillë do të ishte jopopullore dhe në vitin 2005, ai tha se kurrë nuk do të merrte një vendim të tillë.
Por, ekonomia e Rusisë nuk është duke ecur mirë dhe qeveria ka nevojë për para. Prandaj shpresohet se reformat e pensionimit do të ndihmojnë në shpëtimin e një shumë të majme parash, duke filluar nga viti 2024. Pra, pse të mos përdorni këtë moment të përshtatshëm për ta shtyrë atë?
Përderisa qeveria po i referohet vendeve tjera europianë që kanë kaluar nëpër reforma të ngjajshme, disa nuk janë të bindur se kjo është lëizja e duhur. Rusia ka pabarazi në rritje të të ardhurave dhe korrupsion të përhapur që në kombinim me krizën kanë përkeqësuar standardet e jetesës së shumë njerëzve. Ndërkohë që numri i rusëve që jetojnë nën kufirin e varfërisë është në rritje (tani 22 milionë ose 15 përqind e popullsisë), kështu numri i miliarderëve (nga 96 në 106 dhe pasuria e tyre nga 460 miliard dollarë në 485 miliardë dollarë).
Opozita dhe sindikatat tashmë planifikojnë protesta. Udhëheqësi i opozitës Alexei Navalny, i cili u lirua vetëm kohët e fundit pasi u arrestua për organizimin e një tubimi që nuk u sanksionua nga autoritetet, do të jetë në mesin e tyre. Prania e tij në hapësirën publike vazhdon të fyejë Kremlinin, aq shumë saqë mediat shtetërore kanë marrë vendim që të mos e përmendin emrin e tij fare.
Dhe ishte shumë befasuese kur ish trajneri kombëtar Leonid Slutsky përmendi emrin e Navalny në një lojë fjalësh gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të ndeshjes Gjermani-Meksikë në kanalin shtetëror të Rusisë Channel One.
Dhe kjo ka ndodhur vetëm për ndeshjen e fundit të Kupës së Botës, të cilën ai komentoi për kanalin.
Përveç që shërben si një mbulesë për reformat jopopullore, Kupa Botërore është gjithashtu një mundësi për aparatin e sigurisë për të treguar muskujt. Autoritetet kanë kryer një numër operacionesh spastrimi para 15 qershorit. Më parë këtë vit, për shembull, FSB arrestoi një numër të rinjve Antifa dhe i akuzoi ata për krijimin e një “organizate terroriste” dhe përgatitjen e një “grushti shteti” kundër qeverisë.
Më 16 qershor, gjatë një seance gjyqësore, aktivisti i Antifa, Dmitri Preklinev, i cili është një nga të akuzuarit, tha se ai është detyruar të përtypë dy dhëmbë të thyer, ndërsa ka treguar edhe për torturat që i janë bërë në një qendër paraburgimi.
Grupet e të drejtave të njeriut kanë thënë se autoritetet po përdorin torturë në rritje. Disa nga teknikat përfshijnë sulmet elektrike, privimin e gjumit, rrahjet dhe metoda tjera brutale.
Rasti i Pchelintsev i cili është quajtur “rrjeti” është çuditërisht i ngjashëm me të tjerët, pasi ata që po mbahen në burg janë njerëz që nuk përbëjnë asnjë kërcënim për shoqërinë apo qeverinë.
Me pak fjalë, karnevali veror që po zotëron në 11 qytete ku po zhvillohet Kupa e Botës, qëndron në kontrast të thellë me “dimrin” politik në të cilin jeton një pjesë e madhe e rusve. Shumë qytetarë të Rusisë vuajnë dhe nuk duan të përballen me realitetin.
Asgjë befasuese. Bukë dhe cirk, këto kanë qenë mjetet që kanë qetësuar turmën për mijëra vite.
Është interesante se hera e fundit që Rusia arriti në raundin e 16-të në Kupën e Botës ishte 1986 (ende Bashkimi Sovjetik). Në mediat sociale, disa prej tyre kanë marrë paralene mes asaj kohe dhe tani: mbajtjen e Lojrave Olimpike, uke kryer një luftë jashtë vendit, duke u sanksionuar për shkak të saj, duke vuajtur nga çmimet e ulëta të naftës. Në vitet 1980, historia përfundoi me shpalljen e perestrojkës dhe përfundimisht rënien e sistemit.
Ndoshta, tani për tani kjo është arsyeja e vetme për optimizëm në Rusi. / Al Jazeera/Përktheu: Arbresh.info/
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...