Shkruan: Jusuf Buxhovi, historian
Debatet e ditëve të fundit rreth “Projektit të historisë së përbashkët” të publikuara nga CDRSEE e Selanikut, me mbështetje financiare edhe nga BE-ja,e ku janë të përfshirë autorë nga Kosova dhe Shqipëria, nxorën në pah atë që tashmë dihet, se çështjet e ndjeshme siç janë ato të historiografisë, veçmas rivlerësimit dhe rishkrimit të saj për të cilën ka aq shumë nevojë, nuk zgjidhen me fushata denigruese e as me sondazhe televizive. Si të tilla, ato i takojnë shkencës, shkencëtarëve dhe institucioneve shkencore.
Por, pse ato dolën në pah në këtë formë dhe me këtë frymë, gishtin duhet drejtuar pikërisht te institucionet shkencore dhe akademike, të cilat edhe më tutje ruajnë logjikën e koncepteve ideologjike të shkrimit kolektiv të historisë, me të cilat jemi mësuar në të kaluarën dhe dihet se kujt i kanë shërbyer, siç ruajnë edhe druajtjen nga rivlerësimet e shtyllave kryesore të historiografisë sonë (antikitetit, mesjetës dhe kohës së re), ku me qëllim apo pa qëllim, sidomos te mesjeta, ruhen kornizat e historiografisë serbe të shekullit të kaluar dhe konceptet e saj hegjemoniste mbi të ashtuquajturin shtet mesjetar serb, kishë autoqefale serbe në Kosovë, që kanë prodhuar edhe pasoja të rënda politike, ku edhe deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, atë e nxjerr “shtet me histori të mohuar”!
Nëse këtij pozicionimi antishkencor i shtohen interesat e klaneve politike që të ndikohen institucionet shkencore-akademike me dërgimin e militantëve në to për rikthimin e historiografisë në apologji dhe çështje të tjera të ngjashme, atëherë është fare e pritshme, që mungesa e qasjes shkencore për projekte fundamentale të rishqyrtimeve të çështjeve historiografike, të zëvendësohet me pranimin e diktateve politike nga jashtë, siç janë ato evropiane dhe disave nga Turiqa, të cilat, në emër të “pajtimit të popujve dhe të bashkëjetesës”, përpiqen që të imponojnë projekte “alternative” historiografike, siç ishte ai i CDRSEE-së në Selanik, ku qasja politike zëvendëson atë shkencore.
Por, meqë jemi aty ku jemi, që të dilet nga gjendja në të cilën ndodhemi, është e domosdoshme që institucionet tona shkencore, që nga ASHAK, Instituti i Historisë, Katedra e Historisë pranë Universitetit “Hasan Prishtina” duhet të formojnë një trupë shkencore, e cila do të ofrojë një pamje tjetër, jo atë malinjitetin sllav, i cili ka gjetur përkrahje të heshtur nga bartësi i këtij projekti, të ofrojnë argumente dhe dokumente, të cilat janë më shumicë, të cilat do ta japin një pamje reale të politikave gjenocidale serbomëdha.
E pakta që mund të behët nga këto institucione është që të dalin me kërkesën për tërheqjen e këtij botimi nga qarkullimi sepse, lëre më që nuk ka ndonjë vlerë shkencore, por përkrah stereotipet e historiografisë serbe në veprimin politik dhe në shkencë.
Bartësit të projektit t’i bëhet me dije se këtë metodologji të punës kuazishkencore e kemi të njohur shumë dekada më parë përmes “bërthamave të përbashkëta” të njohura si mekanizëm diskriminues për shqiptarët. Po qe se nuk hasin në mirëkuptim atëherë të ndërpresin çdo bashkëpunim më këtë qendër, e cila mbase ka pasur qëllime të mira, por që duke u bërë skllave e stereotipeve historiografike sllave vetëm sa e ka rritë konfuzitetin.
Është e kuptueshme, se ky veprim ka për parakusht edhe distancimin publik të atyreve që kanë marrë pjesë në këtë projekt prej tij.
______________________________________________________________________________________________________________
Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtim sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...