S’është asgjë tjetër ky marifet, pos një tregues i “kompleksit të vlerave të vogla”.
Shkojmë tutje:
Nuk e kam parë, e as lexuar gjëkundi, kurrë e asnjëherë, që në mënyrë të organizuar nga media, pushteti, e as nga grupacionet sportive të Kosovës të ishte shkruar: “vëlla, vëlla, vëlla”, për sportistët shqiptarë që vinin të luajnë në Kosovë nga Tirana ose anasjelltas. (Përjashtuar Plisat dhe Kuqezinjtë)
Nuk kamë parë fotografi të tilla, ku femra përdoret si send e si rekuizitë për të pritur kundërshtarët sportivë. Kurrë, asnjëherë e askund nuk kam parë “fotografi sporti” më të keqe, më të paqëlluar e më skandaloze se kjo që u bë në aeroportin e Kosovës.
A e keni parë kund të shkruar, në mënyrë të organizuar nga media e nga organizatat sportive e josportive: “vëlla, vëlla, vëlla”, në shtetet ku shkojnë të luajnë si mysafirë sportistët e Kosovës apo të Shqipërisë?
Vëllezër e motra,
Nuk ka kombe me “rëndësi të veçantë” e kombe “pa rëndësi fare”. Nuk ka kombe “më të rëndësishme” e “më pak të rëndësishme”.
Ka vetëm kombe me pseudoqeveri, me pseudogazetari e me politikanë të paditur, të cilët ndërtojnë komplekse e bindje kolektive tek masat sikurse: “Ti je i vockël” e ai tjetri, nga shteti tjetër, “është më i madh se ti”.
Kompleksi i vlerave të vogla se; “Ti je më pak i rëndësishëm”, sepse je shqiptar, e ai është “më i rëndësishëm e më me vlerë”, sepse është anglez, amerikan, gjerman, italian, grek, serb e zviceran”, është vazhdimësi dhe prodhim politik e social që vjen nga robnia e nga udhëheqësit me mentalitet prej shekullit XIX.
Ardhja e sportistëve anglezë në Kosovë na shpërfaqi diagnozën që ne e kemi qe 200 vjet: Është pra kompleksi i vlerave të vogla, bro! Kjo është sëmundje që vie nga pushtimi e nga qeveritë e paditura, bro!
PIKË! PIKË! PIKË!
Qytetarët e Kosovës mirëpresin fitoren e Donald Trump në SHB...
Goditi me thikë ish-partneren, arrestohet një 41-vjeçar në K...
“Lojë e pistë”, Rovena e prekur nga veprimi i Xhenetës
Vritet një 37-vjeçar në Gjilan
KAS i kundpërgjigjet FFK-së për vendimin mbi padinë e FC Pri...
Ambasadori britanik viziton burgun e Lipjanit, merr dhuratë ...