Google ADS

Brexit mund të shkaktojë trazira në Britani të Madhe

22:18 | 21 Mars 2019
Trina Galanxhi

Pjesëmarrja e Theresa May në samitin e BE në Bruksel të enjten duhej të ishte paraqitja përfundimtare e një kryeministri britanik në klubin europian përpara se Brexit të zhvillohet javën e ardhshme.

Por pas disa muajsh grindjesh me ligjvënësit, duke rezultuar në një dështim për të marrë miratimin e saj nga parlamenti, May  do t’i kërkojë shtyrje të Brexit.

Në një situatë të tillë, May, e mori detyrën duke pretenduar se vetëm ajo mund të siguronte qëndresë dhe elasticitet për Brexit.

Megjithatë, ajo ka dhënë një deklaratë të jashtëzakonshme në të cilën u përpoq të hiqte fajin nga shpatullat e saj dhe ta vendoste atë mbi ligjvënësit britanikë.

Duke i folur direct publikut britanik, ajo tha se mban anën e popullit dhe se është kundër Parlamentit.

“Ju tashmë keni parë mjaft. Ju jeni të lodhur nga luftimet, të lodhur nga lojrat politike dhe rreshat misterioz procurial, të lodhur nga deputeët që nuk flasin asgjë tjetër përveç Brexit, pikërisht në kohën kur fëmijët tuaj kanë probleme me shkollë, kur krimi me thika është në rritje”, tha ajo.

“Ju dëshironi që kjo fazë e procesit të Brexit të përfundojë dhe tani Parlamenti po bën të pamundurën të shmangë zgjedhjen”, shtoi May.

Vendimi i May për të krijuar një vijë ndarëse mes popullit dhe Parlamentit, në një kohë kur deputetë po përballen me akuza dhe kërcënime për abuzimet ndaj Brexit,  ka tërbuar politikanët në të gjitha anët. Dhe kjo ka ardhur pikërisht nga dikush që ishte e dobët për të nënshkruar marrrëveshjen e Brexit dhe këto komente mund të jenë humbja e saj më e madhe.

Lisa Nandy, deputete nga Labour tha se deklarata e May është “e turpshme”. Sipas saj vendosja e Parlamentit kundër njerëzve është e rrezikshme dhe e pamatur.

Zemërimi i përhapur tregon hapur se taktikat politike të May janë dëmtuar.

May u mundua që të dëshmonte gjithnjë e më shumë para liderëve të BE-së se ajo po merrte kontrollin e Brexit. Dhe sigurisht, dhuratë është refuzimi i saj për të lejuar Parlamentin të votojë për çdo plan alternativ që ka çuar në bllokimin në të cilin ajo tani e gjen veten.

Megjithatë, Britania e Madhe ndodhet në një ngërç që nuk ka lënë kontroll të përgjithshëm askund, as të kryeministrja, as të Parlamenti, madje as të Bashkimi Europian.

Charles Grant, drejtor i Qendrës për Reformën Evropiane, tha se ka një zhgënjim eskalues në Bruksel me “klasën e paaftë politike dhe qeverinë e pasigurtë” në Mbretërinë e Bashkuar, mund të shkaktojë trazira.

Pas paraqitjes së kërkesës së May për të zgjatur procedurën e Brexit përtej 30 qershorit, Presidenti i KE Donald Tusk tha se mendonte që krerët e BE do të pajtohen me të.

Por me një kusht: që ligjvënësit në Mbretërinë e Bashkuar të mbështesin marrëveshjen e May për Brexit gjatë javës së ardhshme.

Përderisa liderët e BE-së tani po përpiqen të mbështesin kontrollin e Brexit nga Mbretëria e Bashkuar, e vërteta e thjeshtë është se asnjë organizatë ose person nuk është në gjendje të marrë kontrollin e procesit dhe një anije që rri në tre drejtime të ndryshme nuk ka gjasa të dal në breg./CNN/Përktheu:Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme